• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse Kosova e ka të vështirë ta padisë Serbinë për gjenocid?!

by Java News
13/10/2018 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vlerëson se Kosova ka pak gjasa që ta padisë Serbinë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo sepse, sipas tij, fillimisht Kosova nuk është pjesë e Konventës për gjenocid dhe se lufta e Serbisë ndaj Kosovës nuk llogaritet të ketë ndodhur mes dy shteteve, pasi ajo është zhvilluar brenda ish-Jugosllavisë, që ka qenë një shtet.

“Për Kosovën është problem jashtëzakonisht edhe më i vështirë sesa për Bosnjën për ta akuzuar Serbinë për gjenocid, sepse lufta në Kosovë është zhvilluar brenda një shteti që ndërkombëtarisht është quajtur Serbi dhe Mali i Zi ose Federata e Millosheviçit që është krijuar më 1992 dhe territori i Kosovës deri në ditën kur e kemi shpallur pavarësinë është konsideruar pjesë e atij. Unë aty shoh pak gjasa.

Kosova nuk është pjesë e Konventës së Gjenocidit. Për tu paditur shteti, duhet të jetë palë në Konventë, Kosova nuk është palë”, thotë Hasani. Hasani thotë se as Bosnja dhe Hercegovina pas gjithë tragjedisë që ka përjetuar nuk ka arritur të dëshmojë se aty është kryer gjenocid nga Serbia, pasi vlerëson se është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit.

“Por, shtetin serb boshnjakët nuk kanë arritur që përkundër gjithë asaj tragjedie për ta dëshmuar, sepse është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit dhe përgjegjësia e shtetit për gjenocid në të drejtën ndërkombëtare dhe ‘Padinteri’ e ka thënë që në territorin e Jugosllavisë nuk mund të, përveç gjenocidit si vepër penale që ua kanë veshur funksionarëve e gjeneralëve serbë.

Në rastin e ish-Jugosllavisë, ju e dini Bosnja e ka paditur Jugosllavinë për gjenocid dhe ka humbur. Ajo e ka fituar për Srebrenicë sepse është përgjegjësi penale individuale”, thotë tutje ai. Sipas tij, përgjegjësia e shteteve është problematike, ngase krijimi i tyre është bërë nga shpërbërja e një tërësie, prandaj edhe është e vështirë që të kërkohet përgjegjësi, raporton EO.

“Sa i përket përgjegjësisë së shteteve që janë krijuar nuk mund të bëhet sepse këto shtete janë krijuar si rezultat i luftës së brendshme civile, brenda Jugosllavisë. Jugosllavia duke u shpërbërë janë krijuar shtetet tjera. Kështu që përgjegjësia e shtetit është problematike për secilin, jo vetëm për serbët, por edhe për kroatët.

Fundja, çfarë ka bërë Millosheviçi, në momentin që është ndezur lufta në Bosnje, ai e ka tërhequr ushtrinë e tij. Në momentin që Bosnja është njohur ndërkombëtarisht si shtet, e ka ditur që ka përgjegjësi ndërkombëtare si shtet, i ka tërhequr dhe u ka dhënë lekë, teknikë ushtarake dhe u ka thënë rregulloni uniformat dhe ushtrinë e juaj dhe mbajeni përgjegjësinë vet për veprimet atje. Me këtë ai e ka larguar Serbinë nga përgjegjësia si shtet”, përfundon Hasani, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Tryeza BE-Shqipëri, PD insiston tek votimi elektronik: Adreson rekomandimet e OSBE

Paketa anti-shpifje, Bylykbashi: Ja pse ndërkombëtarët janë kundër Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

October 21, 2026
Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

Dhuna në protestë, Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur! Pranga edhe 33-vjeçarit që dogji Komisariatin nr. 3, ku u plagosën 10 efektivë

October 21, 2026
“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

October 21, 2026
Putin mund të takohet me Trump në Kinë

Putin mund të takohet me Trump në Kinë

October 21, 2026
Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

October 21, 2026
Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

October 21, 2026
Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

October 21, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In