• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

by Kreshnik Spahiu
13/04/2025 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtëpitë e shqiptarve dikur gjeje më shumë programet e PD-PS sesa Kuranin apo Biblën.

30 vjet më parë kam njohur një mik në Tiranë, i cili hapi një nga shtypshkronjat e para në Shqipëri. U çudita kur filloi biznesin me shtypshkronjë por brenda pak vitesh e kuotova “nuhatjen” e tij sepse ai u bë milioner.

Në periudha zgjedhjesh ai prodhonte mijëra kopje programesh politike partish. 300.000 kopje Partia Demokratike 300.000 kopje Partia Socialiste dhe kështu me rradhë të gjithë partitë e tjera. Një program partie kishte 200 faqe dhe kishte interes të madh për ti lexuar. Debatet televizive bëheshin me program në dorë nga deputetët apo analistët që referoheshin çdo kapitulli.

Programet printoheshin dhe shpërndaheshin çdo dy vjet në zgjedhje lokale apo në zgjedhje parlamentare. Përveç programeve, partitë politike kishin dhe gazeta e tyre. (RD, Zëri Popullit, Integrimi, Republika etj) Vitet kaluan dhe rrethanat ndryshuan….. Gjatë festave të nëntorit takova rastësisht në Aeroport mikun tim të vjetër i clili ishte themeluesi i shtypshkronjave.

E pash të plakur, të rrudhur dhe të dërmuar nga kriza që kishte kaluar dhe kishte falimentuar. Më tregoi se kishte 15 vite që partitë nuk shtypnin më programe dhe nuk kishin më as gazeta politike partish. E pyeta: Pse kjo situatë……? Më tha: “Nuk i lexon më askush o Kreshnik as programet dhe as gazetat e tyre. Që nga viti 2011 gazetat dhe fletët e programeve filluan të përdoreshin si kausha farash kungulli apo lule dielli.”

U ndava me shokun tim dhe u trishtova jo nga “varfëria” e shokut tim por nga mjerimi i popullit tim, që kishte humbur dekada duke lexuar mashtrimet e partive. Atë ditë e kuptova pse 3 milion shqiptar debatojnë dhe votojnë për surratin e kryetarit. Programet dhe premtimet kishin vite të shkërmoqyra bashkë me lëvozhgat e farave të kungullit. Tashmë kanë ngelur kungujt si alternativë.

Next Post
Kujdes çfarë klikoni! Ekspertët: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

Kujdes çfarë klikoni! Ekspertët: Mesazhet mashtruese dërgohen për të vjedhur të dhënat

Comments 1

  1. L.Xh says:
    11 months ago

    Dikur, në vaktin e pritezotirrezikut, që për një fjalë shkojshe 10 vjet burg, për këtë punën e gazetes, kanë bërë burg dynjaja, sepse letër higjenike, nuk shitej në pazar, kishin vetëm hotelet e kategorisë së parë, dhe kështu, kur duhej të shkonin njerëzia në banjo, fshiheshin me gazetë.
    Dikush, i pa vëmëndshëm, u fshi e mbaroi punë, por tjetri që erdhi më pas, gjeti që parapërdoruesi i banjos, kishte fshire menderen, me foton e shokit En…… dhe me vrap, si spiun vullnetar, raportoi, dhe kështu, për një të dhjerë, dynjaja kanë bërë burg.
    Prandaj, ka patur edhe më keq inderuar Kreshnik.
    Pyet prinderit e tu, se e dinë mirë këtë histori.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In