• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Pse këmbëngul qeveria ta kalojë ligjin për median online?

by A R
31/08/2020 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga L. P.

Institucionet më të larta europiane dhe organizatat ndërkombëtare kanë shprehur kritikat e tyre ndaj Shqipërisë sa i përket lirisë së mediave. “Reporterët pa Kufij” e renditën Shqipërinë në raportin e vitit 2020 dy pozicione më poshtë se në raportin e mëparshëm për arsye të ndryshme, por sidomos për shkak të “Paketës Antishpifje”. Në raportin vjetor të Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës Dunja Mijatoviç, Shqipëria gjithashtu u kritikua për këtë paketë legjislative, që sipas Komisioneres censuron lirinë e mediave. Raporti i publikuar nga Këshilli i Europës “Platforma për Sigurinë e Gazetarëve”, për herë të parë i ka kushtuar një kapitull special vendit tonë. Patjetër që kjo nuk është një shenjë e mirë, por është bërë për të adresuar në mënyrë të veçuar probleme të ndjeshme, si një këmbanë alarmi.

Dy projektligjet për kontrollin administrativ të medias online, të njohura si “Paketa Antishpifje”, u miratuan në seancën e fundit parlamentare për vitin 2019, pavarësisht gjithë kundërshtimeve edhe nga ndërkombëtarët, por u rikthyen në Kuvend si ligje antikushtetuese nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Komisioni Europian qartë është shprehur se projektligjet për median nuk janë në përputhje me rekomandimet e BE-së. Nga ana tjetër, Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e dërgoi projektligjin në Komisionin Europian për Demokraci përmes Ligjit, që njihet gjerësisht si Komisioni i Venecias.

Në muajin Qershor, u bë publik draft-opinioni i Komisionit të Venecias për Paketën Antishpifje. Mes disa përfundimeve të arritura, dy ishin thelbësore:

Fillimisht, Komisioni i Venecias thekson se ky ligj i jep Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Komisionit të Ankesave fuqi të mëdha administrative për median “online” dhe këto fuqi nuk mund t’iu besohen këtyre organeve, pa siguruar më parë se janë mjaftueshëm të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha mediatike ose interesat e korporatave të lidhura me politikën.

Gjithashtu, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin vetërregullimin e medias, duke sugjeruar krijimin e një enti rregullator efikas që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e medias dhe që është i aftë për sigurimin e një sistemi efektiv dhe të respektuar të llogaridhënies në fushën e mediave online.

Shqetësime të tjera të shprehura në draft-opinionin e Komisionit të Venecias lidhen me gjobat jo proporcionale që hyjnë në fuqi menjëherë, e që mund të çojnë drejt vetëcensurimit dhe degradimit të debatit politik. Gjithashtu theksohet se mjetet ligjore të prezantuara në draft ligjet për rregullimin e mediave online mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë për lirinë e shprehjes në vendin tonë.

Komisioni i Venecias nënvizon se ka nevojë për rishikim edhe në mënyrën se si përzgjidhën anëtarët e AMA-s dhe Komisionit të Ankesave për të pasur sigurinë se këto institucione përbëhen nga individë të kualifikuar dhe që e përfaqësojnë komunitetin e medias dhe gëzojnë autonomi të besueshme nga qeveritë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh me anë të një postimi në Twitter se “pa humbur kohë do adresohen në Kuvend sugjerimet e vyera të Komisionit të Venecias, dhe do të garantohet me ligj e drejta e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga shpifja, si dhe detyrimi i çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”.

Sekretarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka Ferhati na sqaroi se “është ngritur një grup pune në Kuvend me deputetë nga dy Komisionet (i Ligjeve dhe i Medias) dhe përfaqësues nga institucionet shtetërore për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias në riformulimin e neneve të draftligjit. Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandime konkrete për çfarë duhet riparë, që të evitohen paqartësitë dhe përshtypjet e krijuara se ligji frenon liritë. Do shihen edhe garancitë procedurale dhe formulat e zgjedhjes se AMA dhe KA, etj sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Drafti i rishikuar do të ndahet për mendim te ekspertët/ zyrat e KiE, OSBE dhe BE, si dhe mediave, OJF-ve dhe grupeve të interesit. Në shtator mendimet e ardhura nga konsultimi do shihen për t’u adresuar nëse çmohen drejtë. Pas përfundimit të këtij procesi në shtator, versioni mund të jetë gati për t’u shqyrtuar në komisione dhe seancë plenare. Pra s’ka ngut. Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen pikë për pikë”.

Pikë për pikë?! A do t’i hapet rrugë vetërregullimit të medias? Nëse Komisioni i Venecias e shtron si zgjidhje efektive vetwrregullimin, pse këmbëngul qeveria ta kalojë ligjin?

Next Post
Zig-zagu i testeve dhe rregullave të karantinës, problemi me të cilin po ndeshet Gjermania

Italia nxjerr raportin: Ja kur COVID-19 është më vdekjeprurës dhe këshilla për mjekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com