• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse Kurti zgjodhi pantallonat e shkurtra në vend të të gjatave?!

by Ardit Rada
17/07/2023 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Dilema nëse Albin Kurti e ka vullnetin për t’i sheshuar tensionet që burojnë nga Veriu i Kosovës sa vjen dhe thellohet. Pas refuzimeve të thirrjeve të BE dhe SHBA tashmë të ditura, pasi nuk e priti Edi Ramën në Prishtinë, sot nuk ka pranuar as të vijë në Tiranë. Takimi informal që mbahet në kryeqytet sot do të ishte një mundësi e mirë për Kurtin që të shtrëngonte duart me liderët e rajonit, takime këto që dukeshin tepër të largëta për një kryeministër që është vetëizoluar dhe po tërheq edhe gjithë vendin pas vetes. Mirëpo këtë mundësi Kurti e ka refuzuar sërish me pretendimin se ka “prenotuar” diku tjetër.

Mes kostumit në takimin e Tiranës dhe pantallonave të shkurtra në seminarin e Kretës, kryeministri i Kosovës ka zgjedhur këto të fundit. Më saktë, ai ka refuzuar ftesën për të qenë sot në kryeqytetin e shqiptarëve me pretendimin se do të marrë pjesë në një konferencë në Greqi.

Për ta qartësuar atë çfarë mungon në reagimin e Qeverisë së Kosovës: Albin Kurti merr pjesë sot në Kretë në një takim të organizuar nga Fondacioni “Andreas Papandreu”. Në njoftimin e këtij të fundit sqarohet edhe thelbi: Seminar për Sindromën Ikarus. Vetë Papandreu sqaron se pjesëmarrësit në trajnim do të flasin për pasojat e Covid-19 dhe luftën në Ukrainë. Ndërkohë që alternativa tjetër është: Takim në Tiranë me fqinjët dhe me komisionerin Varhelyi.

Nuk dihet se për çfarë i shërben vetë shtetit të Kosovës “Symi Symposium” i Papandreut që i paguan Albin Kurtit trajnimin në fjalë. Për të njëjtin event, një vit më parë ai është akuzuar nga opozita e Kosovës se ka shpenzuar 45 ditë vizite në Greqi pa asnjë arsye dhe pa asnjë përfitim shtetëror.

Por ndoshta Kurti s’e ka bërë dot shkëputjen si aktivist i shoqërisë civile dhe preferon ende seminaret. Dhe kjo do të shpjegonte shumë në sjelljen e tij si shtetar.

JavaNews

Next Post
Me peshq e ujë shiu, marinari australian dhe qeni i tij mbijetojnë 2 muaj në det

Me peshq e ujë shiu, marinari australian dhe qeni i tij mbijetojnë 2 muaj në det

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Mose u shqetso kaqe shume per Z Albin Kurtin,per pantadhonat e tije ai e dine si do i shkojne me mire.Ti sh gazetare me shume duhet te shqetsohesh per k/hajdutin edvinin qe volli e plackiti shqiptaret e SHqiprine.Ne nji vende si i joni,me nji popull fukara,k/hajduti juaj edvini brelle me avionin 200,ose me shume vende me 7 hajdutat e tije ne ballkan.Nji krim i malle qe shperdoron parate e shqiptarve ne menyren me barbare.A i therret mendjes se me cfare merresh me punet e tjerve,se kshtu te rrrekomandon edvini te shkruash kundra K/ministrit me te mire te ballkanit.Ju shoket e tacit e kompanise se tije,do ta merrni se shpejti ate qe meritoni nga Kosova e Kosovarte.Populli i Kosoves tani me ju urren ju,se po sidheni barbarishte ndaj Kosoves,qe te favorizoni serbine e kriminelit vucic.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In