• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse marrosen këta që duan të çajnë sheshin?

by Frrok Çupi
20/04/2023 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A kanë lindur të marrë, apo bëhen?. Nga vjen kjo punë?

Shpesh po mendoj se zgjedhjet, domethënë pluralizmi e liria, janë fajtorët. Edhe pse këto janë magjia më e afërt dhe e dobishme që i ka ‘shkruar’ njeriu vetvetes. Se duhet pritur katër vjet, derisa të vijë ajo ditë, kur marrëzia del sheshit. Ose më mirë ta them: Marrëzi e të marrë ka në çdo kohë, por kur vijnë zgjedhjet këta rrahin gjoksin e thonë: ‘Eeej, shikomë, jam unë ai!’. Më kujtohet fëmija i një miku, ishte pak ‘bold’ dhe i këndshëm tek luante me moshatarët. Nga dritarja më vjen zëri gazmor i tyre. Dëgjoj dikë që dikujt i thërriste ‘o lopa…!’.

E hap dritaren dhe bëj zërin pak të ashpër: ‘Ç’ është kjo fjalë, kujt i thoni lopë?’.

Djaloshi, me fytyrë shumë të lumtur e të shndritshme, më thotë me fjalë të shpejta: ‘Jam unë, xhaxhi F…, jam unë lopa!’. Fëmijët po luanin dhe kishin vënë nofka.

Po këta, që bëjnë si ‘të pjekur’ dhe si hamej të punëve të popullit?… Këta pse dalin në çdo fushatë zgjedhore dhe rrahin gjoksin: “Më shikoni mua, jam unë ai i marrëzisë!”.

Është ky tipi i ‘demokracisë’ që kandidon për Foltoren në Tiranë; ky po thotë se ‘do ta çaj sheshin Skënderbe dhe do të bëj një udhë nën dhè”. I bie që qytetarët të quhen, jo më shëtitës, por ‘urithë të sheshit’.

Deri tani, sipas lajmeve, askush nuk është çmendur nga frika se mos vallë kjo do të ndodhë vërtet. Por ja ta zëmë se disa njerëz do ta besojnë?! Atëherë vërtet do të ketë trauma psikike. Se, ja ndodhi që ky tipi mori aq vota saqë merr fuqi të çajë sheshin?! Edhe kjo varet nga numri i të marrëve si votues, por edhe mund të ndodhë. Marrëzia nuk është sëmundje venale e mund të zhvillohet pa e kuptuar; eksperienca botërore e ka treguar. Se këta që fitojnë kështu, mund të vendosin të çahet bulevardi e të dalë ujë i zi, mund të vendosin që të çajnë digën e hidrocentralit, mund të lidhin me fije korrenti çdo derë sipërmarrjeje apo zyre për ata që vijnë vonë në punë… Ku ta di unë çfarë u thotë mendja.

Atëherë, si do të bëhet?

Pyetja më e parë që duhet bërë është se ‘pse ndodh kjo dhuratë demokratike?’. Asgjë, as edhe një magji serioze, nuk fillon pa një diagnozë.

Diagnoza ‘demokratike’ i bie të jetë kjo:

Pluralizmi dhe liria, aq sa janë të magjishëm për njerëz normalë, aq janë shkaku dhe vetë fatkeqësia. Tipat që shpikin marrëzira, që nga cilësia ndryshe e diellit, te Steve Jobes, të autobusi, te sokaku i të marrëve, të shembja e të gjitha kullave në qytet, te transferimi i  Disneyland nga Roma në Elbasan. Edhe një parti e vogël shpalli aksionin për të hequr çdo rruge emrin e një heroi… Në vitet e para të pluralizmit, një nga politikanët e ditës pat thënë: ‘kur të qeverisim ne, në koshat e plehrave do të ketë më shumë letra karamelesh!’.

Tani po pritet që sheshi Skënderbe të marrë emrin ‘sheshi i të Marrëve’.

A thua vallë, pluralizmi i nxjerr mendsh, apo vetë janë ashtu?

S’mund të thuash për pluralizmin në botë, por ky pluralizmi ynë po na sjell shumë marrëzi gazmore. Edhe kjo ka diagnozën e vet: Të gjithë pluralët tentojnë të ngjiten në pushtet; askush nuk e pranon pluralizmin me dy anë: maxhorancë dhe me opozitë. Domethënë marrëzia nuk pranon të qëndrojë në pakicë. Kjo e bën që të shfaqet me gjithë fuqinë e vet e të na e bëjë gropë sheshin Skënderbe.

Edhe një ‘diagnozë’ tjetër, ndoshta faji i maxhorancës:

Këtu te ne është rritur shumë maxhoranca dhe është bërë gjithëpërfshirëse. Dmth., nuk po bën ushtrime ‘demokracie’, që tu ofrojë edhe pakicave: ‘Hajde, merre içikë pushtet edhe ti’. Kjo mund t’i mbulojë me jorganë disa marrëzi urbane dhe rurale.

Këtu ka të drejtë fushata zgjedhore kur thotë së maxhoranca na ka mbuluar.

Njerëzit kanë shpresë se normaliteti do të mbulojë edhe sheshin e të mos bëhen gërmime.

Next Post
Bilanci i Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë: 40 shkolla të reja dhe infrastrukturë moderne për fëmijët

Bilanci i Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë: 40 shkolla të reja dhe infrastrukturë moderne për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In