• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse mungon fryma e një radikalizmi social?!

by Ben Andoni
26/05/2016 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Radikalizmi social është një temë e dashur dhe e lakmueshme për sociologët dhe politologët, veçse qasja me realitetin shqiptar kërkon disa të dhëna speciale në thelb, të cilat mund të hedhin dritë për ekzistencën apo jo të rrënjëve të tij. Vetë radikalizmi, si koncept, është disi i vagullt për zhvillimet e fundit social-ekonomike-kulturore të vendit, por jo më pak edhe në të gjithë botën. Pasi kur flitet për radikalizëm, shumica e njerëzve e lidhin konceptin me ekstremizmin islamik, ndërkohë që një lloj tjetër radikalizmi, duket se po lind në pjesët tona urbane.

Falë zhvillimeve teknologjike dhe modernitetit, që po shpërhapet prej globalizmit, ai fryhet shpejt dhe dukjet e tij po ndihen. Në shikim afatshkurtër me reagime sporadike ende minore të shoqërisë civile, kurse në shikime afatgjata -në tentativë për protesta masive, që nuk po ndodhin, prej apatisë dhe mungesës totale të përgjegjësisë së opozitës shqiptare.

Paradoksalisht, ndërsa në vitet e para ’90, falë dhe idealizmit prej ndryshimit të rregjimit dhe pasjes së shpresës, shqiptarët protestonin shpesh, kurse sot edhe pse interneti ofron një mjet të fuqishëm dhe të arritshëm informacioni për qasje idesh radikale të përbashkëta, protestat po bjerren.

Ndërkohë a do të thotë kjo nga ana tjeter se: bërthamat e radikalizmit social po maturohen dhe me ditë mund të plasin në forma agresive, apo ato do të mbesin të tilla me manifestime sporadike? Mosreagimi i popullsisë edhe pse faktorët për përballje janë, ku ldominuese mbetet varfëria, tregon se radikalizmi ka nevojë për ndezës ose më saktë për drejtimin e momentit të duhur. Problemi qëndron nëse do mund të radikalizohet Shqipëria në të ardhmen, falë kësaj udhe pa krye ku jemi futur?!

Aktualisht, qeveria shqiptare dhe ajo para saj, në opozitë, ka luajtur me nervat dhe kapacitetet mbajtëse të durimit të popullsisë, duke i privuar nga puna, elementi baze i mbijeteses, dhe nga elementë të domosdoshem te demokracisë.

Aman, brezat e rinj të lindur në vitet ’90, nuk janë ata të viteve ’50, ’60, 70. Ky brez i ri as nuk do t’ia dijë për komunizmin, kurse retorika e politikës i duket jo vetëm qesharake, por edhe e pacipë. Në javët e fundit patëm një përpjekje që mbeti bosh për radikalizim sepse shpejt lëvizjen e shoqërisë civile e kapën forcat politike.

Ajo që mbet, në të gjithë këtë kaos, është një pyetje e thjeshtë: a ka frymë të radikalizmit në Shqipëri? Deri tani këtë element e gjen në rrjetet sociale. Por nëse do t’i vendoset një ideologji, të cilën kushedi mund t’ia përcjellë një grupim ne te ardhmen, atëherë situata mund të precipitojë vërtetë në formë tragjike. Kushtet janë vërtetë gati: ekonomike dhe sociale.

Por a mund radikalizmi të mund t’i tregojë një short-cut udhës së Shqipërisë, që duket se me sforcim po përpiqet të hapë negociatat me BE-në. Sociologët nuk na ndihmojnë dhe as institucionet, ashtu si edhe sjellja e deritanishme e publikut shqiptar. Vetëm se llogjika të thotë se radikalizmi nuk është aq larg, sa kujtojmë.

Next Post

Në Vlorë gara për kreun e PS me vetëm një kandidat, irritohet baza socialiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In