• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

by A R
02/05/2026 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa dielli perëndonte gjatë një ceremonie më 26 prill për inaugurimin e një memoriali për trupat e Koresë së Veriut që u vranë në luftën në Ukrainë, “balona të panumërta të bardha përkujtimorë” u lëshuan në qiell nga varret e afër 280 ushtarëve.

Këto varre, që rrethojnë Muzeun Memorial të Arritjeve Luftarake në Operacionet Ushtarake Jashtë Vendit në Phenian, përfaqësojnë vetëm një pjesë të afër 2.000 ushtarëve që inteligjenca e Koresë së Jugut thotë se u vranë gjatë fushatës për të dëbuar forcat ukrainase nga rajoni rus i Kurskut.

Koreja e Veriut më herët kishte nderuar vetëm 101 ushtarë të rënë në fushatën ushtarake në Rusinë perëndimore. As Pheniani dhe as Moska nuk kanë publikuar shifra për viktimat nga fushata në Kursk, përcjell A2.

Naoko Aoki, politologe në institutin RAND, i tha Radios Evropa e Lirë se numri relativisht i vogël i ushtarëve që po nderohen publikisht në Korenë e Veriut ka të ngjarë të jetë nga shtresa më e bindur e një hierarkie të ngurtë shoqërore në shtet.

“Koreja e Veriut ka një sistem klasifikimi shoqëror të quajtur songbun, i cili i kategorizon njerëzit në grupe bazuar në besnikërinë e paraardhësve të tyre ndaj regjimit”, tha për Radion Evropa e Lirë ekspertja për Korenë e Veriut.

“Kjo përcakton qasjen e një personi në gjithçka, nga ushqimi, arsimi dhe puna”, theksoi ajo, duke shtuar: “Mendoj se mund të supozojmë se ata që përkujtohen, si 101 ushtarët e nderuar në një ceremoni gushtin e vitit të kaluar, vijnë nga një klasë që regjimi e konsideron të besueshme”.

Kompleksi i madh memorial është ndërtuar përballë blloqeve të apartamenteve, të cilat mediat shtetërore të Koresë së Veriut pretendojnë se janë ndërtuar për familjet e ushtarëve të vrarë në Rusi.

Midis fundit të vitit 2024 dhe qershorit të vitit 2025, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 14.000-15.000 trupa për të ndihmuar në zmbrapsjen e trupave ukrainase në rajonin rus të Kurskut, teksa po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.

Si Moska ashtu edhe Pheniani fillimisht i mohuan raportimet se koreanoveriorët po luftonin kundër forcave ukrainase, por në prill të vitit 2025, të dy palët e pranuan praninë e trupave aziatike në territorin rus. Që atëherë, Pheniani e ka bërë këtë kapitull një fokus propagandistik brenda shtetit autoritar.

Aoki tha se “duke pasur parasysh numrin e ushtarëve të përfshirë, mbajtja e këtij sekreti do të ishte e vështirë, madje edhe për Korenë e Veriut”.

Aoki tha se vendimi i Phenianit për të përkujtuar në mënyrë luksoze ushtarët e rënë është një mesazh pjesërisht, i drejtuar edhe nga Kremlini. “Veçanërisht për Rusinë, kjo është një kujtesë e radhës se sa shumë ka bërë Koreja e Veriut për këtë vend”.

Në një fjalim gjatë ceremonisë hapëse, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, lavdëroi “një histori të re miqësie midis Koresë dhe Rusisë, të shkruar me gjak”. Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar një letër Kimit, duke e quajtur memorialin e ri “një simbol të veçantë të miqësisë dhe unitetit midis popujve të dy vendeve tona”.

Në këmbim të dërgimit të ushtarëve të saj, besohet se Koreja e Veriut ka marrë para, ushqime dhe ndihmë teknike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së fundi ka deklaruar se mijëra trupa të Koresë së Veriut ende ndodheshin në Rusi deri në muajin shkurt. Vetëm dy koreanoveriorë janë kapur të gjallë nga Kievi, dhe të dy aktualisht mbahen në Ukrainë.

Next Post
VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

BQE: Gati 10 milionë qytetarë votuan për dizajnin e kartëmonedhave të reja euro

September 23, 2026
Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

September 23, 2026
Republika popullore e protestës

Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

September 23, 2026
Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

September 23, 2026
Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

September 23, 2026
Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

September 23, 2026
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re -

Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re –

September 23, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com