• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse njerëzit duan të digjen?!

by Ben Andoni
13/05/2023 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Dita e heshtjes zgjedhore është koha më e mirë e reflektimit për zgjedhjet, energjinë e harxhuar për to, përballjen me premtimet e kandidatëve, shit-blerjen dhe penalitetet e tjera, mos respektimin e sublimitetit të zgjedhjeve. Është pikërisht kjo kohë, kur individi gjykon pse duhet që të derdhet kaq shumë energji për një gjë, e cila mund të bëhej edhe me shumë më pak zhurmë. Si ka mundësi, që një pjesë bajagi e madhe e publikut ende voton prej sugjerimeve të politikës dhe jo përballjes me kandidatin real, që po merr menaxhimin e fateve të tyre? Kjo me sa duket na kthjellon ditë më pas.

Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, iu desh në konferencën e fundit për shtyp të mbajtur pas fushatës elektorale, të konfirmonte evidentimin e gjithsej 54 rasteve të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, ku ishin proceduar penalisht 88 qytetarë. Në fakt, opozita flet për më shumë, ndërsa palët i ashpërsuan tonalitetet e diskursit të tyre politik me një regjistër “normal” shqiptar. Që do të thotë se edhe këto zgjedhje, megjithëse kur të kalojnë lupën e OSBE/ODHIR-it, do të kenë racionalitetin e gjykimit të këtij institucioni, por në thelb ato do tregojnë sërish gjendjen e shoqërisë sonë: Ne nuk bëjmë dot zgjedhje normale dhe nuk ngremë fushata të arsyeshme programesh. Nuk po merremi me fajet, sepse do jenë institucionet e drejtësisë që do zbardhin që nga rasti i Bejlerit dhe të tjerëve, por perceptimin e politikës, që ende se kupton se zgjedhjet janë të shenjta. Që nga premtimet e rritjes së rrogave të Ramës dhe deri te ashpërsia skajore e Berishës, politikanët i sfumuan krejt kandidatët e tyre për aureolën e pozicionit të kryetarëve të tyre. Duket se zgjedhjet e vitit 2023 nisën dhe fushatën e vitit 2025. Politikanët e të gjithë krahëve e treguan se s’kanë asnjë empati reale për kandidatët e komunitetet e tyre, por përdorimin e tyre. Rasti i narrativës së Ramës me kandidatët e tij, sadoqë interpretohet si gjetje komunikimi zgjedhor, tregon diferencën kryetar-kandidat. Çoroditja e Berishës tregon se ata janë thjesht numërorë. Dhe, me sa duket ia kanë dalë, pasi kanë kuptuar të vetë-ndjerën e njerëzve, që nuk gjykojnë dot në masë për arsyen. Po e vuajmë prej vitesh, me sa duket do e pasojmë edhe në të ardhmen, pasi edhe brezi i ri i politikanëve ka të njëjtën mendësi. Kur shikon se kandidatët nuk përballen me njëri-tjetrin, kur shikon se nuk konkurrojnë programet por propaganda, duket se ne do na duhen kohë të kemi zgjedhje me parametra të lartë. Grupet e militantëve, që janë në terren, nuk është se duan t’ia dinë se cili është në fuqi, atyre u duhet se cili mbledh më shumë vota për interesin e momentit. Dhe, ky është lajm i keq për zgjedhjet tona. Publiku dhe politikanët që votojnë, nuk “e kuptojnë” se zgjedhjet vendore janë të gjithë shqiptarëve për interesin e tyre të ngushtë. E kur publiku nuk kupton përditmërinë, si mund të ndjesh dhe projektosh të ardhmen nën identikitin e një kandidati të besuar. Mbase burrështetasi Lincoln e kishte kuptuar fare qartë: “Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe t’i djegin të pasmet, atëherë do t’u duhet të ulen mbi flluskat e të djegurave të tyre”. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
Qeni më i vjetër në botë feston 31-vjetorin, i zoti tregon sekretin e jetëgjatësisë

Qeni më i vjetër në botë feston 31-vjetorin, i zoti tregon sekretin e jetëgjatësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

September 10, 2026
Oligarku ukrainas zotohet të rindërtojë Mariupolin: Qyteti është një tragjedi globale dhe një shembull i heroizmit

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

September 10, 2026
Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

September 10, 2026
Thaçi: Reja e zezë mbi Kosovën nga akuzat e Dick Marty është hequr, pres të shfajësohem nga çdo akuzë

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim me 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, zbardhen akuza dhe detajet

September 10, 2026
“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 10, 2026
Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

September 10, 2026
Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

September 10, 2026
Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com