• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse nuk do të bashkëpunoj me Bashën”, Shabani shpjegon kush i mbylli shtigjet me Arlind Qorin: Luftën s’e ka me mua…

by A R
27/01/2025 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka ende një listë konkrete me bashkëpunues, por një gjë është e sigurt se “Nisma Thurje” nuk do të shkojë në këto zgjedhje e vetme. Kjo është ajo që ka deklaruar drejtuesi i saj Endri Shabani, i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në “Off the Record” me Andrea Dangllin.

“Jemi duke u përpjekur të krijojmë një fornt të përbashkët. Jemi duke u përpjekur me “Shqipëria Bëhet” që të gjejmë një formulë për të zbrazur listën e mbyllur. E cila është pengesë… nga Kodi Zgjedhor.. Duhet të kemi njerëz real aty. Këta njerëz të japin dorëheqjen dhe të zbrazet lista e mbyllur,” shpjegoi Shabani.

Po ashtu, ai sqaroi se forcat e reja politike në vend mund të shkojnë të bashkuara në zgjedhje duke ndjekur tre parime bazë: të gjithë ne duhet ta deklarojnë publikisht se nuk do të bashkëpunojnë as më Ramën, as me Berishën e as me Metën pas zgjedhjeve. Të garojnë me lista të hapura dhe të përpiqen të ndërtojnë në Shqipëri një platformë që fuqizon shtresën e mesme.”

Po ashtu, Shabani shtoi se ka përpjekje për të integruar edhe një grup nga diaspora.

Por për cilën forcë politike do të kishte një vijë të kuqe nga ky front i të rinjve përballë të vjetërve?

Endri Shabani thotë i papranueshëm do të ishte bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Sali Berisha dhe partinë e Ilir Metës.

“Ka debate në lidhje a duhet të bashkëpunojmë ne me parti apo individë që kanë kohë në politikë por janë njerëz të ndershëm. Për shembull zoti Dashamir Shehi, në perceptimin tim, është njeri i ndershëm,” shtoi ai.

Por çfarë do të ndodhë me grupimin që ndjek Lulzim Bashën? Drejtuesi i “Nisma Thurje” thotë se Basha është po ashtu një vijë e kuqe.

“Unë nuk do të isha dakord, sepse Bashën e shoh si shtojcë të klasës së vjetër politike. Ka qenë ministër, ka pasur disa dosje penale…unë do të isha dakord dhe nuk do ta ndjeja veten komod të isha në të njëjtën listë me Bashën. Besoj që do të tërhiqesha.”

Ndërsa, i pyetur se kush i mbylli shtigjet me Lëvizjen Bashkë, Shabani la të kuptohet se është lideri i saj Arlind Qori ai që nuk e do bashkëpunimin.

“Zoti Qori, e ka quajtur partinë Bashkë, e vazhdimisht punon për të qenë veç. Ka një shpërputhje midis emrit dhe qëllimit.  Unë kam qenë gjithnjë bashkëpunues. Zoti Qori ka qenë gjithmonë përçarës. Po ta shohësh, edhe këtë javë, ai dhe aktivistët e tij flasin me një gjuhë agresive ndaj meje dhe ndaj Nismës Thurje, dhe s’e kam parë ta bëjë këtë me zotin Berisha.”

Megjithatë, Shabani theksoi se sërish elektoratit (nëse nuk do t’i pëlqente forca e tij politike), të votonte më parë për Arlind Qorin sesa për klasën e vjetër politike.

“Nëse ne sulmojmë njëri-tjetrin është qartazi luftë për vota dhe frikë nga konkurrenca.  Nëse na lufton ne, po dëmton kauzën dhe nga ana tjetër do të ngrejë veten e vet,. Por është shumë më mirë së Noka, Berisha e të tjerët. Por mendoj se e ka gabim. Nuk mendoj se luftën e ka me mua, por me oligarkinë ekonomike dhe politikanët e vjetër.”

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për “patriotët” e prekur nga pushtimi i Kishës Ortodokse, dhe të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In