• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Kosova s’e falënderoi Shqipërinë për rezolutën kundër raportit të Dick Marty-it?

by Java News
24/07/2022 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Raporti i Dick Marty-it është njolla më e madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Ky është një citat i thënë nga të gjithë në Kosovë.

Shqipëria të enjten ka bërë një përpjekje kolosale për të fshirë këtë njollë, por për Kosovën zyrtare (Qeveri, Presidencë, Parlament) nuk është përkthyer në një gjest që meriton falënderim.

Dy krahët politikë në Shqipëri është e vështirë të pajtohen në çkado, por u pajtuan që ta votojnë Rezolutën kundër pretendimeve të raportit të Dick Marty-it se në Kosovë e Shqipëri nga udhëheqësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “u kryen krime dhe trafikim organesh”, por presidentja Vjosa Osmani, tha që “mos prisni përshëndetje speciale”.

Madje, ajo u përkujdes që të tregojë se si kjo Rezolutë në vetvete nuk është se ka ndonjë vlerë, meqë thjesht prezanton vullnet politik.

“Sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë natyrisht se rezolutat shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Por është një parim bazik juridik që thotë se vendimet mund të shfuqizohen vetëm nga organet të cilat i kanë miratuar ato”, pohoi presidentja.

Përkundërse juriste, konstatimi i Osmanit del të jetë, përveç se i pavend, edhe i pasaktë.

Mediat kanë pyetur në Këshillin e Evropës dhe nga atje thonë se Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë raporte vijuese – për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, është thënë në përgjigje të KiE-së.

Kjo është fiks çfarë kërkon edhe Shqipëria me Rezolutën e votuar – “i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues (follow up report)”, për raportin e Marty-it që në vitin 2011 u përkthye edhe në rezolutë nga KiE.

Derisa presidentes iu desh të flas për Rezolutën, pasi në konferencë për media me Presidentin e Shqipërisë, Ilire Meta, në Prishtinë, u pyet nga gazetarët, Kryeministri i Kosovës, nuk foli fare.

Albin Kurti nuk vendosi të shkruajë status në llogaritë e tij në rrjetet sociale për këtë zhvillim. Por, ai as nuk u prononcua në ndonjë media për këtë çështje.

Për më tepër, të nesërmen kishte vizitë zyrtare në Kosovë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, por as në këtë takim Kurti nuk e falënderoi presidentin shqiptar për atë që votoi Shqipëria.

Në komunikatën e lëshuar për media pas takimit, aty tregohet të kenë biseduar për shumë çështje, përveç zhvillimit më të rëndësishme – rezolutën e votuar në parlamentin shqiptar.

Asaj që i është dhënë rëndësi më shumë, përveç falënderimeve të ndërsjella, është dakrodimi që të dy liderët kanë pasur në raport me politikat rajonale – dakordim që Kurti s’e ka me homologun shqiptar, Edi Ramën.

Rezolutën fare nuk e ka përmendur as kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, zyrtari që të paktën duket se është më i interesuar me çfarë ndodhë në Gjykatën Speciale të Kosovës (institucion që u themelua pikërisht bazuar mbi raportin e Marty-it).

Shqipërinë nuk e ka falënderuar as ndonjë ministër i kabinetit qeveritar dhe madje as Ambasada e Kosovës në Shqipëri.

Çfarë përmban rezoluta?

Nga 140 deputetë sa ka Kuvendi i Shqipërisë, 125 votuan pro rezolutës që solli Partia Socialiste. Edhe ata që nuk votuan për, mesin e tyre Sali Berisha, gjatë seancës pohuan se janë që ta votojnë këtë rezolutë, porse kishin pakënaqësi të tjera, të cilat tashmë dihen.

Rezoluta s’ka të bëjë me Gjykatën Speciale e as me ndërhyrje në drejtësi.

Aty përgëzohet Kosova që bashkëpunoi, ashtu siç i kërkonte Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Sigurimit, pa rezerva me EULEX dhe çdo organ tjetër gjyqësor të mandatuar për të kryer hetime vijuese.

Kërkon nga Shqipëria që të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

Dhe, një nga pikat më të rëndësishme, “i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues (follow up report)”.

Pra, meqë raporti i Dick Marty-it në vitin 2011 u shndërrua në Rezolutë dhe mbi bazën e kësaj rezolute filluan hetime, por nuk u gjet gjë nga pretendimet e Marty-it, atëherë Shqipëria kërkon që të rishikohet situata tash pas një dekade dhe në dritën e fakteve të reja.

Në dokument po ashtu shtohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Dick Marty në raport janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.

Për rrjedhojë, ato duhet të cilësohen si të tilla nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

“Për këtë qëllim propozojmë këtë ‘Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri’”

Nëse Shqipëria s’do të mund të lobojë mjaftueshëm për ta orientuar KiE-në drejt rishqyrtimit të kësaj rezolute, të paktën do të rritet vetëdija ndërkombëtare se Gjykata Speciale, që nismën e ka nga një raport për trafikim organesh, nuk po merret fare me këtë pjesë, dhe as aktakuzat e ngritura nuk merren me këtë pikë, por përmbajnë të tjera gjëra.

Këtë përpjekje të Shqipërisë e kanë përgëzuar edhe ekspertët e drejtësisë për Albanian Post, të cilët përveç se e kanë quajtur të vonuar, kanë thënë që përbën një nismë shumë të mirë.

Next Post
Sonda “Tianwen-1” dërgon pamje të satelitit të Marsit

Sonda “Tianwen-1” dërgon pamje të satelitit të Marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In