• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse në Kanada është më mirë, por edhe më keq se në Amerikë?!

by Java News
01/07/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanadaja feston sot 150-vjetorin e themelimit. Më pak armë dhe më pak vrasje. Mbulim më i plotë i kujdesit shëndetësor. Bukuri e papërshkrueshme e peizazhit të saj natyror. Do të ishte e lehtë të thuhej se Kanadaja është një model më i mirë se i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një model më i qetë i fuqisë botërore, shpesh kontradiktore .

Por, ka ende shumë për të thënë rreth historisë së Kanadasë. Përvjetori i 150-të i themelimit të Kanadasë më 1 korrik 1867, ofron një mundësi për të hedhur një sy në të dy anët e kufirit, që shtrihet nga shteti amerikan i Maines, në verilindje, deri në Vankuver, British Columbia, deri në Bregun Paqësor të Kanadasë , në Alaskë.

Pas zgjedhjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shumë qytetarë amerikanë kanë menduar të fillojnë një jete të re në vendin më verior fqinj,  në Kanada.
Kur Trump fitoi në nëntor kandidaturën e presidentit, numri i kërkimeve në Google në faqet ”Emigracioni i Kanadasë” , ”Kanadaja” dhe “Lëvizja në Kanada” u rrit.
Faqja e internetit të informacionit të emigracionit të qeverisë kanadeze pati një ngarkesë të madhe.

Dhe në të vërtetë ekzistojnë një numër i madh faktesh që mbështesin thënien se jetohet më mirë në Kanada.

Jetëgjatësia është më e lartë.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), kanadezët jetojnë mesatarisht deri në moshën 82-vjeçare , ndërsa në SHBA mosha mesatare e përgjithshme është 79 vjeç.

Kujdesi shëndetësor është më pak i shtrenjtë.

Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në Kanada, në vitin 2016  ishin afërsisht 4 860 dollarë, sipas Institutit të Pavarur Kanadez për Informacion Shëndetësor (CIHI).
Në SHBA shpenzimet e kujdesit shëndetësor për person i tejkalonin  10 000 dollarë në 2016 ose më shumë se dyfishi i asaj që paguanin kanadezët.
Në lidhje me arsimin, Kanadaja mund të krahasohet me fqinjën e saj si dhe me pjesën tjetër të botës.

Në një studim të fundit të PISA-s, studentët kanadezë arritën të merrnin mesatarisht 522 pikë në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore duke tejkaluar mesataren e vlerës së vendosur nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)  prej 497 pikësh.

Në SHBA, studentët morën mesatarisht 492 pikë. Gjithashtu, shpenzimet e arsimit të mesëm e favorizojnë Kanadanë.
Të dhënat e OECD-së treguan se ”shpenzimet për student” në vitin 2012 në Kanada ishin 22 400 dollarë, krahasuar me SHBA-në me 27 070 dollarë .
Por, lumturia është e vështirë të matet dhe statistikat mbi  shëndetin dhe arsimin nuk mund të tregojnë se sa të kënaqur janë njerëzit aktualisht me jetën e tyre.

Ata që tëhiqen nga kultura dinamike e biznesit dhe kultura e pakrahasueshme e prodhimeve masive të SHBA-së, në film, muzikë, art, letërsi, modë dhe në sporte mund të humbasin shumë prej tyre në Kanada.
Aktorët e suksesshëm si Ryan Gosling, Keanu Reeves dhe Michael J Fox si edhe muzikantët, Justin Bieber, Celine Dion dhe Bryan Adams janë me origjinë nga Kanadaja.

Në sportet e dimrit, si hokej dhe patinazhi kanadezët gëzojnë një sukses të lavdishëm.
Nga ana kulturore, të dy kombet janë të ndërthurur ngushtë me njëri-tjetrin.
Kanadaja është konsideruar si një vend shumë i qetë në sajë të ndryshimit të madh në traditën e mbajtjes së armëve.
Pistoletat apo revolverët, pushkët apo shotgunët janë pjesë e identitetit të shumë amerikanëve.

Sipas “Sondazhit të Armëve të Vogla” në SHBA ka rreth 89 armë nën pronësi të civilëve për çdo 100 banorë duke kryesuar në të gjitha statistikat globale.
Ndërsa në Kanada, numri i armëve për çdo 100 banorë është 31 .
Shkalla e vrasjeve në SHBA është 5,2 për 100 000 persona, ndërsa në Kanada ky numër është 1,5 për 100 000 banorë, sipas OECD.
Në Kanada, 82 për qind e banorëve thonë se ndihen të sigurt në rrugë gjatë natës, ndërsa në SHBA ky numër është 74 për qind.
Por, gjithashtu, ekzistojnë disa arsye të vlefshme që tregojnë se jeta preferohet më shumë në SHBA se në Kanada,  siç janë të ardhurat më të larta për frymë, rreth 56 100 në SHBA krahasuar me 43 300 në Kanada, sipas Bankës Botërore.
Përqindja më e ulët e papunësisë e regjistruar në SHBA është 4, 4 për qind ndërsa në Kanada 6, 5 për qind.

Nganjëherë statistikat mund të interpretohen në mënyra të ndryshme.
Për shembull shkalla e  lartë e divorceve në SHBA mund të lexohet si një tregues i i qartë i marrëdhënieve të këqija ose që banorët e Shteteve të Bashkuara kërkojnë të çlirohen nga rrethanat e pakënaqura dhe duke rifilluar jetën nga fillimi.
Megjithatë, reputacioni i Kanadasë është në rritje.
“Instituti i Reputacionit” , një grup hulumtuesish të tregut, renditën 70 vende të ndryshme në të cilën  Kanadaja zinte vendin e dytë pas Suedisë.
Kurse SHBA-ja sipas këtij studimi renditej në vendin e 28-të. /  (Nga Johannes Schmitt-Tegge)

Next Post
Gruevski fillon lajkat: Qeveria e Maqedonisë do të punojë ngushtë me Trump

Maqedoni/ Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e Gruevskit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In