• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse KLP e KLGJ heshtin ndaj shantazhit të Berishës ndaj Irena Gjokës?

by Ylli Pata
20/10/2025 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Sali Berisha ka ndërtuar një strategji komunikimi që është në natyrën e tij 35 vjeçare ndaj drejtësisë. Ai sulmon egërsisht çdo gjyqtar apo prokuror që guxon që të hetojë mbi të apo njerëzit e tij, apo gyqtar që ka në dorë një çështje ndaj tij. 

Rasti i Irena Gjokës është ilustrimi më konkret i kësaj strategjie, ku kreu i PD-së, agreson me batare të gjata dhe të pandërprera, një gjyqtare të GJKKO-së, e cila ka trajtuar dhe trajton çështjen penale ndaj tij. Ky akt nuk është gjë tjetër veçse një vepër penale e shkruar e bardha mbi të zezë. Por përveç kësaj është një aggression verbal, që krijon një klimë dhe efekt domino në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë në dorë çështje ndaj ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit. 

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, i cili është organi më i lartë i qeverisjes së gjyqësorit, i cili ka në kompetencë edhe mbrojtjen e të gjithë personelit të drejtësisë. KLGJ ka bërë një mbledhje sot, ku asnjë fjalë nuk ka nxjerrë mbi shantazhin që vijon t’i bëhet nga kreu i PD-së një gjykatëse kundër krimit dhe korrupsionit. 

Njëjtë ndodh edhe me KLP-në, që nuk flet asnjë fjalë për sulmet e egra të Berishës ndaj Altin Dumanit, apo prokurorëve të tjerë që kanë çështje ndaj tij, si Arben Kraja apo të tjerë. 

Kemi parë deklarata jo të ndrojtura të drejtuesve të këtyre dy institucioneve ndaj Edi Ramës, kur kryeministri ka komentuar vendime apo mosveprime të prokurorëve a gjyqtarëve të caktuar. 

Por asnjëherë një qëndrim institucional ndaj këtij shantazhi, që është kthyer në një strategji e caktuar, e cila ka arritur frytet e veta, duke frikësuar anëtarë të institucioneve të drejtësisë. 

Sipas të gjitha gjasave, edhe heshtja e KLGJ dhe KLP nuk ka përgjigje tjetër veçse efekt direkt i strategjisë së Sali Berishës. Pra një frikësim se nëse flasin, sulmi do të thellohet, e do të vijohet siç ndodh me kolegen e tyre. 

Që do të thotë tekstualisht, se këto institucione nuk kanë aq kurajo sat ë krejnë detyrën normalisht. E në këtë rast, institucioni që duhet të marrë në dorë këtë situatë të rëndë, është ai që zgjedh krerët e këtyre institucioneve. Pra Parlamenti i Shqipërisë, përkatësisht Komisioni i Ligjeve, por edhe seanca plenare. 

Kritika ndaj gjyqtarëve, një vendimi, apo edhe ndaj anëtarëve të veçantë të gjyqësorit ndodhin edhe në vende të ndryshme të botës. Por jo rast kur një politikan që është në process gjyqësor të sulmojë e shantazhojë gjyqtarin e çështjes.TemA 

Next Post
Diskutime “kokë më kokë” mes Rubios dhe Lavrov/ Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

Diskutime “kokë më kokë” mes Rubios dhe Lavrov/ Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

Comments 1

  1. leka says:
    4 months ago

    Kur mungon kurajo per te ushtruar detyren kushtetuese zgjidhja eshte doreheqja e antareve re KLP dhe KLGJ . Populli kerkon drejtesi dhe jo reagime vetem per nje pale . Para ligjit te gjithe jemi te barabarte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

February 4, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Rrënimi moral i një sistemi

February 4, 2026
“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

“Jo çdo gjë është e negociueshme”, Bashkimi Europian kundër FIFA-s për rikthimin e Rusisë në futboll

February 4, 2026
Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

February 4, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje plot surpriza artistike mbresëlënëse

February 4, 2026
Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë

February 4, 2026
Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

February 4, 2026
Siguria ushqimore drejt standardeve të BE-së, ministri Salla njofton në KKIE 20 milionë dollarë investime për 7 pika kufitare dhe 130 akte ligjore që do të ndryshojnë brenda 2026-2027

Siguria ushqimore drejt standardeve të BE-së, ministri Salla njofton në KKIE 20 milionë dollarë investime për 7 pika kufitare dhe 130 akte ligjore që do të ndryshojnë brenda 2026-2027

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In