• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse Kosova do vazhdojë te jetë në axhenda?!

by Ben Andoni
19/03/2023 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një arsye të madhe sepse Kosova dhe në të ardhmen do të jetë në axhendat ndërkombëtare dhe kjo lidhet përveçse me pengesat e ngritura të Serbisë, partnerin e bisedimeve, por edhe me konceptin që komunitetet në Ballkan presin vetëm mundësitë, që të krijojnë shqetësime. Në këtë rast, duket se komuniteti serb do të përfitojë nga i gjithë ky proces. Për fatin e saj, Kushtetuta e Kosovës është ndër më të mirat sa i përket qasjes me kartën e autonomive lokale evropiane dhe parimet e saj i ka të integruara në dokumentin bazë të shtetit. Problem ka qenë implementimi i tyre dhe administratat lokale kosovare, që për hir të së vërtetës lenë shumë për të dëshiruar.

Tashmë s’mbetet më asnjë moment, që Kosova të bëjë përsitaje, por i duhet të masë mirë hapin e deritanishëm dhe Kurti të bëjë Mea Culpa për qëndrimet e shkuara, por aman jo të tashmet, për të cilat dakordësimi është me frymën e dokumenteve dhe detyrimeve që kërkohen nga SHBA-ja, aleati më i madh dhe garantuesi më i madh i pavarësisë së saj. Ndërkohë Bashkimit Evropian i duhet të vazhdojë atë që ka bërë në javët e fundit, që veç Vuçiq dhe Kurtit të takohet dhe me aktorët respektivë të opozitës dhe t’u shpjegojë realitetet, në mënyrë që Marrëveshja të konsiderohet si detyrim dhe të përshtasë të gjitha pikat. Dhe, mekanizmat janë që në rastin e Serbisë presioni realizohet përmes përfshirjes në kornizën e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa për Kosovën në Komisionin për Normalizim. Brukseli burokratik e di vërtetë se ku dhemb më shumë: Marrëveshja dhe Aneksi janë futur në kapitullin 35 për Serbinë dhe në Agjendën e Grupit Special të Kosovës për Normalizim, që e përforcojnë ligjshmërinë dhe obligimin për zbatim.

Po pse nuk zënë vend si duhet për serbët në Kosovë, modeli i institucioneve të krijuara në vendin bask apo në ishujt Aland, të cilave sipas kushtetutës spanjolle dhe finlandeze u afrohet përgjegjësi për shumë çështje, referuar një specialisti të njohur siç edh është Martin Klatt, drejtor i Grupit për studimin e minoritetit danezo-gjerman në Qendrën Evropiane për Çështjet e Minoriteteve (ECMI), ku çështjet më të mprehta janë ato të planifikimit urban, politikën mjedisore, mirëqenien sociale dhe çështjet kulturore. Arsyeja është e thjeshtë: liderët serbë lokalë kanë treguar se mund ta shfrytëzojnë çdo gjë, thjesht të jetë kundër integritetit territoral të Kosovës.

Duket se në Ballkanin Perëndimor autonomitë zakonisht kanë nocionin e përgatitjes së shteteve që presin momentin për t’u shpallur si të pavarura dhe që Moska po i shfrytëzon për qëllimet e saj. Në këtë rast, Kosova dhe Serbia po vazhdojnë atë që nisi më 2013 dhe ku të dyja do t’u duhet të plotësojnë “harxhet” e të kaluarës së afërt, e cila vonon por nuk harron dhe për këtë edhe pse nuk përmendet fjala “sanksione“ në Marsin e Ohrit-2023, ato janë përfshirë hidhur në këshillën se mos-implementimi nga ana e palëve do të ketë pasoja për procesin e integrimeve të tyre në BE, por edhe për asistencën financiare të BE-së. Njohësit e të drejtës Ndërkombëtare mëtojnë se firma është formalitet, kurse dakordësia është autenciteti verbal i kësaj marrëveshje, që po përshëndetet nga një numër gjithnjë më i madh shtetesh dhe aktorësh të rëndësishëm ndërkombëtarë, do kthehet në obligim. Megjithëse derisa palët të nisin nga elementët e zbatimit,  Kosovën e pret një udhë edhe më e vështirë për integrimin e saj të plotë. Që do të thotë se Kosova do të mbetet ende në axhenda dhe do të marrë shumë energji brenda vendit dhe ca më shumë jashtë tij. (Javanews)

Next Post
Akuzohet për terrorizëm, SPAK mbyll hetimet për 56-vjeçarin nga Kukësi

SPAK merr akses në 9 databaza të tjera, mes tyre Kadastra, burgjet dhe bankat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
“U ulëm në tavolinë me hajdutin”, Kalaja kundër Berishës: Goditje për demokratët

Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In