Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit, pasi nuk është një veprim i mençur.
Shumica e njerëzve qumështin e mbajnë në derën e frigoriferit dhe një gjë e tillë është e gabuar, shkruan KP.
Ekspertët kanë shpjeguar pse nuk duhet bërë një veprim i tillë.
Arsyeja është e thjeshtë – temperatura e ftohjes nuk është e njëjtë në çdo pjesë të frigoriferit dhe dyert janë vendi më i ngrohtë dhe kjo pjesë është më e ndjeshmja ndaj ndryshimeve.
Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk duhet mbajtur qumështin në derë, por vend ideal për vendosje është pjesa qendrore e frigoriferit./express