• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse merr kredi OSHEE-ja kur bilancet i ka me fitim

by Fatos Çoçoli
29/09/2025 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli 

Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit disa vendime, ku njëra kishte të bënte me marrëveshjen e garancisë 20 milionë euro ndërmjet Ministrisë së Financave dhe “Tirana Bank”, për nevoja të grupit OSHEE.  

Referuar të dhënave në bilanc, kompania më e madhe publike në sektorin e energjisë elektrike, rezulton me fitime në vitet 2023-2024, në vlerën mbi 120 milionë euro, dhe parashikohet ta mbyllë 2025-n sërish me fitim.  

Në shkurt të vitit të kaluar Qeveria uli për herë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pa cenuar planin e investimeve te OSHEE, ulje që u argumentua me rezultatet e qëndrueshme ekonomike dhe shëndoshjen financiare të kompanisë. 

Natyrshëm lind pyetja: pse duhet të marrë kredi OSHEE Group tek një bankë, aq më tepër private, në kushtet kur rezultatet financiare tregojnë të dhëna pozitive?  

Referuar dokumentave të bërë publik gjatë ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së huasë me BERZH, OSHEE kishte nisur me kohë negociatat me bankat për ristrukturimin e kredive, të marra gjatë periudhës së krizës energjetike 2021.  

Për shkak të çmimeve të larta të importit, shoqëria publike u përball me kosto të shtuara të blerjes së energjisë, për të cilat mori garanci nga shteti për një hua me vlerë 81.5 milionë euro. Borxhi ishte kryesisht overdraft me afate të shpejta likujdimi dhe me interesasa jo të favorshme, por nevoja imediate për të furnizuar vendin me energji nga importi ishte e madhe.  

Konsolidimi i financave të grupit OSHEE, pas vitit 2021, dhe treguesve gjithnjë e në rritje të performancës, i dhanë mundësi shoqërisë të hynte në negociata me bankat për të ristruktuar borxhin 81.5 milionë euro, nga termat e një kredie overdrat, në hua afatgjatë dhe me kushte të favorshme shlyerje. 

Ftesës iu përgjigj pozitivisht Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila mori përsipër të financonte rreth 45 milionë euro kredi, marrëveshje garancie, e cila u miratua nga kuvendi në mesin e këtij viti. Kushtet ishin të favorshme, pasi nga overdraft, tashmë OSHEE do të shlyente kredinë për një periudhë afatgjatë 12 vjeçare (ku në tre vitet e para nuk do të paguante principal), me normë interesi 1% plus Euribor 6-mujor. 

Me të njëjtat kushte qeveria miratoi dje marrëveshjen e garancisë me “Tirana Bank”, për shumën 20 milionë euro, e cila do të pasohet në vijim për pjesën e mbetur me një tjetër bankë (austriake) tregtare ndërkombëtare, si “Raiffesen Bank”.  

Ristrukturimi i borxhit në termat e mësipërm I jep mundësi OSHEE të shlyejë në kohë detyrimin ndaj bankave, dhe jo vetëm interesat (siç ndodhte me overdraftet), dhe nuk e sforcon të menaxhojë të ardhurat, një e pjesë e të cilave shkon për investime.  

Nga të dhënat financiare dhe deklaratat të bëra publike, OSHEE i ka shlyer borxhet nga të ardhurat e veta, pa qenë nevoja për likuiditet direkt nga buxheti i shtetit, edhe pse i ka përfituar nga garancia sovrane. Kjo e fundit është një dokument që i mundëson shoqërisë të negociojë lirshëm me bankat dhe të marrë hua me interesa të favorshëm.  

Nëse grupi OSHEE do të vijojë të dalë me fitime edhe në vitet e ardhshme, me gjasë ristrukturimi i kredive, pra mekanizimi i rifinancimit, duke kaluar nga overdraftet te huatë afatgjata, do të shikohet si opsion zbatimi edhe për borxhet e tjera që ka me bankat. 

Fakti që aktualisht OSHEE është duke investuar përmes huave nga institucionet financiare ndërkombëtare si BERZH, gjermanët e KfW, Koperacioni Italian, dhe së fundmi nga francezët e AFD, është një tjetër garanci që rrit besueshmërinë në sytë e investitorëve. 

 

Next Post
Nga futbolli tek Eurovision-i, Izraeli përballet me izolim në arenën ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Gaza

“Zbutet” Benjamin Netanyahu? I kërkon falje Katarit për sulmin në Doha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In