• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk duhet të keni frikë nga AstraZeneca edhe nëse keni probleme hematologjike

by
17/06/2021 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hematologët i kushtojnë kujdes më të veçantë personave që kanë zhvilluar mpiksje gjaku në të kaluarën ose marrin hollues gjaku. Dhe një nga pyetjet e shpeshta që pacientët u bëjnë  hematologëve është: “a duhet të vaksinohen me AstraZeneca?”

Përgjigja është “po”. Mpiksjet e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca janë krejtësisht të ndryshme nga llojet e tjera të mpiksjes së gjakut, të tilla si tromboza e venave të thella ose një emboli pulmonare, ose mpiksjet që shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje në tru.

Personat që vuajnë nga probleme të tilla nuk janë dhe aq të rrezikuar nga AstraZeneca. Në fakt, ata mund të jenë më të rrezikuar nga COVID-19, prandaj nuk  duhet të hezitojnë të vaksinohen.

Së pari, si ndodh mpiksja e gjakut?

Mpiksja e gjakut është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjak. Zakonisht shpërbëhet ndërsa shëroheni nga një lëndim, por nëse formohet kur nuk është e nevojshme mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht një enë gjaku.

Një mpiksje gjaku e papritur mund të çojë në probleme serioze e madje edhe vdekje. Nëse formohet në një arterie, mund të shkaktojë infarkt në zemër, goditje në tru apo një ikemi të këmbëve. Nëse ndodh në një venë, mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje.

Një mpiksje gjaku në një venë në thellësi të trupit quhet trombozë në venën e thellë (DVT: deep vein thrombosis). Nëse ndodhet në mushkëri kemi të bëjmë me një emboli pulmonare (EP). Të dyja rastet klasifikohen si të rrezikshme për jetën.

 

Mpiksjet arteriale

Arteriet që furnizojnë me gjak zemrën, trurin dhe gjymtyrët e poshtme mund të ngushtohen , zakonisht për shkak të faktorëve të ndryshëm të rrezikut duke përfshirë pirjen e duhanit, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit.

Një mpiksje që formohet në këto vende mund të pengojë rrjedhën e gjakut, duke shkaktuar, për shembull, një sulm në zemër ose goditje në tru.

Çfarë është TTS?

Vaksina AstraZeneca  shkakton trombozë me sindromën trombocitopeni, ose TTS. Këto raste janë raportuar gjithashtu edhe pas vaksinimit me Johnson & Johnson COVID, megjithëse kjo nuk është e disponueshme në Australi.

TTS shkaktohet nga një përgjigje anormale imune,  duke çuar në zhvillimin e një antitrupi që shkon te trombocitet (qelizat e gjakut që parandalojnë gjakderdhjen). Kjo bën që trombocitet të bëhen hiperaktive, gjë që shkakton mpiksjen e gjakut në trup, përfshirë këtu edhe vendet ku normalisht nuk shohim mpiksje, si në tru ose në bark.

Ky proces konsumon gjithashtu trombocitet, gjë që rezulton në një numër të ulët të trombociteve. “Trombozë” i referohet mpiksjes, dhe “trombocitopeni” numrit të ulët të trombociteve.

Grupi Teknik Australian i Imunizimit (ATAGI) vlerësoi rrezikun e TTS në Australi në rreth 1.6 në 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca të administruara tek personat mbi 50 vjeç megjithëse këto të dhëna mund të ndryshojnë pasi më shumë persona të vaksinohen, raporton abcnews.al

Për fat të mirë, diagnoza dhe trajtimi për TTS ka përparuar me shpejtësi. Mjekët tani i njohin shumë mirë simptomat dhe hematologët kanë gjetur trajtime trajtime për gjendjen . Këto përfshijnë imunoglobulinën intravenoze (një përqendrim i antitrupave nga dhuruesit e shëndetshëm) dhe holluesit e gjakut.

 

Mos hezitoni të vaksinoheni

Nuk ka asnjë provë që njerëzit që kanë përjetuar më parë mpiksje gjaku, kanë një rrezik të trashëguar të mpiksjes së gjakut, ose personat që  marrin hollues të gjakut ose ilaçe të lidhura me to, kanë ndonjë rrezik në rritje të TTS.

ATAGI këshilloi që vaksina AstraZeneca është e sigurt për këta persona.

 

Si një masë paraprake,  mjekët rekomandojnë që disa njerëz duhet të shmangin vaksinën AstraZeneca dhe në vend të kësaj të marrin Pfizer. Këtu përfshihen:

-Personat të cilët kanë zhvilluar trombocitopeni të shkaktuar nga heparina

-personat të cilët kanë pasur mpiksje venoze të gjakut në tru

-personat nën 50 vjeç.

Është thelbësore të mbani mend se njerëzit që janë më të rrezikuar nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru, përfshirë diabetin dhe presionin e lartë të gjakut, janë gjithashtu më të rrezikuar  nga simptomat e rënda të Covid-19.

/b.h

Next Post
FOTO/ Më parë shërbente si vend për trafikantët, sot Syri i Sheganit, perla e pazbuluar e natyrës

FOTO/ Më parë shërbente si vend për trafikantët, sot Syri i Sheganit, perla e pazbuluar e natyrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In