• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse (nuk) është zbehur roli i medias në Shqipëri..

by Artur Ajazi
06/05/2022 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Në raportin më të fundit të organizmit ndërkombëtar “Treguesit Botëror për Lirinë e Shtypit”, rezultonte se “roli i mediave në Shqipëri ishte zbehur, dhe se mediat ishin të intimiduara nga pushteti dhe politika”. Padyshim ky ishte një argument që u keqpërdor nga eksponentë të opozitës, por pa krijuar aspak ndikim në opinionin e gjërë publik. Sot nuk ka shqiptar, të thotë se “mediat janë nën diktatin e politikës”, (siç ishte 10 vite më parë) ashtu siç nuk ka gazetar të shprehet se “presioni nga politika e pengon të ushtrojë profesionin”. Pushteti i katërt në demokraci,(dhe jo diktaturë) është pushteti i medias. Ky pushtet, mbulon informimin e publikut. Ndryshe nga tre pushtetet e tjera, ( që i sistemon vota e lirë) pushteti i mediave rregullohet me ligj, duke respektuar pjesën më të madhe të mediave. Një media e lirë dhe e pavarur, fiton respekt dhe bëhet e besueshme, kur kthehet në burim të së vërtetës, dhe kur shfaq qëndrime që ndikojnë në jetën e qytetarëve.Përgjegjësia kryesore e mediave, është të informojë publikun dhe mbrojë interesat e tij. Një media nuk do të ekzistonte, apo një gazetë nuk do të lexohej, në rast se nuk do të ishte e besueshme. Në demokraci, çdo qytetar ka të drejtën për tu informuar, pasi ndikon në mënyrë direkte në jetën e tij. Në rast se pushtetet, (si edhe media) do të merreshin me veprime që ndikojnë negativisht në jetën e qytetarit, atehere nuk do të kishim një shoqëri demokratike, por diktatoriale. Dhe shembuj të tillë tek ne kemi patur dikur. E drejta e fjales se lire te shtetasit, është ndër themelet mbi të cilën ngrihet media nën ngrihet media në demokraci, dhe mendoj se ky është realitet tek ne. Çdo qytetar i lirë, në një shoqëri demokratike, ka të drejtë të shprehë mendimet e tij. Misioni i mediave nuk është të kontrollojnë debatin publik në një shoqëri të pavarur, por është të informojnë publikun dhe të nxisin pjesmarrjen e publikut në debate publike, duke shprehur mendime të lira. Fronti i pare opozitar ne nje shoqeri te emancipuar demokratike nuk eshte nje parti politike opozitare, por mediat e lira qe nuk kane nje axhende politike, pasi keto media percjellin zerin e opinionit te gjere publik. Njerezit e thjeshte mund të mos marrin dot pjesë në mbledhjet e qeverisë apo Kuvendit, por ata, duhet të informohen nga mediat e shkruara dhe elektronike, duke marrë shpesh edhe mendimet e tyre.Ndaj gazetat, portalet, dhe televizionet, ndiqen jo vetëm nga njerezit e thjeshtë por edhe njerezit me pushtet, pasi aty pasqyrohen qendrimet e tyre . Teorikisht dhe praktikisht, mediat sot në Shqipëri janë kthyer në pasqyrë të problemeve me të cilat ndeshet shoqëria. Atje gjenden dhe zgjidhjet që ofrojne njerëzit me pushtet apo perfaqesuesit politikë. Personalisht nuk e pranoj se “Në Shqipëri media ndodhet nën presionin e politikës”, apo “ndikohet prej saj”. Kjo pasi çdo ditë shoh se si media e shkruar apo dhe ajo elektronike, boton dhe pasqyron me zë dhe figurë çdo shkelje ligjore, çdo anomali dhe përplasje mes pushtetit politik dhe qytetarëve. Raste të veçuara ka patur dhe do të ketë. Por shumica e mediave boton dhe pasqyron sot, mendimin dhe qëndrimin e lirë dhe të pavarur të gazetarëve dhe analistëve.Kronikat dhe emisionet, komentet dhe opizionet e përfaqësuesve të medias në Shqipëri, janë të bazuara në fakte reale dhe qëndrime të pavarura politikisht.Ata që nxitojnë të merren sot me raportet studimore mbi “lirinë e medias” tek ne, nuk duhet të harrojnë se në vitet e pushtetit të tyre, gazetarët merreshin nga shikasit dhe mbaheshin peng në dhoma torturash, derisa u merrej deklarata se “nuk do të kritikonin dhe merreshin më, me qeverinë dhe kryeministrin”. Nga ana tjetër, shpërdorimi i lirisë së medias, mashtrimi dhe abuzimi për qëllime përfitimi, natyrisht është e dënueshme me ligj, në Shqipëri dhe kudo në botë, dhe nuk ka lidhje fare me lirinë e saj.

Next Post
“Jo e kam unë, jo e ke ti”/ Rama, “dush të ftohtë” bankave: Jemi ku thërret qameti, sportelet si radhë qumështi. Pagesat të bëhen si me e-albania

“Jo e kam unë, jo e ke ti”/ Rama, “dush të ftohtë” bankave: Jemi ku thërret qameti, sportelet si radhë qumështi. Pagesat të bëhen si me e-albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

February 1, 2026
Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

February 1, 2026
“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

February 1, 2026

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

February 1, 2026
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In