• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Noka është më dinjitoz se Bardhi dhe a mbaroi muaji i mjaltit midis qeverisë dhe Rithemelimit

by Ervis Iljazaj
07/06/2024 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Bashkimi i disa deputetëve me Gazment Bardhin në krye me grupin e Rithemelimit, u konsiderua si ‘bashkim’ në diversitet. Sepse qëndrimet e tyre ishin të ndryshme. Rithemelimi, ose ata që konsiderohen si berishistë kishin qëndrime thelbësisht të ndryshme me deputetët e tjerë që ju bashkuan rishtazi.

Për shembull, Gazment Bardhi dhe deputetët e tij kanë besim te SPAK, ndërsa Berisha e konsideron atë si organizatë kriminale. Kanë ndryshim edhe në qëndrimet ndaj ndërkombëtarëve. Berisha kohët e fundit është deklaruar ‘’sovranist’, ndërsa deputetët e tjerë kanë besim te Amerika dhe zyrtarët e saj në Shqipëri.

Madje edhe për vetë liderin e bashkimit kishin qëndrime të ndryshme. Disa me Gazment Bardhin në krye, për shumë kohë nuk e pranonin Berishën si kryetar të tyre. Për këto arsye, ‘’ bashkimi’’ u pagëzua me emrin ‘’ bashkim në diversitet’’.

Mirëpo partitë politike janë bashkim në ngjashmëri. Sepse, ato janë grumbullim njerëzish me vullnet të lirë rreth vizoneve, vlerave dhe qëndrimeve të njëjta. Sigurisht mund të ketë nuanca politike të ndryshme, por jo element thelbësore.

Prandaj ekzistojnë parti të ndryshme politike. Në të kundërtën, do të ekzistonte një parti e vetme, dhe rreth saj do të mblidheshin grupe me qëndrime të ndryshme. Dhe kështu, do të krijohej një parti e vetme ‘’ ne diversitet’’.

Prandaj parti të tilla, që kanë brenda tyre qëndrime thelbësisht të ndryshme për çështje të caktuara nuk mund të vazhdojnë gjatë. Ose krijojnë parti të reja, ose qëndrimet e tyre bashkohen. Dhe pikërisht kjo gjë po ndodh edhe brenda Rithemelimit.

Të gjithë ata që ju bashkuan, me qëndrime ‘’diverse’’, ngadalë po shkojnë drejt bashkimit në ngjashmëri. Dhe kjo është normale brenda një partie politike. Ngjashmëria që ata po shfaqin është pikërisht rreth liderit Sali Berisha dhe politikave të tij.

Dje seanca plenare në parlament, edhe pse ishte thirrur për kritika ndaj qeverisë dhe punës së saj, edhe pse protesta zhvillohej për narkoshtetin dhe programin e “Rai 3”, protagonisti kryesor sot ishte Sali Berisha.

Kështu ndihmuan edhe qeverinë, duke qenë se fokusi nuk ishin më bëmat e saj dhe të Edi Ramës. Të gjitha fjalimet në parlament të Rithemelimit kishin në qendër të tyre Sali Berishën dhe gjyqin e tij.

Jo vetëm kaq, por Gazament Bardhi, pikërisht në ditën e djeshme, që do të duhej të flitej për lidhjet e krimit me politikën, kërkoi që Sali Berisha të rifutej në grupin parlamentar, edhe pse ai për dy vite me radhë ishte mbrojtësi kryesor publik i përjashtimit të tij. Por ky është një diskutim tjetër.

Me sa duket muaji i mjaltit midis qeverisë dhe Rithemelimit mbaroi. Tashmë do të shohim përsëri flakadanë dhe tym në seancat parlamentare. Nuk do të ketë ndoshta më komisione apo reforma bipartizane.

Nuk dihet ende se çfarë bëri që Rithemelimi të ndryshoi kurs. Diçka nën rrogoz ka luajtur dhe ka prishur ‘’dialogun’’ midisit Rithemelimit dhe Partisë Socialiste. Ose asgjë nuk ka ndryshuar, dhe kjo e gjitha është një fasadë për të mbajtur gjallë ‘’dialogun’’. Kjo mbetet për t’u parë.

Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se bashkim në diversitet s’ka dhe nuk mund të ketë më. Të gjithë do të shkojnë dhe do të bashkohen rreth Berishës dhe politikës së tij. Në parlament kryefjala e diskutimeve të rithemelimit, nëse do të ketë, do të jetë vetëm Berisha dhe asgjë tjetër.

Të gjithë do të jenë në garë se kush do të tregohet më shumë i gatshëm që ta mbrojë atë dhe politikat e tij. Sepse ëndrra e atyre që ju bashkuan në diversitet, tashmë ka mbaruar. Ata që menduan se do të luanin me Berishën, ose kanë qenë naiv ose nuk e kanë njohur fare.

Tashmë ata, nga Gazment Bardhi i pari do të jenë më berishistë se Flamur Noka, i cili për hir të vërtetës është më dinjitozi, sepse ka qenë koherent në qëndrimet e tij. Të gjithë do të jenë në radhë dhe do të kapërdijnë gjithçka që kanë thënë. Në të kundërt, emrin në listat e 2025 ta harrojnë.

Madje, shumë shpejt do ti shikojmë poshtë ballkonit me bluzën “Free Berisha”, apo të quajnë Altin Dumanin kreun e një organizatë kriminale. Nëse nuk e bëjnë, duhet ta gjejnë fatin e tyre politik diku tjetër.

Por edhe rrugë të tjera politike nuk duken shumë në horizont. E vetmja rrugë që kanë për të ekzistuar në politikë është lista ‘Berisha 2025’.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një vajzë që bezdiset nga të vrarët e babait të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

February 4, 2026
Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In