• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk afrohen shqiptarët tek PD?

by Artur Ajazi
15/01/2025 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Duke parë kronikat e lajmeve të 34 viteve më parë, rastisi që të shoh mitingun e madh të fitores së pushtetit nga Partia Demokratike në 22 Mars 1992. Qindra e mijëra njërëz, që gëzonin, dhe shijonin fitoren e demokracisë, por jo ama të partisë së Berishës. Njerëzia i gëzoheshin ndryshimit, lirisë së mendimit dhe veprimit. Por kjo nuk do të zgjaste shumë.

Nuk do të zgjaste shumë as demokracia, as liria dhe as fitorja e asaj partie. Kjo për faktin sepse, shumë shpejt qeverisja e Partisë Demokratike, e para qeveri demokratike, degjeneroi në qeverisje e korruptuar, e cila nisi ti heqë vendit “gurin e fundit të themelit”. Shqiptarët nuk harrojnë kollaj piramidat, shitjen e pasurisë publike, vjedhjet, vitin e zi 1997, kur shteti ra sikur të ishte kuti kartoni. Zhgënjimi mbyti zemrat e shqiptareve. Kishin gabuar në votimin e 22 Marsit 1992. Nuk kishin gabuar në votimin për ndryshimin e sistemit, në dëshirën e tyre për liri, demokraci, pronë private të ligjshme, dhe zhvillim të vendit sipas metodave dhe programeve të demokracive perëndimore. Kishin gabuar që votuan PD. Ngjarjet që pasuan pas shkatërrimit të shtetit në 1997, ishin tronditëse.

Erdhi grushti shtetit në 1998, erdhën protestat e dhunshme, kërciste kallashi, nisën vrasjet, vjedhjet, plaçkitjet, pengmarrjet, bandat bënin ligjin pasi kishin aleanca me politikën e mbrapshtë të PD. Njerëzit u larguan nga PD-ja. Shqiptarët u betuan se, nuk votonin më kurrë një parti hajdute, parti bandash, parti klanore dhe krahinore. Dhe ashtu bënë. Por aksidentalisht, PD erdhin në pushtet sërish në 2005. Besoj se nuk gaboj, por ishte ndihma e Fatos Nanos, që Berisha shkeli sërish në godinën e kryeministrisë. Dhe ajo që ngjau sërish me vendin dihet. U shkatërruan administrata publike, institucionet ligjore, u politizua prokuroria dhe gjykatat, u vendos regjimi bajraktarist i Berishës dhe berishëve. Populli nisi sërish kalvarin e vuajtjeve. Nisi sërish seriali i vjedhjeve dhe zhvatjeve nga kryeministri, ministrat, zv.ministrat, drejtorët, deputetët e PD-së, militantët morën poste dhe nisën të pasurohen. Korrupsioni u ngrit në sistem. Ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, u denigruan, u mashtruan, u larguan dhe rrahën, njëlloj sikur ishte bërë me ata nga 1992 deri 1997.

Duhej të vinin zgjedhjet e 2013, që PD-ja e Berishës, të largohej me turp të madh, me një humbje historike me mbi 1 milion vota kundër, nga shqiptaret. Duke vëzhguar realitetin e sotëm, situatën në të cilën gjendet sot PD-ja, konstatoj se, ajo forcë politike , ka 12 vjet që rrëgjohet, që tkurret, dhe që zbrazet nga anëtarësia, dhe mbeshtetësit e saj. PD, ka humbur pas 2013, çdo palë zgjedhje të bëra, vendore apo qëndrore. Shkaku apo arsyeja ? Ato dihen.

Nuk mund të votojnë dhe gabojnë më shqiptarët. Nuk mund ti kthehen më shqiptarët atyre viteve, kur mbizotëronte kaosi, rrumpalla, injoranca në zyrat e shtetit, dhe kur hallet dhe problemet e tyre nuk zgjidheshin kurrë pa paguar miliona nën dorë. Në rast se ka ndonjë forcë politike, që ka pësuar goditje dramatike elektorale në 12 vitet e fundit, ajo është PD-ja. Por nuk ka vetëm largimin e votuesve, pasi PD-ja e sotme vuan shumë mungesën e afrimit të rinisë, e elementëve të rinj, që do ti freskonin në tërësi strukturat e saj të plakura. PD-ja sot vuan për lidership, dhe nuk ngjall më besim tek shumica e shqiptareve.

Dalja në fushatë me “dosje korrupsioni”, apo me skenarë të vjetëruar, vetëm sa kanë thelluar problematikat, dhe kanë larguar më tepër njerëz nga PD-ja. Shumica e atyre që ndodhen sot në zyrat e selisë blu, e dinë se me Berishën kurrë nuk marrin pushtet, por ja që janë të destinuar ti thonë “lepe-peqe” atij, deri në momentin kur të mbyllen listat dhe ti dergohen KQZ-së. Pas asaj dite, nis zbrazja e madhe e asaj partie.

Next Post
Theu arrestin në shtëpi për të shitur drogë! Kush është 35-vjeçari që u prangos sot, një vit më parë kishte mbajtur peng të dashurën, por…

Theu arrestin në shtëpi për të shitur drogë! Kush është 35-vjeçari që u prangos sot, një vit më parë kishte mbajtur peng të dashurën, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

Takimi Rama-Costa në Bruksel, zbardhen diskutimet! Kabineti i Presidentit të KiE: Riafirmohet mbështetja ndaj Shqipërisë!

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In