• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Pse ndërhyn në punë burrash?’/ Me shenja ngjyrë mavi në fytyrë, gruaja tregon ç’i ndodhi pasi pagoi ujin e dritat

by Java News
01/09/2020 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përse e pagove ujin dhe dritat?”, pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhunën e bashkëshortit, i cili e ka goditur derisa ajo është shtrirë përtokë dhe ka humbur ndjenjat.

Sipas një burimi të gazetës Si ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Kamëz, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici nga e dhunuara me inicialet R. T.

Gjatë veprimeve hetimore, policia e përshkruan gruan me shenja në ngjyrë mavi në trup dhe në fytyrë, si gjurmë të goditjeve, ndërkohë që për këtë sulm në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga fëmijët. Sidoqoftë, fëmijët e çiftit tregojnë se e ëma qëllohej shpesh nga burri dhe skenat e dhunës ishin të përditshme në shtëpinë e tyre.

R. T. sipas burimeve policore të gazetës Si u rrah pak orë pasi në shtëpinë e çiftit kishin qenë faturuesit e ujësjellësit. Ata ankoheshin për mbifaturimin e ujit, por nëpunësit ju kanë thënë se edhe në rast mbifaturimi ata do përpiqeshin të korrigjoheshin duke ju zbritur çdo muaj nga vlera e deklaruar.

Por për të qetësuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortit dhe faturuesve, 59-vjeçarja ka ndërhyrë duke ju lutur që të mos bënte sherr.

“Ai më shtyu dhe më goditi në sy të tyre, – i thotë policisë, – nëna e tre fëmijëve dhe kur ikën ata më rrahu se përse ndërhyra në punë burrash”.

Më vonë sipas denoncimit të qytetares me inicialet R. T ka folur me djalin e madh që e ka këshilluar “paguani ujin dhe dritat”. “Im bir më dërgoi lekë dhe i pagova edhe ujin edhe dritat, e bëra që mos të kishim sherr të ndezur”, rrëfen 59-vjeçarja. Burime të gazetës Si shtojnë se kur R. T u kthye në shtëpi ai e pyeti “përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”. Gruaja shton në denoncim “më goditi me grushte, më tha herën tjetër do të qëlloj më keq se sot, do të vras fare”. Sipas burimeve gruaja është përpjekur t’i shpëtojë nga duart, por ai ka filluar sërish ta godasë derisa ajo është shtrirë përtokë. “Më mori telefonin që mos të kisha mundësi të njoftoja askënd. Derisa erdhi vajza dhe djali i vogël që më gjetën të mbyllur në dhomë”, mbyll kallëzimin R. T, ndërkohë që për i shoqi i moshës 60 vjeç do të hetohet për dhunë në familje, sipas veprës 130 fraksion a të Kodit Penal./ Si

g.kosovari

Next Post
“70 % e popullsisë do infektohet”, Kreshnik Spahiu shtron një pyetje pas deklaratës së Ramës

“Saliu shiti për skrap në Beograd avionët MIG”/ Spahiu: Mbrojeni kufirin detar me Mercedesat e blinduar ose me vilat me pishina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In