• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse Liqeni i Ujmanit është pika e nxehtë e bisedimeve Kosovë-Serbi

by A R
09/09/2018 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I konsideruar si një nga pasuritë e Kosovës, liqeni i Ujmanit apo Gazivodës, furnizon me ujë më shumë se gjysmën e saj, e jo më kot është shndërruar në njërën prej pikave të nxehta të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Një pjese e liqenit artificial të ndërtuar në vitet 80, shtrihet në Serbi, por serbët e kanë kërkuar gjithmonë edhe pjesën e Kosovës, që është më e madhja, megjithëse ish-funksionarë të lartë të kohës së komunizmit, këmbëngulin se Beogradi nuk ka bërë asnjë investim atje, por gjithçka është realizuar me fonde te buxhetit të Kosovës, e cila kishte asokohe autonomi nga ish-Jugosllavia.

Nga ky buxhet, sipas këtyre zërave, janë paguar edhe tokat e shpronësuara që gjenden në territorin serb. Saktësisht, liqeni i Ujmanit shtrihet në veri-perëndim të vendit, në Komunën me shumice serbe të Zubin Potokut.

Ai është praktikisht më i madhi në vend, me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali i tij prodhon 35 megawatt për orë energji elektrike, ndërsa kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë.

Uji nga ky liqen artificial përdoret për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës.

Në rast thatësire të madhe si e vitit 2014, uji i Ujmanit është përdorur edhe për mbushjen e dy liqeneve pranë Prishtinës, Batllavës dhe Badovcit.

Shumë e konsiderojnë liqenin e përfunduar sot në qendër të vëmendjes si pasurinë më të madhe të kosoves. Vetëm 8 orë mund të punojë Korporata Energjetike e Kosovës pa ujin që merr nga Ujmani, thuhet në shtypin vendas.

Në rast të ndërprerjes së ujit që shërben për sistemet e ftohjes dhe avullimit në termocentralet elektrike, Kosova mund të përballej me një kolaps energjetik.

/b.d

Next Post
Shqipëria përfundon përgatitjet kundër Skocisë, priten ndryshime në formacion

Shqipëria përfundon përgatitjet kundër Skocisë, priten ndryshime në formacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In