• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse kemi prekur fundin?!

by Ilir Yzeiri
08/10/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri/

Shqipëria ka kaluar kohë më të vështira se këto që po kalon tani, e megjithatë ka qenë më dinjitoze. Nëse sheh shtypin apo dokumentet e kohës, shqiptarët kanë jetuar me dinjitet më së shumti dhe nuk shfaqen si qaramanë, grindavecë, sharlatanë, dallkaukë, idiotë dhe gojëndyrë siç shfaqen tani në ligjërimin publik.

Nëse e sheh modelin e shoqërisë shqiptare që paraqitet përmes medies apo përmes narrativës publike, e ke të vështirë të kuptosh se çfarë mendojnë shqiptarët, çfarë muzike ndjekin, çfarë shijesh kanë për artin, çfarë librash lexojnë, si sillen në jetën publike, sa të arsimuar janë, çfarë standardi jetese kanë e kështu me radhë.

Shqipëria e sotme i ka humbur të gjitha parametrat e një vendi normal. Nëse do të shohësh dhe do të analizosh narrativën e kësaj kohe, do të shohësh se heronjtë që mbushin këtë tekst janë kriminelët, hajdutët, trafikantët dhe politikanët që janë transformuar në banda që nuk punojnë për të mbrothësuar vendin e tyre, por që luftojnë për t’u pasuruar e ndeshur me kundërshtarin.

E them me plot gojën dhe me bindje të plotë, se autori i kësaj narrative të pështirë është bërë Sali Berisha. Është e paimagjinueshme sesi një profesor, një mjek, një intelektual, pa përmendur pastaj ofiqet që ka pasur si shtetar i këtij vendi, të transformohet në një njeri të pështirë që merret me të gjitha punët e pista që mund të merret një njeri. Si ka mundësi që ky njeri shpif dhe ndërton histori të ndyra për ata politikanë që nga mosha janë djemtë e tij, sajon historira në fb që nuk janë të denja as për ato forume që nuk kanë asnjë grimë dinjiteti e morali.

Si ka mundësi që ky njeri të transformohet në një plak të lig, llafazan, gojështhurur, shpifës si ato plakat e çmendura që kanë shkallmuar çdo vetëprmbajtje në vetëdije. Paralel me këtë monstër vijnë pastaj edhe llojet e spektakleve e shfaqjeve televizive në të cilat lloj-lloj vanitozësh promovojnë jetën boshe dhe kultin e luksit e të parasë.

Femra që kanë vënë pasuri nga tallvatë apo nga dashnorët trafikantë, meshkuj që nuk dinë se çfarë është puna dhe përunjësia, pushtojnë mendjet e shqiptarëve nga mëngjesi në darkë aq sa të krijohet përshtypja se në këtë vend nuk jetojnë njerëz por kanibalë që janë gati të shqyejnë gjithçka vetëm e vetëm që të pasurohen e t’u mburren të tjerëve me luksin dhe me kokën bosh.

Edhe nëse bëhet ndonjë gjë që e paraqet këtë vend ndryshe, ato ngjarje janë diku në periferi dhe për ato nuk flet askush. Ne nuk e dimë fjala vjen se cili është libri që duhet të lexojmë, cilat janë tekstet që shkruhen dhe që tregojnë kohën ku jetojmë. Ne nuk jemi shoqëri që komunikojmë me njëri tjetrin me tinguj muzike, me fjalën e bukur apo me ide, ne jemi një shoqëri që komunikojmë me njëri-tjetrin me klithma sharjesh, shpifjesh e fyerjesh.

Kalon një vit dhe ne nuk kemi një këngë që ta këndojmë të gjithë që të bëhet hiti ynë, në vend të saj ne kemi histori këngëtaresh që bëhen shkak që të vriten njerëz, ne nuk kemi një libër që të bëhet objekti ynë i diskutimit dhe debatit, në vend të tij ne kemi një manual ku shahet me libër shtëpie kundërshtari politik, ne nuk kemi një film apo një serial ku të projektojmë apo të shohim veten tonë, ne vend të tij kemi filmat horror që na paraqesin ata që kanë zaptuar skenën publike të këtij vendi me një aktor të çmendur si Sali Berisha.

Kurrë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq shumë të fragmentarizuar, të përçarë e të ndarë sa tani. Të gjithë kundër të gjithëve në një vend që nga viti në vit po tkurret e po plaket, shqiptarët po masakrojnë me mesazhe negative fëmijët e tyre, duke harruar se kështu, e ardhmja nuk dihet si mund të jetë.

ma.me

Next Post
Konfirmohet se s’do të ketë kampe refugjatësh në Shqipëri, BE shqyrton mundësi të tjera

Emigrantët/ ANSA: Austria e Danimarka këmbëngulin për hapjen e kampeve në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

December 26, 2025
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

December 26, 2025
VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

December 26, 2025
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

December 26, 2025
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

December 26, 2025
“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com