• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Lulzimi i ka frikë zgjedhjet e lira?

by Artur Ajazi
28/09/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha i ruhet zgjedhjeve, i ka frikë ato, edhe sikur ta dijë se “fiton 100 per qind”, dhe kjo ndodh me të gjithë ata që vuajnë nga kompleksi i humbësit të përjetshëm. Kur garonte për kryetar bashkie përballë Edi Ramës, madje edhe kur Doktori manipuloi për “hatër” të Lulzimit procesin e numërimit të votave, ai sërish ishte në ankth, dhe jam i bindur se nuk e donte postin e pamerituar. Por duke kaluar vitet dhe duke u “pjekur” si kryetar partie në krye të një force politike që e ka në gjenezë manipulimin, ai vazhdimisht ka bashkëjetuar me frikën e zgjedhjeve. Lulzim Basha e di fare mirë, se qysh kur vuri këmbën në Partinë Demokratike dhe u bë i “pari” i KOP-it, ajo forcë politike kishte një të shkuar të errët dhe plot komplikacione lidhur me proceset zgjedhore, fushatat elektorale dhe njohjen e rezultatit. Por ja që fati e donte që ai të ishte “i përkëdheluri” i Doktorit, dhe pasi kapi poste të rëndësishme në qeverisjen e PD, shumë shpejt do të ishte favoriti kryesor për postin e rëndësishëm edhe të kryetarit të partisë.

Do të zëvëndësonte Sali Berishën, dhe kjo kërkonte mjaft angazhime  dhe imponime të rreme, ndaj dhe duhej ti lejonte  vehtes edhe “vese” të cilat deri në atë kohe, ndoshta nuk i kishte. Endërra e Doktorit për të bërë Lulzim Bashën (dhe asnjë tjetër) kryetar partie, kalonte nga labirinthe të errëta, ku zgjedhjet e lira, ishin fjalë e huaj për afro 3 dekada në Partinë Demokratike. Lulzim Basha u është ruajtur gjithmonë proceseve zgjedhore, dhe kjo për faktin sepse e ka parë gjithmonë vehten të paaftë të mbushë “rradaken” e demokratëve se ai “është më i miri”, por edhe të shqiptarëve se “ai është më i zoti”. Përballja me Edi Ramën, gjithmonë i është dukur Lulzimit por dhe Doktorit (pavarsisht se mundohet ta fshehë) si një “malore” e pamundur. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe situata brënda Partisë Demokratike (qysh pas zgjedhjes së detyrueshme si kryetar partie) realisht është jo e favorshme për Lulzimin, për të besuar edhe ai vetveten se “ja vlen të futesh me zgjedhjet e reja me Ramën kryeministër”. Edhe përgjatë 4 viteve të mandatit të dytë qeverisës të Ramës, dhe të vetit si opozitarist, Lulzim Basha e ka patur gjithmonë bezdi, ti përmendje fjalën  “zgjedhje”.

I dukej sikur do ti prishnin rehatinë, sikur do ti prishnin qetësinë e shumëkërkuar, madje i dukej sikur do ti humbiste të gjitha, edhe pse ishte i bindur se Doktorin do ta kishte gjithmonë në krah. Por ja që, edhe Doktori nuk është i përjetshëm në politikë, pasi  ai  nuk mund t’ja  mbushë të gjitha “boshllëqet” njeriut që e zgjodhi me dorën e vet, si pasardhësin e përjetshëm.  Dhe kjo duket tek pamundësia e Doktorit, për ti fshirë nga kujtesa  e së shkuarës dhe së tashmes Lulzimit, frikën ndaj zgjedhjeve. Pothuajse në të gjitha fushatat elektorale të pas 2013, dhe ato brënda Partisë Demokratike, gjithmonë dukej “dora dhe zëri” i Doktorit, gjithmonë binte në sy “hija” e tij, e cila mbronte dhe mbulonte gjithmonë boshllëkun  dhe “hijen” e dobët të Lulzimit. Edhe në 25 Prill 2021, sërish do të jetë “hija” e Doktorit, edhe pse e zbehtë por sërish do të jetë  aty, ku nuk  zë  vend  fjala e Lulzimit, aty ku nuk dëgjohet  zëri dhe premtimi i tij, si shërbesa e rradhës ndaj njeriut që i ka fobi zgjedhjet e lira. Edhe pse Doktori  i ka “ngritur mëndjen” duke e shpallur 1 vit para zgjedhjeve  si “kryeministrin e ri”, Lulzim Basha ka vendosur të mbetet në llogoren e tij, edhe pse  ka nisur të “zbërthejë” programin e partisë tek  viziton ndonjë biznes privat. Ai nuk mund t’ja falë vehtes dështimin si kryetar bashkie, ndaj nuk mund të bëhet  sërish lojtari  Doktorit, edhe kur ai  e kërkon të eksperimentojë për të “fituar” zgjedhjet  përballë  një Edi Rama, që sot më shumë se kurrë, është e pamundur ta largosh nga pushteti me votë.

Next Post
Shefja e ONM: Sulmet ndaj Vettingut, tregues se politika është tronditur

“Me rëndësi vazhdimi i reformave”, Calavera takim me Zef Mazin: Shikoni përpara për të…

Comments 1

  1. Dani says:
    6 years ago

    I ruhet dhe i ka frike se nuk e voton njeri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In