• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Meta dhe Basha i shmangen debatit për listat e hapura!

by Alfred Peza
14/07/2020 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ALFRED PEZA

Një nga tezat që liderët politikë të opozitës së rrugës kanë artikuluar sëfundi rreth ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore, është se mazhoranca po i mbështet këto propozime të opozitës parlamentare, sepse kërkon që ti fitojë zgjedhjet në tavolinë! Të pafuqishëm për të dhënë argumenta logjikë, politikë, juridikë dhe kushtetues rreth kësaj nisme, artikulojnë një tezë qesharake si kjo.

Si mund të fitojë një parti politike zgjedhjet në tavolinë, në kushtet kur ndryshimet e propozuara për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, krijojnë kushtet për një start të barabartë gare, për të gjitha subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në proces? Pse listat e hapura favorizokan mazhorancën dhe jo opozitën, që pretendon se populli sa me zor po pret që të vijnë zgjedhjet për ti dhënë votën?!

Nëse pretendimi tyre është i vërtetë, sipas kësaj logjike foshnjarake meqenëse PD, LSI dhe aleatët e tyre kanë vite që e kanë kërkuar hapjen e listave, atëherë i bie që deri dje, paskan qenë në kërkim të pushtetit në tavolinë? Po tani pse ndryshuan mendje? Apo për ti hapur rrugën me dëshirë Edi Ramës, që të fitojë mandatin e tij të tretë qeverisës?

Po si ka mundësi që të bien kaq poshtë sa të fyejnë inteligjencën e çdo qytetari? Vërtetë mendojnë se ata nuk e dijnë se hapja e listave të kandidatëve për deputetë, nuk është as shpikje e shumicës së shqiptarëve që e duan, as e opozitës sonë parlamentare që e kërkon dhe as e Partisë Socialiste, që e mbështet?!

Listat e hapura të kandidatëve për deputetë, i japin mundësi qytetarëve dhe jo liderëve politikë të partive për të zgjedhur që të çojnë më të mirët në Parlament, aplikohen në shumë shtete demokratike të botës së qytetëruar. Si ka mundësi që atje, as liderët e opozitës dhe askush tjetër, nuk pretendon se kjo gjë favorizoka mazhorancat në pushtet, për të fituar zgjedhjet në tavolinë?!

Duke dashur që ti ikin thelbit të debatit real, që në këtë rast ka të bëjë me përmbajtjen dhe jo me formën e propozimeve, pyetja që lind për opozitarët tanë të rrugës është: A është më demokratike hapja, apo mbyllja e listave? A është më demokratike, zgjedhja e kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, apo drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë?

Sigurisht që përgjigja është e paekuivok: Listat e hapura dhe zgjedhja e deputetëve përmes tyre është më demokratike, sesa listat e mbyllura. Ndaj për ti vënë kapakun kësaj teze qesharake opozitare, pyetja e fundit është: Kur hapja e listave është më demokratike, atëherë si mundet që PS të realizojë përmes tyre, një gjë kaq antidemokratike sa çështë marrja e zgjedhjeve në tavolinë?!

Përgjigjen e kësaj pyetje, po aq mirë sa gjithë të tjerët, e dijnë edhe liderët e opozitës sonë. Por duke mos patur asnjë argument kundër përmbajtjes së ndryshimeve kushtetuese në funksion të demokratizimit të mëtejshëm të procesit zgjedhor, hedhin për konsum broçkulla të tilla.

Partia Socialistë është shprehur shumë qartë për situatën ku ndodhemi: Dëgjoi zërin e qytetarëve që duan lista të hapura. Do i japi votat në Parlament, miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit me PD dhe LSI. Do mbështesë edhe propozimet racionale të grupeve të opozitës së re në Parlament për ndryshimet kushtetuese në funksion të zgjedhjeve.

Mazhoranca ka qenë mes dy zjarresh, sepse të dyja opozitat kërkojnë të votohen vetëm kërkesat e tyre dhe jo ato tjerat. PS si një forcë politike serioze dhe e përgjegjshme, po bën gjithçka për të përafruar palët, në mënyrë që të arrijjë marrëveshje që kënaq tripolaritetin politik në vend.

Në lojë, veç “Opozitës së Bashkuar” hyri edhe Presidenti duke marë atributet e Gjykatës Kushtetuese, duke i ndarë deputetët në legjitimë dhe jolegjitimë në Kuvend. Jolegjitimë qenkan ata deputetë që kërkojnë hapjen e listave, kërkesë që vetë Ilir Meta deri dje, e konsideronte kyçe për zgjedhjet. E po të njëjtët deputetë janë legjitimë, nëse votojnë vetëm marrëveshjen e 5 Qershorit që mbështet PD e LSI.

Ironia e kësaj lufte politike, është se ata deputetë janë në sallën e Parlamentit, me “firmën” e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Ndaj nga çdo anë që ta kapësh, opozitarët tanë kërkojnë ta fshehin thelbin e debatit, prapa artificeve që nuk kanë asnjë lidhje me vullnetin e mazhorancës për ti dhënë vendit, ndryshimet e duhura që do të sjellin vendit, një standard të ri në zgjedhjet e 2021.

Next Post
EMRI/ I dëbuar nga Britania, shqiptari arrestohet sërish kur aplikoi

EMRI/ I dëbuar nga Britania, shqiptari arrestohet sërish kur aplikoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen nga shërbimet sekrete

Deklarata e fortë: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen nga shërbimet sekrete

May 26, 2026
“Minohet” marrëveshja! SHBA godet Iranin me raketa, bota mban frymën për Hormuzin

“Minohet” marrëveshja! SHBA godet Iranin me raketa, bota mban frymën për Hormuzin

May 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Rama marrëveshje me Mitsotakis”, Beleri: Së shpejti do të mbyllet traktati i miqësisë

May 26, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat maksimale do të jenë 35 °C

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat maksimale do të jenë 35 °C

May 26, 2026
Integrimi, Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8 Ndërqeveritare në Bruksel

Integrimi, Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8 Ndërqeveritare në Bruksel

May 26, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In