Kurioziteti im seksual është hapur si një shpellë, ai që më del përpara, bie brenda!” Sikur këto rreshta të ishin shkruar nga një grua çfarëdo në perendim, asgjë nuk do të kishte ndodhur, por autorja e këtyre radhëve, siriania SALVA AL NEIMI vjen nga bota arabe, edhe pse jeton në Paris.
Ndaj dhe libri “Të fshehtat e një gruaje” tronditi lexuesit dhe kritikën botërore për thjeshtësinë me të cilën një femër arabe rrëfen seksualitetin e saj, pa pengesa dhe paragjykime. Një grua në kërkim të lirisë, që nuk i fsheh mendimet e saj, sidomos ato që trondisin njerëzit. Zbavitet kur deklaron në prani të kolegëve se monogamia është kundër natyrës dhe besnikeria një mashtrim. Nuk ka frikë të flasë për hipokrizinë e martesës që shpesh shndërrohet në një çark për gratë, ashtu sikundër nuk ka turp të flase për momentet e saj intime dhe kënaqësine që i kanë falur partnerët.
Romani përbëhet nga tetë tregime të shkurtra, dhe çdonjëri prej tyre sjell pasazhe erotike të kryeveprave të letërsisë arabe. Janë keto pasazhe që i japin autores fuqinë për të shqiptuar me zë të lartë atë që ka mundur veç ta pëshpërijë me zë të ulët. Ndonëse i ndaluar në shumë vende arabe, libri “Të fshehtat e një gruaje” ka arritur të depërtojë përtej mureve të çensurës, duke treguar se letersia, edhe kur shkruhet nga një grua arabe, mund të thyejë shume tabu, edhe atë të seksit, atje ku kënaqesia trupore është ende herezi.Të befason edhe një tjetër fakt! Ky libër që shpreh nevojën për liri të një gruaje arabe, është botuar për herë të parë në vitin 1994 në Egjipt. I përkthyer në mbi 20 gjuhë, së fundi ai vjen edhe në shqip. Po, po në shqip, vendin ku prej njëzet vjeteësh janë thyer shume tabu, me përjashtim të njërës, që në letërsinë shqipe s’kemi një vepër të shkruar nga një femër që të ketë thyer tabunë e seksit.
Tabune e seksit si koncept e kemi thyer heret dhe ne shume forma, por jo ne ate letrare. Kemi jetuar ne nje sistem ku edukimi seksual eshte bere fshehtas, me miqte dhe shoket, dhe adoleshentet shqiptare per breza te tere kane qene uniforme ne padijen e tyre seksuale. Fillimi i viteve 90 ishte elektroshoku qe shkundi shoqerine, duke bere ne pak muaj ate qe ishte ndaluar ne 50 vjet. Liberalizimin seksual te shqiptareve!!! Shqiptaret kane pare filma erotike e pornografike keto 20 vjet, kane shfletuar revista e kane hapur faqe interneti, kane lexuar Markezin De Saad, Henri Milerin, Bukovskin, Anais Nin e Houellebecqun se fundi. Ne Shqiperine ku te thyesh rregullat, normat, tabute, dhe paragjykimet eshte gjeja me e zakonte, sepse jemi te afte te thyejme gjithcka me lehtesi, megjithate dashuria fizike mbetet ende nje tabu ne letersi, qe preket perciptas e ndoshta edhe me frike.
Te parat ishin revistat e tipit “Kunji” qe me fotot e femrave toples mbildhin rrotull tyre dhjetra bleres dhe kureshtare te etur seksi. Te njejtin sukses kishin dhe nje pale shitesish te tjere ne pazarin e ri, aty ku bashke me rrobat e tregut te refugjateve e fruta-perimet e fshatareve, u ofronin shqiptareve te varfer e te papare, letra bixhozi pornografike! Me vjen nder mend se te ftuar te shijonin pa kufizime mollen e ndaluar ishim edhe ne femijet e 8 vjecares Fan Noli, sehirxhinjte me te vegjel ne moshe, por edhe me te privilegjuarit. Spektakli ishte falas!
E kush mund ta harroje Adem Harxhin okulistin e moshuar qe nga syte kaloi tek seksi, teksa ne nje emision te perjavshem televiziv u pergjigjej pyetjeve me natyre seksuale te shqiptareve. Atyre qe ishin te interesuar, por edhe atyre qe zbaviteshin , atyre qe shfrynin, atyre qe ishin te indinjuar e keshtu me radhe sipas moshave,interesit dhe preferencave seksuale.
Por padyshim shpartalluesit e tabuse ishin protagonistet e BIG Brother Albania. Sex live, pa censure audio dhe video, natyrisht e patransmetuar nga 2 kanalet. Per kete natyrshmeri te pasforcuar Olsi dhe Najada kane hyre tashme ne historine televizive shqiptare si dy nder njerezit me pa komplekse.
