• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse na vijnë rrotull majtistët e Kosovës?!

by Ardit Rada
18/12/2020 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ka një gjë, patjetër, aty ku njerëz të të njëjtit lloj vijnë e shkojnë pa pushim. Gjëja e fundit pse ‘fluturojnë’ mbi ne majtistët e Kosovës, janë zgjedhjet që po vijnë.

E fundit ishte Vjosa Osmani. Emri e çon në një lumë të Jugut të vendit, ndërsa origjinën e hershme e ka nga Shkodra. Pra nuk ka asnjë të dhënë etnografike që të marrë udhët drejt Jugut për të përçarë vendin e dëshiruar, Shqipërinë. Vizita tre- ditore ‘si te daja’ e presidentes në detyrë e Kosovës, krijoi bezdinë më të madhe në këtë vend, vend që e ka krijuar të paktën stabilitetin mes krahinave dhe besimeve fetare. Bezdia tashmë nuk ka lidhje aq shumë me ‘Kosovën’, as me ‘Vjosën’, por me majtizmin ekstrem të kompanisë Vjosa. Kjo, si presidente është në fakt fytyra e Albin Kurtit, një kryeministër që nuk i mbushi as 100 ditë. Albini është i shpallur si majtist ekstrem, revolucionar, che-gevarist, i rritur nën hijen e Adem Demaçit dhe në burgjet serbe. Vetë Albini, pasurinë më të madhe ka turrin e kamikazit dhe anti- amerikanizmin.

Vjosa, si politikane e re, e vetëkënaqur dhe fluturake si në organizatat e rinisë komuniste, është mbështjellë me pelerinën e Ibrahim Rugovës, por në fakt është persekutorja e tribunit të shtetit të Kosovës. Edhe pse anëtare në Partinë e Rugovës, si martire do të binte vetëm për Albin Kurtin. Gjithë fryma që i mbështjell të dy mban aromë sllavizëm; në lëkurën e tyre duket se nuk prek era perëndimore. Vjosa, që si presidente i ra ‘bixha’, udhëtoi drejt Tiranës për një ndenje tre ditore, ku për 72 orë nuk përmendi asnjë herë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sikur lirinë ta kishin sjellë lejlekët nga Moska dhe Beogradi. Në çdo orë të ndenjës u duk se mbante në dorë kacavidën për të gjetur vrimën ku mund ta përçante kombin shqiptar mes Kosovës dhe Shqipërisë; dhe përçarjen brenda Shqipërisë mes jugut e veriut.

Majtistët e këtij lloji, ekstremë dhe jashtë kohës, e kanë në kurmin e tyre suksesin përmes përçarjes.

Po pse vijnë kaq shpesh këta në Tiranë?

Prej dy vjetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur një degë në Tiranë, degë që bëhet ‘pemë’ sa herë paralajmërohet ndonjë grindje, ndonjë terror, ndonjë shkatërrim a ndonjë pisllëk tjetër nga ish- pushteti. Është rasti i vetëm në botën e qytetëruar, i këtij shekulli, që një shtet themelon partinë  e vet në shtetin tjetër. Hera e fundit kur Vetëvendosja e Kurtit i hyri qytetit për shkatërrim në Tiranë ishte protesta alias ‘Klodian’. Më parë ishin ngulur te Tetari. Edhe atje me kacavidë në dorë, si Vjosa, mike e Kurtit.

Edhe Kurti kur mbërriti në Tiranë si kryeministër, bëri gjestet e rebelit ndaj qeverisë shqiptare, aq sa krijoji shanse për një media skoop-ioze që të gjejë vrima ku të fusë tehun e përçarjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Si majtistë ekstrem, këta të Kosovës janë me agresivët që kanë mbetur në Ballkan. Këta gjithnjë e dinë veten ‘opozitë’ edhe sikur president a kryeministër të jenë. Është kjo shenja se ata bëjnë punën e  dikujt dhe i japin llogari dikujt si po e bënë punën e ‘opozitës’ në Tiranë. Gjithnjë janë ‘numër 2’. Kësaj here vjen në pyetje interesi sllav, Rus dhe Serb.

Fluturimi i Vjosës drejt Tiranës duke shkelur edhe projektet amerikane mbi rajonin, ka lidhje me një foshnjëri politike entuziaste. Albini dhe Vjosa, me siguri, mendojnë se me rënien e presidentit Trump në Shtetet e Bashkuara ra djathtizmi, se me këtë rast hapet rruga e majtizmit të tyre të skajshëm në rajon. Zonja Osmani u ndie mirë me liderët tiranas që ose kishin luftuar kundër UÇK, ose kishin bashkëpunuar me agjenturat e Serbisë, ose kishin mbledhur informacione kundër luftërave të lirisë në Kosovë e në Shqipëri, ose kishin djegur vendin dy a tre herë.

Majtistët e Kosovës po bëhen gati për zgjedhjet tona të 25 prillit, me sa kuptova prej zjarrit të Vjosës. Atë ditë mund të kemi këtu luftëtarët që do të ‘marrin hak’ për xhaxhanë që u vra nga regjimi i diktaturës komuniste, sikur asnjë shqiptar tjetër nuk e ishte pësuar nga ajo diktaurë. Me siguri, operacioni i luftës në Tiranë do të kodohet ‘Sulejmani i Vjosës’, dhe do të synojë hakmarrjen për viktimën nga Kosova. Por jo realisht për viktimat e para 75 vjetëve, më shumë mund të hakmerren për ‘viktimat’ që do të krijojë Drejtësia mes liderëve të pushtetit të vjetër të Tiranës.

Ku janë sot luftëtarët rreth Vjosës dhe Albinit?

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në vitin 2019 lajmëroi se ‘u detyrova të shtyj zgjedhjet nga frika e luftëtarëve të bërë gati në Kosovë’. Trazirat e Tiranës me molotov e armë të tjera,  sipas presidentit kanë lidhje me ekstremistët e Kosovës. Edhe në grushtin e shtetit 1998 ata u shfaqen në Tiranë, Por edhe në Vlorë, gjatë sulmit të shtetit mbi popullsinë, u shfaqën luftëtarë të FARK të Bukoshit- ish kryeministër në ekzil. LDK e Vjosës ka ende fondet e tre përqindëshit të qeverisë në Ekzil, ka edhe përkrahjen politike sllave. Nëse këta sulmojnë Tiranën përgjatë zgjedhjeve të 25 prillit, atëherë katastrofa e shqiptarëve në Ballkan bëhet gati.

Thua se për këtë arsye udhëtojnë ‘me natë e me ditë’ majtistët drejt Tiranës?!

Next Post
Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përplas për vdekje një 60-vjeçar

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përplas për vdekje një 60-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In