• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Kosova nuk ka një histori të përbashkët me Shqipërinë?!

by Ben Andoni
06/05/2019 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në kohën e Socializmit shqiptar, në kurrikulat e atëhershme shkollore, Kosova ishte e përfshirë në një seksion të veçantë në Gjeografinë e Shteteve!! Mësohej si një etnitet gjeografik me të gjithë shumëllojshmërinë strukturore të saj, por duke këmbëngulur shumë te burimet e saj të mëdha, parë në frymë shumë ideologjike. Edhe nxënësi më i thjeshtë e kishte të përcaktuar se Kosova është shqiptare dhe është shkëputur nga trualli shqiptar, në kohën e ndarjeve të mëdha që Evropa i bëri Shqipërisë.

Viitet kaluan dhe sot e kësaj dite shqiptarët e këtej kufirit, por mbase dhe kosovarët e andej kufirit nuk e realizojnë dot sesi ndodh që ne nuk kemi një histori të përbashkët dhe gati një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kemi shumë pyetje të hapura. Pse e njohim kaq pak njëri-tjetrin? Sa realisht jemi afër? Ka një veçanti interesante dhe kjo mund t’i ketë rënë shumë njerëzve në sy kur flitet për aspekte të ndryshme të historisë sonë. Personazhet kosovare përmenden shumë larg dhe janë shumë të pakët. Njësoj ndodh dhe në Kosovë dhe mbase atje fenomeni është shumë më tepër prezent: personazhet shqiptare janë shumë sporadikë. Për Shqipërinë dhe personazhet e saj flitet në mënyrë shumë të largët.  Po pse vallë shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës nuk gjenden më shumë bashkë dhe pse nuk reflektohen ndryshimet?!

Shpuza,  një nga historianët shqiptarë e njohur të kësaj periudhe,  përmend si element ndryshimi apo si fillim i mendimit për pavarësinë,  ngjarjet në Shkodër në dekadat e para të shekullit të XIX-të.  Po pse vilajeti kosovar nuk është prezent,  kur lëvizjet dhe kryengritjet atje janë më të forta?  Pse nuk reflektohen në Shqipëri?  Ose si e shtron me të drejtë pyetjen studiuesi i njohur kosovar Mehmet Kraja: Përse,  pra,  asnjë Rilindës me nam nuk e ka origjinën nga kjo zonë,  nga ky vilajet i Perandorisë?  Pse vallë? Ku bashkohet historia jonë  (ne jemi shqiptarë)? Po nëse e kemi një histori të përbashkët,  të kemi kaluar pothuaj në të njëjtën fazë zhvillimi pse nuk kemi gjëra të shumta të përbashkëta? Pse kosovarët janë të padukshëm te Rilindasit?  Pse në Kongresin e Manastirit nuk kishte shqiptarë?  Pse ky vend me mrekulli të shumta,  me ndërtime interesante,  me dinjitarë religjiozë,  ndryshon realisht nga tre vilajetet e tjera ku janë popullsitë shqiptare? Çfarë e mban realisht Kosovën larg Shqipërisë asokohe?  Pse bashkimi që bëjnë gjermanët pothuaj shumë dekada më vonë nuk funksionon si duhet? Pse shqiptarët, në kohën e pushtimit fashist, çojnë shumë mësues në Kosovë? Pse kjo rezistencë e Kosovës të mos shkrihet me Shqipërinë?  Pse Enver Hoxha çon shumë komunistë për të përcjellë luftën?

Por,  ndarja është më e thellë.  Duket se është një ndarje që e kanë krijuar vetë njerëzit.  Me të drejtë,  studiuesi Kraja në librin e tij lidhur me identitetin kosovar,  sjell kryeveprën e Faik Konicës dhe mungesën e trajtimit të Kosovës në konceptin gjeografik në libër,  duke aluduar se mungesa nuk është rastësi.

Ndarja,  e përsërisim,  më e thellë është panjohja dhe më shumë akoma shteti i ri i Kosovës që po bën identitetin e vet. Triumfi në një ndeshje përfaqësuesesh futbolli dhe mënyra sesi u përcoll,  ishte pikëkthesa e parë që Kosova tregoi se ka një identitet shtetëror ndryshe,  por edhe faktin se është në kërkim të identitetit të saj të plotë,  atë që ende nuk e sheh shumë të lidhur me Shqipërinë.  Kjo periudhë e fundit pas pavarësisë,  ka sjellë dhe diferencën e madhe mes nesh,  por edhe shqetësimin që rrjedh në dejet e shumë patriotëve në të dy anët e kufirit: Si do të jetë e ardhmja jonë?  Do tw na afrojë apo do të na bashkojë? Ose më thjeshtë: kur do të shkruajmë një histori të përbashkët dhe pse kemi qenë kaq të ndarë mesveti? (Homo Albanicus)

Next Post
Ruçi, vizitë në Austri! Lopatka: Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave

Ruçi, vizitë në Austri! Lopatka: Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In