• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk i drejtohemi Komisionit të Venecias?!

by Ben Andoni
20/06/2019 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur përmendet Komisioni i Venecias njerëzit kanë ndjesinë e një institucioni, autoriteti i të cilit është sublim. Pavarësisht se politikanët shqiptarë janë përballur shpesh, duket se mësimet e nxjerra nga këshillimet e këtij institucioni janë shumë të pakta. Gjithsesi, në fokusin e Komisionit të Venecias është pikërisht zgjidhja e problematikave të vendeve si Shqipëria. Të habit fakti që në një situatë të tillë, parlamenti shqiptar ose kreu i shtetit Ilir Meta nuk i drejtohet këtij institucioni për ndihmën e duhur juridike.

Komisioni i Venecias ose Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit, e ka marrë përcaktimin e Venecias, pasi sesionet e tij mbahen katër herë në vit në këtë qytet. Ky institucion nderi është i përfshirë në tre drejtime:

-Institucione demokratike dhe të drejtat bazike,

-Drejtësi kushtetuese dhe drejtësi e zakonshme,

-Zgjedhje, referendume dhe partitë politike.

Me kalimin e viteve, Komisioni që mori jetë pas rënies së Murit të Berlinit ofron përvojë ndërkombëtare në sferën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Për vetë përfaqësimin e saj, ajo ka 61 anëtarë, 47 pjesëtarë të saj e përbëjnë anëtarët e Këshillit të Evropës, të tjerët janë nga kontinente e tjera. Zakonisht zyrtarët e Komisionit të Venecias vihen në punë pas sugjerimeve ose kërkesave të institucioneve të vendeve të ndryshme. I drejtohet autoriteti i parlamentit, por mund t’i drejtohen edhe strukturat e Këshillit të Evropës, kur kërkojnë informacione shtesë.

Komisioni për shkak të staturës së tij ofron të ashtuquajturën “ndihmë të parë kushtetuese” për shtete të veçanta. Falë punës së saj, ajo ka zgjidhur shumë kriza dhe ka parandaluar konflikte përmes interpretimeve të saj. Rasti i Shqipërisë mund të ishte një rast i duhur për këtë institucion, që t’i asistonte vendit tonë. Dhe, situata politike dhe kaosi me interpretimet e bën të domosdoshme ndërhyrjen e këtij institucioni.

Për shkak të paanësisë por edhe nivelit të lartë të ekspertizës, këtij institucioni i drejtohen shpesh vende si Shqipëria, që dëshirojnë të zgjidhin ngërçet në legjislacionet e tyre, por edhe përpjekjeve të tyre që të përmirësojnë legjislacionin dhe ta afrojnë në një linjë me standardet evropiane.

Komisioni i Venecias, në rastin e Shqipërisë vitet e fundit, është shprehur për Vetting-un, i kërkuar nga parlamenti, por ka ardhur sërish në vend dhe me kërkesa të tjera, si p.sh. nga sekretari i Këshillit të Evropës, vite më parë, kur në fuqi ishte kryeministri Sali Berisha. Në një nga paragrafët për Vetting është shprehur edhe e lidhur me situatën në vend, ku tregohet realisht maturia e këtij institucioni: “Çështja kontakteve të ngushta mes parlamentarëve apo këshilltarëve bashkiakë me krimin e organizuar është një problem i hershëm në Shqipëri. […] Ndaj, për shkak të rrethanave specifike në Shqipëri, vendosja e një mekanizmi special Vetting-u për zyrtarët publikë, duket si një qëllim legjitim”. Në të gjitha vërejtjet, Komisioni i Venecias ia ka lënë Parlamentit të gjejë zgjidhjen e duhur, përmes dialogut politik, paçka se opozita e larguar nga parlamenti është një nga shkaqet e krizës së tanishme.

Kjo është arsyeja që Shqipëria mund t’i gjente mekanizmat t’i drejtohej këtij institucioni edhe për krizën e radhës, duke marrë një fill zgjidhës për katrahurën që po afrohet.

Komisioni i Venecies është një trup këshillues i Këshillit të Evropës (KiE) dhe verdiktet i jep nga ekspertë të pavarur të sferës së të drejtës kushtetuese. Në gati tre dekadat e fundit ka ofruar mbi 500 mendime për më shumë se 50 shtete dhe 80 studime. Në ditët tona, ka mbi 3000 shërbyes civil të trajnuar për të drejtat e njeriut, të drejtën administrative etj., që punojnë me përkushtim dhe që falë tyre Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë në konsideratë mendimet e Komisionit të Venedikut. (Javanews)

Next Post
Zyrtare, legjenda e klubit emërohet trajneri i Real Madrid B

Zyrtare, legjenda e klubit emërohet trajneri i Real Madrid B

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In