• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse kanë frikë nga PD-ja të zbresin në bazë?!

by Ben Andoni
12/10/2025 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pas kandidaturës që do të mbështetet nga ana e PD-së të aktorit Binaj si mëtonjës i vendit të kryebashkiakut të Tiranës edhe kandidaturat e tjera në rrethe duken zhgënjyese. Jo sepse ata nuk e duan ndryshimin, jo se nuk i duan qytetet e tyre, por staturat për të marrë këto detyra duhet të kishin mentalitet dhe mendësi ndryshimi. Të paktën baza e ka larg këtë ndjesi. Këtë mund ta provoj çdokush nga PD po t’i kontaktoj gjerësisht dhe të ulet me ta.

Në pak ditët që kanë mbetur nga zgjedhjet e pjesshme, ndryshimi vërtetë nuk është aq shumë i mundshëm, por mentaliteti po. Kjo po i kërkohet PD-së, prej javësh, muajsh, vitesh. Por ndryshimi nuk po ndodh. Dhe, kandidaturat e tyre nuk ngjallin. Njerëzit e PD-së, aristokracia (kështu janë bërë ata që rrinë vetëm afër selisë dhe tjerrin biseda pa sens, pa ide dhe mbi të gjitha pa impenjimin e ndryshimit) janë periferikë për njerëzit që mezi mbijetojnë dhe po përpiqen deri në fashat moshore më të mëdha për të ikur nga vendi. Pjesa më e madhe e shqiptarëve jo thjesht po humbim shpresën, por edhe aftësinë për të perceptuar ndonjë ndryshim…qoftë dhe nga kahet e tyre politike. Nga qeveria që vepron me shumë efikasitet me sistemin e patronazhistëve dhe përdorimin e çdo gjëje për fitores për zgjedhje (por tek e fundit nuk është ky qëllimi i çdo partie!), ndërsa PD e qendrës me një qetësi apostolike dhe mungesë reale përpjekjesh për ndryshimin. Baza e ka humbur çdo ndjesi të PD-së ose aristokracisë së saj, sepse këta të fundit e njohin gjithnjë e më pak bazën, njerëzit e saj të spikatur në terren, por më shumë se çdo gjë tjetër mendësinë. Ky është problemi i vërtetë i PD-së dhe jo akrobacitë që bëhen sot për emrat. Përderisa qendra nuk bën asnjë analizë, përderisa nuk i bën më përshtypje humbja, PD-ja nuk ka se çfarë të thotë më bazës. Njerëzit e saj kanë kohë që i janë larguar të vërtetës, ndaj ulja në bazë është “e panevojshme” për ta!! Kjo është fatkeqësia më e madhe sot për PD-në. Dhe, realisht nuk është e vogël. Përvoja botërore sjell shumë perceptime dhe gjykime por ka qenë shumë domethënëse ajo që shprehte me mllef për politikën kryeministri britanik Disraeli në kohën e vet në shekullin XIX, kur vendi i tij ishte superfuqia më e madhe e botës: “Nuk gjendet akt tradhtie apo ligësie që një parti politike nuk është e aftë ta bëjë; sepse në politikë nuk ka nder”. Po pse është vallë kjo situatë kështu kudo dhe jo vetëm në vendin e tij por edhe në vendet me përvojë demokracie kaq të vogël sa tonën?! Kjo mbetet një pyetje retorike sepse pas vitet ’90 na kanë treguar se aristokracia partiake nuk zbret më në terren dhe më shumë se kaq merren me kotësinë e tyre…që është banale dhe cinike. Por në rastin e PD-së ky menefregizëm bjerraditës tashmë është kthyer në dhimbje. (Javanews)

Next Post
Rama: I hapim rrugë Universitetit të Sporteve të Real Madridit në Vlorë

Rama: I hapim rrugë Universitetit të Sporteve të Real Madridit në Vlorë

TË FUNDIT

Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

October 3, 2026
Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

October 3, 2026
Izraeli vijon bombardimet në Gaza, të paktën 5 të vrarë nga sulmet e IDF-së

Izraeli vijon bombardimet në Gaza, të paktën 5 të vrarë nga sulmet e IDF-së

October 3, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

October 3, 2026
Deklarata befasuese e kandidatit të vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë!

Deklarata befasuese e kandidatit të vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë!

October 3, 2026
“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

October 3, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com