• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

by Ylli Pata
01/05/2025 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

Në mënyrë të papritur kanë mbirë në panelet e darkës avokatët e famshëm të dashnores së molotovit, që donin të rrëzonin procesin zgjedhor të bashkive të vitit 2019, për ta trajtuar një vendim fondamental të Departamentit të Shtetit, si një udhëzim qarkullues dikasteri.

“Avokatët”, që deklamojnë në televizion se dezinjimi i një zyrtari të rëndësishëm nga DASH si një vendim politik, mund edhe mos ta dijnë realisht se për çfarë bëhet fjalë. Por mund të jetë edhe tjetra, se e bëjnë këtë për të krijuar një opinion apo iluzion në pjesën e mbetur të fushatës. Siç po ndodh, duke na sjellë një atmosferë Hudini, ku një magjistar në Washington që ka futur në xhep 6 milionë dollarë nga firma e Flamur Nokës, do të nxjerrë nga kapelja e tij, jo një lepurush, por vetë doktor profesor Sali Berishën në aeroportin ndërkombëtar John Fitzerald Kenedy të New Yorkut.

Ndërkaq, një personazh i njohur që ditën bën analistin në televizionet e Tiranës, e natën është recepsionist në një pension të Bronx, tha se javën tjetër doktori, pra Berisha do të shfaqet si David Copperfield(jo personazhi i të madhit Charles Dickens) por prestitigjatori famëmadh i shekullit të 20, duke zbritur ashtu magjishëm nga maja e Trump Tower e të takojë Donaldin në kullën e tij në Avenunë e Pestë në Midtown Manhatan.

Përtej fantazive, që në fakt janë argëtuese, thelbi këtu është se jemi plot katër vjet nga marrja e një vendimi prej Sekretarit Amerikan të Shtetit për Sali Berishën. i cili jo thjesht ka ndaluar që të vizitojë SHBA-në Sali Berishën, gruan, të birin, të bijën dhe bashkëshortin e të bijës, por i ka shpallur Non Grata në bazë të një ligji federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të famshmit 7031/C.

Sa për dijeni të avokatit, që ka aplikuar të bëhet edhe “Avokati i Popullit”, por që gjithë jetën ka bërë avokatin e njerëzve më të fuqishëms në këtë vend, shpallja “Non Grata nuk është një vendim politik. Është një akt ligjor. Sa për shpjegim; Tarifat që shpall Donald Trump ndaj vendeve të tjera në lidhje me tregtinë, nuk mund të zbatohen nëse nuk marrin OK nga Kongresi Amerikan. SHBA është një shtet juridik i konsoliduar dhe fuqia më e madhe e barazisë para ligjit. Është vendi ku është krejt e zakonshme që një gjykatë qoftë edhe e një konteje, e një shteti, apo federale të rrëzojë një Urdhër Ekzekutiv të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjë që ka ndodhur.

Nisur nga kjo, shpallja Non Grata, pra vendimi i Sekretarit Blinken ndaj Sali Berishës është krejt i thjeshtë për tu ankuar në çdo gjykatë në SHBA. Nuk ka pasur nevojë të harxhohen 6 milionë dollar, por shumë më pak për të hapur një proces në SHBA për Non Gratën.

Sali Berisha nuk e ka bërë, dhe për këtë ka arsye. Sepse po të hapej procesi, do të hapeshin të gjitha letrat për të cilat Departamenti i Shtetit ka sanksionuar ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë.

Berisha, me anë të avokatëve më të mirë në Londër, bëri një provë “me nëndetësen 105” dhe e pa se sa e rrezikshme është një process në një vend demokratik. Ku nuk ka “sipas burimeve të mia” por ka procese të hapura e transparente ku marrin pjesë të gjithë gazetarët në sallë.

Motivacioni i Non Gratës së Berishës nuk është i fortë, por është i tmerrshëm: “Korrupsion Madhor”, “Pengim të Drejtësisë” e “minim të Demokracisë”. Sa për dijeni, edhe Milorad Dodik nuk është sanksionuar nga DASH por nga Departamenti i Thesarit, që juridikisht për dijeni të avokatit të “dashnores së molotovit”, është një akt ligjor krejt tjetër. Gjithë këto vite, “doktorë” tymues të grupit Berisha kanë bërë çorbë derri precedentet e Papandreut të madh me Sali Berishën, kur ish-kryeministri grek ishte shtetas amerikan me të gjithë atributet.

Dhe askush nuk ja hoqi shtetësinë, edhe kur një autoritet portual mori një venim aministrativ për ta ndaluar përkohësisht për të hyrë në SHBA. Akt administrativ që u rrëzua menjëherë e nuk pati asnjë efekt real as politik e as ligjor. Ata që ngatërrojnë kekun me byrekun mund ta bëjnë gjithë netët e paneleve, por 4 vite kaluan dhe nuk bënë gjë tjetër veçse për hir të një trilli të shkatërrojnë një shpresë të një brezi për të ndërtuar në politikë të re në PD.

Tani do të jenë të detyruar të dëgjojnë Tik Lapajn e Gon Shehajn, të cilët, edhe pse të një shkolle, nuk kanë lidhje me 7031/C. Një karma e vërtetë për të gjithë politikanët e PD-së që po u hapin karrierën dy drejtuesve të rinj, të cilët thënë të vërtetën patën guximin t’i dalin Sali Berishës “përballë” pavarësish dritë-hijeve të tyre.

Next Post
Fushata në Berat, Rama ‘shigjeton’ Metën: Ju e vuajtët në kurriz një parti të re, që hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku

Fushata në Berat, Rama 'shigjeton' Metën: Ju e vuajtët në kurriz një parti të re, që hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In