• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Meta do e japë autorizimin për marrëveshjen me Greqinë

by Alfred Peza
27/02/2018 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Përtej debatit që shpërtheu menjëherë pas publikimit të listës së negociatorëve shqiptarë për marrëveshjen me Greqinë, pasi ish Kryeministri Berisha e ka etiketuar njërin prej tyre si agjent të shërbimeve të huaja sekrete, Presidenti i Republikës do ia japë autorizimin për plotfuqishmëri, ministrit të Jashtëm. Një vendim ky që pritet të jetë ndoshta më i shpejtë dhe më elegant sesa mendohet, për shkak të perceptimit të krijuar nga qëndrimet kundërshtuese të z. Meta, javën e kaluar. Ajo që pritet të mos përfundojë asnjëherë gjithësesi, është debate i pashtershëm që gjeneron kjo çështje, e që pritet të jetë me sa duket gjatë gjithë kohës prezent në Shqipëri, edhe pasi të firmoset marrëveshja.

Shkresa që mbërriti të hënën në Presidencë me firmën e Ditmir Bushatit, besohet se i ka dhënë përgjigje të detajuara kreut të shtetit, për tri çështjet që ai ia parashtroi në letrën e bërë pubike javën e kaluar.

Së pari, për kërkesën në lidhje me përkufizimin e qartë të objektit të negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.

Së dyti, për kërkesën e paraqitur lidhur me përbërjen e grupit negociator.

Së treti, në lidhje me çështjen e standardeve dhe metodologjisë që pritet të përdoret gjatë procesit të negocimit.

Çfarë e solli krejt papritur këtë debat kaq të ndezur pas kësaj, e që duket sikur i ka vënë zjarrin edhe detit vetë, është thjeshtë dhe vetëm një emër. Një individ. Një nga negociatorët e ekipit shqiptar. Bëhet fjallë për Artur Meçollarin, drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes, i konsideruar si një nga ekspertët më të mirë të ushtrisë shqiptare për çështjet e detit. Por, i cilësuar nga ish Kryeministri SAli Berisha si agjent i shërbimeve të huaja të vendeve partnere me Shqipërinë në NATO, pavarësisht se u mësua se qenka i çertifikuar si person i pastër dhe i sigurtë nga institucionet zyrtare.

Më shumë se sa shkak, prania e tij në listën e negociatorëve shqiptarë, duket si një sebep i ri, për ta mbajtur të ndezur flakën e zjarrit të kundërshtimit nga ish Kryeministri, të cilit Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar në 2010 në unanimitet marrëveshjen e parë për kufirin detar me Greqinë. Edhe nëse meret një vendim politik në lidhje me këtë çështje, për të shmangur një ngërç artificial, asgjë nuk do ta pengojë dot edhe pas kësaj Presidentin që të japi dritën jeshile për nisjen e punës së negociatorëve. Një proces që për shkak të vullnetit të shprehur nga palët, duket pa kthim.

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se “Meta nuk ka arsye pse mos japë autorizimin për plotfuqishmërinë në lidhje me negociatat me Greqinë. Dy ministrant e jashtëm  Bushati e Kotzias kanë rënë dakord për të zgjidhur problemet që mund të kenë mbetur pezull dhe mendoj se ky sheshim i këtyre problemeve do bëhet kur të takohen dy kryeministrat Rama e Cipras në Korçë. Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë arritur në parim dhe ekspertët do përcaktojnë koordinatat. Ekspertët e dinë se çfarë duan dhe mbetet vetëm të firmoset edhe marrëveshja për detin”.

Fillimi i procesit konkret teknik mes negociatorëve të të dyja shteteve, presupozon nisjen e hedhjes në letër, të çështjeve për të cilat kanë rënë dakord të dyja palët gjatë bisedimeve paraprake të zhvilluar prej dy vjetësh e gjysëm, e të formësuara në takimet e Kretës dhe Korçës. Në momentin që ky proces negociimi konkret, nis e mer udhë, atëherë besoj se do të hyjmë në një fazë krejt tjetër të këtij debati të sotëm. Do të hyjmë në fazën e ndarjes së debatit konkret, për çështje dhe zgjidhje konkrete në terren, me debatin e pastër politik, thjeshtë dhe vetëm për retorikë. Nëse e para do të mbyllet me përpikmëri dhe sipas parimeve, rregullave dhe normave të njohura ndërkombëtare, duke shmangur nga pala jonë të gjitha çështjet që rrëzoi tetë vjet më parë gjykata Kushtetuese nga marrëveshja e parë, atëherë gjithçka këtu do të konsiderohet një marrëveshje e drejtë dhe e mirë.

Ajo që mbretet pas kësaj, është vetëm zhurma e debatit politik. Ku gjithmonë do të ketë tërheqje litari. Nga njëra anë qeveria dhe mazhoranca e cila në të drejtën e vet politike, do të mundohet që ti maksimizojë aksionet politike që mund të sjellë një marrëveshje e tillë historike dhe nga ana tjetër, opozita që do gjejë të tjera arësye të mos arësyeve të arësyes, si kjo e Artur Meçollarit, për tia prishur festën qeverisë dhe për tia ulur sa më shumë që të ketë mundësi, aksionet politike. Përtej të gjitha zhurmave, debateve, akuzave, kundërakuzave, shkaqeve dhe sebeve, ajo që do të mbetet përjetësisht është kufiri dhe të gjitha pikat e tjera të një marrëveshje që besohet se do të relaksojnë njëherë e përgjithmonë, marrëdhëniet Tiranë- Athinë. Klimë kjo, që do ta bënte shumë më të lehtë dhe të thjeshtë, edhe udhëtimin tonë drejt BE./Alpenews.al

Next Post
Aksidentoi vjehrrin e nusen, shkaktari flet për momentet tragjike

Aksidentoi vjehrrin e nusen, shkaktari flet për momentet tragjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

June 25, 2026
Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

June 25, 2026
Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

June 25, 2026
Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

Sulm në Detin e Omanit, anija cisternë goditet nga një predhë e panjohur pranë Dahit

June 25, 2026
Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

June 25, 2026
Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In