• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse LSI i është larguar elektoratit dhe të majtës…

by Ardit Rada
10/09/2020 00:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Qysh prej ditës kur Edi Rama firmosi me Ilir Metën koalicionin në fillim prillin e vitit 2013, asnjë prej socialistëve të bazës, që sot kryeministri u kërkon mendim, nuk ka qenë dakord. Arsyet janë të kuptueshme. Shtatë vite më parë si Gërdeci, ashtu edhe 21 Janari ishin më të freskëta. E gjithë marrëveshja Rama-Meta pavarësisht se u reklamua si një bashkim natyral dhe rikthim i LSI në gjirin e së majtës, në fakt ishte thjesht një përllogaritje matematikore kushtëzuar nga rregullat elektorale të zgjedhjeve 2013. Në votimet e mëpasme u konfirmua se roli i LSI pas një mandati të konsumuar nga Rama si kryeministër, kishte qenë thjeshtë një gangrenë për pushtetin. Aq sa qysh muajt e parë të qeverisjes PS-LSI qarkullonte një anektodë se kur një prift ndërroi jetë në një fshat të Lezhës, u paraqit për ta zëvendësuar një prift me emrin Mustafa. Banorët u habitën për emrin mysliman dhe kur e pyetën se si ka mundësi, Mustafai në fjalë iu përgjigj “Mos më pyesni më shumë. Di që më ka sjellë LSI-ja”.

Karta e partisë së Ilir Metës që valëvitet që prej themelimit, atë se i gjen punë njerëzve të saj, duket se është rikthyer. Monika Kryemadhi që në një garë qesharake ‘meritokracie’ zëvendësoi në krye të LSI Petrit Vasilin, ka dhënë disa emra këtë të mërkurë që do të përbëjnë listën e saj. E ndodhur para ‘gozhdimit’ të gazetarëve në emision, Kryemadhi përmendi edhe një herë ata që quhen ‘kalamaj-deputetë’ si altenrativë e LSI për elektoratin. Edhe pse u shpreh se ata nuk kanë pasur ndonjëherë pushtet, në fakt vjehrrit, prindërit dhe disa prej vetë atyrë kanë mbajtur poste të rëndësishme në dikasteret e qeverisë. Fjala bie si kryetarë të AKEP-it, Sekretar i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (KESH), e të tjerë me radhë pa dashur t’i përmend edhe me emra. Por të ballafaqueshëm.

Por çfarë e shqetëson realisht LSI-në në zgjedhjet e prillit 2021? Në fakt, Kryemadhi e ka kafshuar gjuhën edhe në këtë rast duke u shprehur se ajo kurrë s’ka qenë kundër zgjedhjeve me Edi Ramën kryeministër. Në fakt, ligjëratat e vitit 2017 dhe 2019 si dhe bojkoti i zgjedhjeve tregojnë krejt të kundërtën. Gjithësesi, më tepër se një analizë mbi retorikën e kryetares së LSI, sot lipset një skaner i kësaj partie. Që përveç “Mustafave” që ka sjellë e do të sjellë në pushtet po iu dha sërish mundësia, i është larguar atij elektorati ku pret të marrë votën.

Për shembull: LSI nu kështë më partia ku Ilir Meta vinte shallin partizan në qaf dhe nderonte LANÇ; ku Luan Rama rrihej me Gardën e Republikës tek dera e Varrezave të Dëshmorëve, se pse president Bujar Nishani nuk lejonte veteranët të bënin homazhe për 5 Maj. Sot kjo parti ku nuk ka mbetur asnjë emër prej themelimit veç çiftit Meta, e ka gjetur ‘të majtën’ tek shantazhi ndaj atyre që i quan me gjuhën e PD “oligarkë”. Shumë më larg sinqeritetit të Leninit qe bënte thirrje për shtetëzim dhe gjithnjë e më pranë budallallëkut të Lulzim Bashës që kërkon të vërë gjoba si këmbim të mbështetjes financiare për zgjedhje dhe jo vetëm.

Shtatë muaj para zgjedhjeve, LSI që për rrethana elektorale ka qenë barrë për çdo shumicë, ka detyrimin të deklarohet se në cilën anë qëndron? A e mbështet Monika Kryemadhi faktin që Lulzim Basha bredh natën nga vila në vilë ndërsa ditën u qan hallin nëpër çadra të prekurve nga tërmeti? A e ndau muhabetin me Bashën se kush e kishte turnin atë natë që u prish Teatri Kombëtar? Nëse e kishte Basha radhën, pse nuk e ngriti LSI-ja zërin brenda koalicionit pasi u prek kjo ‘vijë e kuqe’? Po për koronavirusin që nuk e beson dhe shprehet se e kanë gjetur edhe te lëngu i ananasit, pse na nxjerr Petrit Vasilin përditë t’na recitojë kundër spitaleve?

Kur të përgjigjet për këto gjëra banale, që i kanë gatuar vetë, atëherë të na tregojë sesi koncesionet që votoi vet krejt papritur i kanë dalë të paligjshme.

Next Post
Tërmet 7.4 ballë në det, jepet alarmi për cunami në Zelandën e Re

Rikthehen lëkundjet e tokës/ Tërmeti godet Durrësin, epiqendra në detin Adriatik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In