Sot shqiptaret kane thyer shume tabu! Edhe ate te martesave! 10, 15 e ca me keq 20 vjet me pare nje i- e divorcuar ishte i paparanueshem per moralin shqipar. Nje martese e dyte gjithashtu. Ndersa deri tek e treta askush nuk kishte arritur. Por njerzit VIP te politikes e thyen kete tabu. I pari Fatos Nano qe beri bis, ndersa martesa e trete e kreyetarit Socialist Edi Rama , befasoi per menyren sesi i kapi te papergatitur shqiptaret, por nuk cuditi askend! Eshte Edi! Elektorati shqiptar tek e fundit nuk ka aspak lidhje me zgjedhesit amerikane, qe ndikohen edhe nga pirja e nje cigareje hashashi ne rini, e jo me nga tradhtite bashkeshortore, divorcet , apo rimartesat! Vertet jemi me mendjehapur se amerikanet!!
Keshtu pra, ne Shqiperine tone te hapur, e hera heres te shqyer, njerezit e letrave, me mendjehapurit, por edhe me te emancipuarit e shoqerise ende hezitojne ta kalojne kete prag. Ate te thyerjes se tabuse se seksualitetit ne nje veper letrare. Shkrimtaret tane, por sidomos perkthyesit ende s’kane guxim te shkruajne te plota fjale te cilat konsiderohen te turpshme ose te pista.
Nje fenomen ky krejt I kundert me ligjerimin e perditshem, ku seksi eshte nje instrument I rendesishem I kultures sone te komunikimit. Ne libra apo filma te huaj, ku ligjerimi eshte serish I shpenguar, ndeshim perkthime ku ne vend te fjales, hasim disa pika, ose ndonje fjale tjeter per tjeter ne vend te fjales se denuar nga edukata jone e ngurte. Nje praktike kjo e mbetur nga e kaluara, ku mbizoterues ishin morali i kulluar dhe letersia e realizmit socialist, ndersa per letersi me nuance erotike as qe mund te behej fjale. Ky ves i frenimit, i imponuar nga e kaluara na eshte ngulitu, dhe sot nuk shkruhet letersi erotike e aq me pak pornografike.
Subjektet erotike jane nje zone e pashkelur, edhe pse bota ka mbi 2500 vjet qe merret me to, ne te gjitha format e artit. Letersia e bashkekohore europiane dhe amerikane ka plot autore qe seksin nuk e quajne me nje tabu. Perkundrazi, e kane nje mjet te fuqishem ne artin e tyre. Philip Roth e Susan Minot jane 2 emra qe kane nderthurur suksesshem e pa vulgaritet seksin ne letersine e tyre elitare.
Per hir te se vertetes, ka nje autor shqiptar qe ka shkaktuar debate, e po te doni, edhe qe ka thyer tabu me letersine e tij. Nje lexuesi i kujdesshem nuk ka se si te harroje librin e Aurel Plasarit Letersia dhe muret, i cili ne vitin 1992 tronditi njerezit e pamesuar me leximin e letersise erotike. Por Plasari nuk u ndal ketu. Ishte viti 2001 kur ai botoi “10 ditet qe nuk tronditen boten”, nje liber me shume skena erotike mes nje 40 vjecari me nje 16 vjecare, me marredhenie dyshe, treshe, insinuime per masturbim e incest. Plasari theu tabune e librave me goca te ndershme e cuna te virtytshem i bindur se shqiptaret e kishin arritu pjekurine per te menduar seksualisht.
Ne 1998 revista letrare Mehr Licht i kushtoi nje numer special letersise erotike, me bindjen se edhe kjo lloj letersie ka vlerat e veta dhe meriton te njihet. Ato pak tregime te disa autoreve shqiptare ishin dicka perballe asgjese. Vite me vone, gjejme ne veprat e Agron Tufes, Teodor Kekos apo Fatos Kongolit ngjyrime seksuale, te cilat nuk kane per qellim te thyejne tabu, por vijne natyrshem gjate procesit te rrefimit.
Dhe se fundi dua tu kujtoj lexuesve se ka vetem pak kohe qe eshte ribotuar( botimi I pare 2004 ) fjalori i pare erotik i gjuhes shqipe, nga perkthyesi I njohur Edmond Tupja. I bindur se ky fjalor, do te skandalizonte shume njerez ende me mendesi te vjetra, profesor Tupja, nuk nguroi ta botonte kete veper te paren ne llojin e vet, madje edhe ta mediatizonte kete ngjarje, sa gjuhesore aq edhe sociale.
Ky liberth ne format xhepi, ishte nje pergjigje ndaj gjuhetareve te cilet, pa te drejte ne drejtesine e tyre, teksa ribotuan Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, nuk paten guxim te fusin fjalet e ashtequajtura te pista. Keto fjale duam apo s’duam ne ekzistojne ne gjuhen shqipe, sikunder ne cdo gjuhe tjeter te botes, ndaj dhe te habit fakti se ende nuk jane zhveshur nga paragjykimet. Ne faqet e fundit te Fjalorit Profesor Edmond Tupja ka shtuar per kenaqesine e lexuesve te tij edhe nje cikel poezish te mirefillta erotike. Perballe guximit te sirianes Salwa Al Neimi per te thyer tabu, keto poezi jane nje ngushellim i permbajtur, se ne Shqiperi trimeria u takon vetem burrave!!!! (Revista Anabel)