• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse kallashnikovi është arma e xhihadistëve dhe roli i Shqipërisë

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitet e para pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, brezat me eksploziv, automjetet­bomba dhe ato artizanale ishin arsenali kryesor i xhihadistëve. Por ndërkohë që në vitin 2015 pati një seri sulmesh terroriste, që nga “Charlie Hebdo”, resorti turistik në Tunizi, Kopenhagen dhe Paris, arma kryesore për të marrë jetë ka qenë AK­-47 ose Kallashnikovi.

Përgjatë të gjithë Europës, sulmet terroriste më së shumti janë bërë me Kallashnikov këtë vit. Më 13 nëntor, gjatë sulmeve terroriste në Paris, bombat vranë shumë pak njerëz, ndërsa Kallashnikovët morën më shumë jetë. E njëjta gjë ndodhi edhe me sulmet terroriste në Tunizi dhe ato në Qendrën Tregtare të Nairobit në Kenia. Kjo armë është përhapur prej vitesh në të gjithë vendet ku ka konflikte.

Por u desh që të ndodhnin sulmet terroriste në Paris, që Europa të niste të diskutonte mbi këtë problem. Tashmë, ligjvënësit në të gjithë Europën po kërkojnë të zbulojnë disa të vërteta. Nga vijnë të gjithë këta kallashnikovë? Cilët janë ata që bëjnë pazaret për shitjet e tyre? Dhe pse këto armë po bëhen kaq “popullore”?

Lidhja me Ballkanin

Një pjesë e vogël e përgjigjes mund të gjendet në Ballkan. Më saktësisht mes maleve të Malit të Zi. Në një shtëpizë, Zeljko Vucelic jeton në kushte të vështira. Shtëpia e tij ka mure me egrasi, nuk ka tapet dhe në të gjendet vetëm një televizor, një sobë dhe frigorifer. Ai jeton bashkë me të vëllanë dhe janë dy djemtë e vetëm të një familjeje pa pasardhës. Vëllai i tij, Vlatko përpiqet të nxjerrë ndonjë të ardhur në tymnajën e tregut ilegal të armëve.

Më 11 nëntor të këtij viti, vëllai i Zeljkos, Vlatko Vucelic u ndalua në një autostradë të Gjermanisë me një arsenal armësh. Një pistoletë, dy granatë dhe 200 gramë eksploziv iu gjetën në trup. Ndërsa në mjet kishte 8 kallashnikovë. Policia nuk e mori Vlatkon si të dyshuar për lidhje me terroristët, por dihet se ai është vetëm një peshk i vogël në oqeanin e madh të tregtisë së armëve që qarkullon 320 milionë dollarë në vit. Rruga e tregtimit të armëve kalon nga Ballkani, drejt Sllovenisë dhe Austrisë, më pas gërshetohet në Gjermaninë Jugore. Vetë Vlatko i shiste armët në Paris duke ndjekur këtë rrugë.

Origjina

Kur policia përdor fjalën kallashnikov për armët që sekuestron, e ka fjalën për një markë legjendare e cila tashmë mund të prodhohet kudo. E dizajnuar nga gjenerali sovjetik Mikhail Kallashnikov, modeli i parë i AK­47 u përdor për herë të parë në shërbimin ushtarak sovjetik në vitin 1948. Sot për sot, këto armë prodhohen me licencë në 30 vende të ndryshme të botës, me Kinën që udhëheq këtë prodhim.

Por edhe armët që prodhohen brenda kuadrit ligjor mund të bien pre e kontrabandës. Kina eksporton pjesën më të madhe të këtyre armëve në shtetet afrikane. Këto armë përfundojnë në tregun e zi për dy arsye kryesore. Së pari, janë vetë ushtarët e këtyre vendeve që paguhen shumë pak dhe gjejnë mënyra për t’i shitur në tregun e zi dhe së dyti, këto vende furnizojnë rebelë të vendeve fqinje.

Një raport i OKB­së ka zbuluar se armët libiane pas rrëzimit të Gadafit janë shitur në tregun e zi duke kaluar në 14 shtete të ndryshme. Këto armë kanë qenë të destinuara për tregun europian. Ndërkohë që prodhimi i kallashnikovëve shkon në 1 milionë të tillë në një vit, ka ende shumë prej tyre që janë zhdukur nga Ballkani Perëndimor dhe vendet ish­sovjetike. Vetëm gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri u zhdukën rreth 750 mijë kallashnikovë nga depot e ushtrisë.

Pjesa më e madhe e tyre përfunduan në tregun e zi. Ekspertët thonë se është mjaft e lehtë t’i përdorësh këto armë, aq sa në disa vende, janë parë gjatë konflikteve edhe fëmijë që i përdorin. Edhe në Serbi, janë zhdukur mbi 900 mijë kallashnikovë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me depot ushtarake në Ukrainë, Bjellorusi dhe vendet e tjera ish­sovjetike. Një analizë e imtësishme e armëve të përdorura në sulmet e Parisit nxori në dritë se ato vinin nga vendet e Ballkanit Perëndimor. /“The Guardian”-Panorama

Next Post

Tiranë/ Zjarr në një banesë, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In