• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Luçiano Boçi i jep tjetër dimension zgjedhjeve lokale

by Endri Xhafo
14/11/2022 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Xhafo

Luçiano Boçi është një nga deputetët më të spikatur të Parlamentit. Është dikush që edhe kundërshtarët e respektojnë për qytetarinë e tij. Por është edhe dikush që brenda edukatës ndryn edhe nervin politik dhe oratorinë parlamentare. Pedagog me profesion, ai ka qenë gjithmonë i respektuar edhe nga studentët e tij.

Shkurt, është dikush për të cilin nuk flet dot keq as si njeri, as si politikan. Rreshtimi i tij përkrah “Foltores” dhe Berishës gati një vit më parë, e shndërroi atë në një figurë politike të kërkuar nga televizionet, në një kohë që numri i deputetëve “mediatikë” anonte nga mbështetësit e Bashës. Ky vizibilitet mediatik e shndërroi brenda një kohe të shkurtër në një figurë politike kombëtare, përtej thjesht njohësve dhe mbështetësve të PD-së. Pozicioni i tij si nënkryetar grupi (qysh në kohë të Bashës) dhe nënkryetar i PD-së pas “Rithemelimit”, e bëjnë atë sot një bashkëpunëtor të vyer të Berishës.

Ndaj njoftimi se numri 2 i partisë, do të marrë pjesë në “primaret” e Elbasanit, mund të ngjajë në vështrim të parë se dobëson pikërisht Berishën. Por e kundërta është e vërtetë!

Nëse nënkryetari i Partisë dhe i grupit parlamentar vendos të lërë mandatin e deputetit për të drejtuar një bashki, mesazhi që ai dhe partia përçojnë është se PD e ka marrë shumë seriozisht këtë garë. Emrat që kanë dalë deri tani për bashkitë e tjera, sado të rëndësishëm të jenë, nuk kanë aq shumë për të humbur nga zgjedhjet lokale sa Luçiano Boçi. Vërtet Belind Këlliçi mund të lërë mandatin e deputetit nëse fiton kandidimin për Tiranën, vërtet Igli Cara është një kandidaturë potencialisht fituese në Durrës, por për shkak të pozicionit aktual në parti, asnjëri prej tyre nuk mund të krahasohet me Luçianon Boçin. Pse? Sepse nëse Luçiano Boçi humb përballë kandidatit socialist, humbja do të ketë jo vetëm karakter vetjak, por do të “njollosë” në radhë të parë partinë, vetë Berishën dhe gjithë betejën e deritanishme të “Rithemelimit” përballë socialistëve, por edhe përballë fraksionit të PD-së. Ndaj beteja për Elbsanin, në mos qoftë për jetë a vdekje, është absolutisht më interesantja deri tani.

Luçiano Boçi i ka mbaruar “primaret” e veta. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidati më i votuar i opozitës në Elbasan dhe i vetmi kandidat i opozitës që theu herësin (11076 vota), me rreth 2.8 herë më shumë vota se sekretari i atëhershëm i përgjithshëm Gazment Bardhi (3999), me gati dyfishin e votave të Lefter Gështenjës (5023) dhe shumë më tepër se i dyti më i votuar në Elbasan, Dash Sula (7533). Ndaj nëse grupi i Alibeajt vendos të garojë me dikë tjetër në Elbasan, – edhe nëse gjen dikë që të ketë popullaritetin dhe staturën e Luçiano Boçit, – tani që emri i tij doli, çdo emër tjetër më pas do të ishte thjesht vetëvrasje politike për opozitën. Nëse opozita e tëra pa përjashtim rreshtohet përkrah Boçit, Elbasani ka shanse reale të vishet i gjithi blu.

Next Post
Artan Grubi: Nuk është më tabu që kryeministri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar

Artan Grubi: Nuk është më tabu që kryeministri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar

Comments 2

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Endri Xhafo, je Një avokat i mrekullueshëm dhe i paguar mirë, i PD-së,dhe i Luqi Boqit (siç i thotë Mul Noka me Qim Pëjkën).
    Je famoz në paciptësinë tënde, të kësajë mënyre të të bërit këtë lloj avokatie.
    Duke pretenduar të jeni gazetar serioz dhe me pa anëshmëri preferenciale politike, me këto dy tre shkrimet e fundit, duket se e paskeni “ngjyer mirë GISHTIN NË MJALT’-in e parave të pista të korupsionit aktiv dhe pasiv, të të akuzuarve si NON GRATA, nga SHBA, etj, etj.
    Ky fenomen, ju ngarkon edhe me përgjegjësi të paktën morale, mbasi jeni EDHE ju, një nga ata AKTORË që pastroni para të pista,,pra, para të krimit.
    Dheeee…..kjo or ti “mik”, është karakter, gjë që tek ju, nuk ekziston., qënkeni i pa cipë nga errja e syve, kur të “hedhin në tabaka” tufën me lekë të cilat, sipas trurit tënd të vogël, në xhepin tënd, nuk bien erë të keqe.
    Ç’të të them tjetër ?
    Je burrë i keq.

    Reply
  2. Ylli says:
    3 years ago

    Po te cudisni aq shume sa nuk mu d te imagjinohet. Se kuptoj, si ka mundesi qe coni uje vetem ne mullirin e E. Rames me kete analize. Prandaj nuk ka per te humbur kurre se ju ka ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In