• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pse mund të ndodhë aleanca e përfolur Blushi – Spahiu

by Ardit Rada
06/03/2016 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Duke komentuar zhvillimet nga fqinji jugor, në Kosovë dhe atë lindor e verior, Kreshnik Spahiu ka pasur pak ditë më parë një dalje televizive që zgjati për minuta të tëra. Nuk bëhet fjalë për protestën në dyert e Bashkisë Tiranë, por për një intervistë që dha Spahiu dhe u transmetua mbrëmje vonë në Mad TV.

Por krahas kësaj dhe tentativës për bllokimin e dyerve të Bashkisë, një lajm i shoqëruar edhe me foto shfaqnin kreun e Aleancës Kuqezi teksa pinte kafen e mëngjesit (?) me deputeti ‘rebel’ të socialistëve, Ben Blushi. Pak rëndësi ka nëse foto është realizuar sot apo muaj më parë. Faktimi me foto i një kafeje po shoqërohet me aludime se mes dy politikanëve aktivë part-time domosdo u shoqëruar të dielën kur mundojnë lajmet edhe me aludimin e një aleance të mundshme. Më tepër sesa një marramendje, një aleancë e tillë mund të jetë e mundshme për shumë arsye dhe ky lajm mund të thellohet dita-ditës me zhvillime të tjera.

Katër vite më parë teksa pyesja një ish-deputete të Gardës së Vjetër të Partisë Socialiste për një rikthim të mundshëm të Fatos Nanos, ajo më arsyetonte se pavarësisht situatës së vështirë politike ku ndodhej PS dhe rikthimi i ish-kreu historik mund të ishte risi, ky i fundit m’u tha nga deputetja e mbetur jashtë listave të Ramës, se po i zhgënjente mbështetësit e tij.

Me pak fjalë, pro-nanoistët që u grumbulluan fillimisht në pritje te partia e Petro Koçit, e kishin humbur shpresën për riaktivizimin e ish-kryeministrit. Ndër to edhe pse jo pjesmarrës, nostalgjik por brenda radhëve të Ramës mbeti edhe Blushi…

Që të rikthehemi te intervista e sipërpërmendur, Spahiu krahas vërejtjeve për qeverisjen kosovare u duke se ishte pozicionuar mirë krah opozitës së vendit vëlla. Kjo opozitë e drejtuar nga Vetëvendosje kohë më parë i kishin bërë ‘dalje’ Spahiut teksa ky i fundit përpiqej t’i bashkohej protestave të tyre nga Tirana në Prishtinë. Por, kreu i AK u shfaq në mbrojtje të kauzës së tyre edhe pse skeptik sesi do të silleshin ata në qeverisje nesër. E heq këtë paralele për faktin se mes vezëve të opozitës shqiptare dhe asaj kosovare, Kreshnik Spahiu nuk gjente me të drejtë asnjë ngjashmëri.

Rreth dy vite më parë, qarkulloi njoftimi se kreu i AK ishte takuar me Gjinushin, Milon e te tjerë për të krijuar një pol të mesëm në prag të zgjedhjeve elektorale. Ishte një presion i partive të vogla të pakënaqura që prej 2013-ës, apo një takim i thirrur nga Spahiu, kjo nuk u mor vesh kurrë. E megjithatë, lëvizja patriotike që ende nuk ka gjetur veten në ideologjitë klasike dhe moderne, duket se është penduar për një sërë ofertash të prishura prej saj si majtas ashtu edhe djathtas, dikur në zgjedhjet e përgjithshme.

I gjendur përmes faktit se PD nuk ka ndërmend të largohet nga marrëdhënia e ngushtë natyrale me Berishën që e cilësoj si ‘faqezi’ dhe PS-ja e Ramës që e quan ‘sorrë’, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 Spahiu është në kërkim të aleancave duke shpresuar në një lëvizje politike e pjesëmarrëse në zgjedhje, mundësisht me në krye Blushin që për hir të së vërtetës mund t’i mbledhë të pakënaqurit e qeverisjes socialiste dhe të LSI-së së Metës nuk ia kanë harruar ende 21 Janarin.

Next Post

Veliaj: Turma histerike sot nguli lopatën në kraharor të Tanit

Comments 1

  1. Visge says:
    10 years ago

    Bravo Rade, i ke ren kokes !

    Reply

Leave a Reply to Visge Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In