Pse mungoi Meta në protestën e ‘Rithemelimit’ ka qenë pjesë e debatit në emisionin ‘3D’ në RTSH. Sipas analistit Arjan Curi, mungesa e metës lidhet edhe me një farë presioni që po bëhet ndaj Berishës që të pranojë një kandidaturë konsensuale për kryeministër të opozitës, gjë e cila sipas tij, po has në kundërshti të Berishës.
Sipas Curi, konfederata e opozitës nuk ka kuptim pa kreun e saj. Curi komenton se ethe të mëdha kanë kapur disa emra në PD, sepse mendojnë se u ka ardhur dita, sepse kanë shumë vite që presin dhe po u mbaron durimi.
“Boçi, Salianji, Bardhi dhe Noka, që pa shihnit Nokën pa fytyrë dukej qartë se po imitonte Berishën, në një imitim të çuditshëm, mendojnë se u ka ardhur dita. Nga ana tjetër, as Meta, as Berisha, as Duka dhe as Mediu, nuk janë kandidatë për kryeministër. Ata thonë që të nxjerrin një kryeministër kryesisht teknik. Po qe një nga këta që folëm më sipër Meta, Berisha, Mediu, Duka etj., prishet konfederata. Flitet për një biznesmen të madh një lloj Trampi i së djathtës . kjo është arsyeja pse mungoj Meta, sepse i ka thënë Berishës se nuk është më koha e jonë për kryeministër. Meta është finok dhe e kupton se s’kanë më asnjë mundësi. Ai i ka thënë Berishës për Ledi Biankon. Ja ka thënë Berishës. Është gjyqtar ndërkombëtar. Bianko ka dalë dhe në mediat afër Berishës. Ka dalë dhe me popullin e 3 marsit të Metës. Berisha nuk bindet. Negociatat kanë ngecur. Meta ka lënë të kuptohet se nuk do ta mbështes Berishën nëse ka ambicie për kryeministër. Kjo mund ta shpëtojë opozitën.”, tha Curi.
Por deputeti Luan Baçi deklaroi se kjo nuk është fare e vërtetë.
“Nuk funksionon në këtë formë analiza. Janë shanse zero që të zgjidhet kryeministri sipas kësaj teorie. Pesha specifike e mbështetjes është një 1 me 1000 krahasuar me Berishën. Ata nuk venë dot kushte të tilla. Edhe Berisha s’e bën dot edhe po të dojë. Berisha ka thënë se kryeministri do të zgjidhet me votë. Ai me votë do të zgjidhet. Le të hyjnë në votim. Nuk zgjidhet kryeministri me konfederatë. Dua Berishës personalisht kryeministër. Demokratët e kanë votuar me mijëra vota në mënyrë plebishitare. Të gjejnë kryeministrin disa kryetarë partish nuk qëndron. As Meta nuk e bën dot këtë. Janë kërkesa e kushte të tilla të papranueshme. Të vegjlit nuk i venë dot kushte PD-së. Një votë për ne është jetike, por për ta nëse nuk e kanë një votë është mbarim.”, tha Baçi.
/a.r