• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse këta mësojnë kaq shpejt emra agjentësh?

by Frrok Çupi
01/02/2023 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Emri i McGonigal nuk ishte edhe aq i lehtë për të ngjitur kaq shpejt. Por u mësua menjëherë, si kënga e Festivalit në fillim. Provo të bësh një copë rrugë në fshatrat e Tiranës dhe do ta kuptosh: Edhe një tip që ndjek dy dhi nëpër shtegun e fshatit, do të të ndalë e të të pyesë: ‘Ore, po si do të shkojë kjo çështja Gonigal?’; harron vetëm parashtesën Mc.

Ka një histori të tërë se si emrat e agjentëve ngjisin më shumë se emrat e shenjtorëve; dhe te cilët. Te njerëzit e racës sonë shqiptare nuk shqiten më kurrë emri i Kim Filbit, emri i Xhevdet Mustafës, personazhe si Pjetër Mustakuqi apo Gjethi i Kuq, Edward Snowden, Sami Amen…

Çfarë ishte, ishte!, por si ndodh sot që emri i agjentit Charles McConigal u bë menjëherë  ‘hit’ për njeriun që flet në foltoren e Kuvendit si dhe për njeriun që ruan pulat në oborrin e vet? Me sa ka gjasa, të  dy pjesët ushqejnë ‘memorien’ e njëri tjetrit, me të njëjtën mënyrë: Po të mos ishte ajo foltore, nuk do të ishte as ‘agjenti’ amerikan që tani është kthyer në stof i rojës së pulave. Charles McConigal është një ish- zyrtar i lartë e FBI, që në pozitën e tij bazike është ‘agjent’. Politika, së shumti politika opozitare, e ka marrë dhe e ka bërë ‘ushqim për pulat’ këtu në Shqipëri.

Pse e ka bërë ‘përdorim për pulat’ emrin e një agjenti me një histori të tërë, me një kontribut të tërë, me një të shkuar të tërë atje në kontinentin e largët ku edhe zogjtë shtegtarë mbërrijnë me zor? E ka bërë ‘për pulat’ sepse qeniet e ngadalta hanë çfarë u jep politika. Dy ish- presidentë, dy ish- kryeministra me ushtritë e tyre shtresore…, funksionojnë për të ngrehur puplat e shtresave të ulëta në një ‘revolucion të dhunshëm’. Ata e dinë se ‘pulat’,  dhe krijesa të tjera të dobëta e ‘thithin’ menjëherë emrin e agjentit, madje e punojnë në kokë si rrezik, e nxjerrin nga koka e ta shtrojnë në bisedë…, dhe më në fund shpresojnë se lideri do t’i shpëtojë ‘pulat nga agjenti’. Madje kjo kategori e ‘të ngadaltëve’ as mundohet të bëjë pyetje ‘çfarë është ky agjent?’, ‘po ky shtet armik çfarë është?’ Një histori e tërë e së shkuarës sonë të izoluar është mbajtur më këmbë duke frikësuar ‘pulat’. Frika u imponua deri në pikën sa nuk kishte bari me radio në dorë që nuk dinte emrin e frikshëm të ‘CIA-s’. Masat njerëzore të dobëta u shtypen me fantazma emrash të vështirë e të largët agjenturash e agjencish. Këtë po bëjnë edhe pas 78 vjetësh dy emra këtu: Ilir Meta dhe Sali Berisha.

A tremben ‘robt’ kurdoherë me emra  të vështirë agjentësh?

Kësaj here këta ia dolën që të lëshojnë një alarm dhe të mbledhin rreth vetes ata që i kishin po rreth vetes. Të gjithë ata që ishin perceptuar si ‘kundër Amerikës që na e bën liderin si hiçgjë, këta u mblodhën rreth liderit të dështuar për t’i dalë zot kundër Amerikës. Ideja për të shpallur armik agjentin amerikan u ngjiz vetëm nga qëllimi për të hedhur baltë mbi Amerikën… Sikur Amerika është vetë agjentja dhe agjenti është vetë Amerika. Sapo dëgjuan emrin e McGonigal dhe emrin e Edi Ramës krijuan lidhjen misterioze se ‘Rama ia tregon Amerikës krimet’. Në njërën anë përdorën emrin ‘misterioz’ nga kontinenti tjetër, në anën tjetër lëshuan fjalë se gjetën armikun e dytë që ‘na ka sulmuar Berishën’. Qytetaria e dobët e ka me vete rrezikun: Kur lideri shpall armik edhe superfuqinë e botës, këta ‘të dobëtit’ e shikojnë veten sundimtar mbi superfuqinë. Por kur lideri shpall ‘vend mik’ edhe  vendin më ‘pa mik’, këta prapë ua mësojnë emrin agjentëve të tyre, por me dashuri. Këtu e urejnë DASH-in, CIA-n dhe tani më shumë FBI-në, por emrin ‘Monika’ e morën nga shteti ‘mik’ ‘Kamboxhi’. Edhe vite të shkuara, 1999, kur në Kosovë luftonin helikopterët amerikanë ‘Apache’, disa fëmijëve ua vunë emrin ‘Apache’, më tregonte gazetari i Reuters, Kurt Schoch.

A përdoren ‘pulat’ për të fluturuar në kontinente të tjerë?

Ideja më e keqe e tiranëve ka qenë dhe mbetet shtrirja e konfliktit përtej ‘jorganit’. Këqyre gjithnjë u rrinë ngushtë hapësirat ku bëjnë krime. Pse shqiptarët e hapnin ditën me ‘çfarë po ndodh në Laos’ në vitet ‘70? Vendi i largët e Azisë Juglindore po përjetonte luftën civile dhe sot e kësaj dite qeveriset nga Komunizmi. Regjimit këtu i konvenonte ‘misteri i dorës së padukshme’, diku larg, pa fund, atje e kishte influencën. Në rastin e agjentit McGonigal Lëvizja anti- amerikane këtu u ndje mirë pse do të shtrinte hapësirat e konfliktit. Atje larg menduan se do të humbte e vërteta dhe se ‘trushpëlarët’ do ta besonin gjithë përrallën. Përralla ngjit kështu: ‘Amerika është vetë e korruptuar’. Dualizmi i të ulëtit se ‘edhe ti je si unë’, ka kohë që përdoret nga ish- presidentët e ‘mallkuar’. Këtë bëjnë me qeverinë këtu, këtë bëjnë me kritikët e tyre në media, këtë po bëjnë edhe me Amerikën. Dje akuzuan ambasadoren e SHBA se ‘je e korruptuar nga McConigal’, ndërsa Britania e Madhe qenka e blerë nga Edi Rama. Apartamenti ‘një dhomë e kuzhinë’ u vjen ngushtë për konflikt, siç shkruan Kadare.

Pas kësaj, këta kanë një ‘ushtri’ që mëson menjëherë emrin e armikut, sidomos kur ky është agjent.

Next Post
“Nuk dua t’i rëndojë fëmijët me pasurinë time! Do të dhuroj 99 përqind të saj”

“Nuk dua t’i rëndojë fëmijët me pasurinë time! Do të dhuroj 99 përqind të saj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

December 22, 2025
Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit

December 22, 2025
Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

December 22, 2025
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

December 22, 2025
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

December 22, 2025
Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

December 22, 2025
PD në protestë para Kryeministrisë! ‘Foltore’ paralele me Kuvendin

“Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef

December 22, 2025
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

December 22, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Adresa ku lindi e ardhmja

December 22, 2025
VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In