• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse kafeja redukton rrezikun nga diabeti

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët kanë dëshmuar që pirja e kafesë mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i diabetit. Megjithatë nuk e kanë ditur arsyen e saktë, por shkencëtarët kinezë e kanë gjetur më në fund, transmeton koha.net.

“Kemi zbuluar tri komponimet kryesore në kafe që shpjegojnë arsyen e rrezikut më të vogël të krijimit të diabetit”, transmeton ËebMD deklaratën e hulumtuesit dr. sc. Kun Huang.

Diabeti i tipit 2 është tipi më i shpeshtë i diabetit. Tek ata që e kanë, trupi nuk ka insulinë të mjaftueshme, e cila ka rëndësi kyçe që glukoza të përpunohet dhe të arrijë tek qelizat të cilave u shërben si burim i energjisë.

Shkencëtarët besojnë që ekstraktet e kafes – kafeina, acidi kafeik dhe acidi klorogjen reduktojnë rrezikun nga krijimi i diabetit.

Këto komponime mbrojnë qelizat e pankreasit. Këto tri komponime bllokojnë zhvillimin e proteinës toksike, për shkencëtarët e njohur si hIAPP, e cila lidhet me rrezikun e rritur nga zhvillimi i diabetit, sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundjet e pankreasit.

Shkencëtarët pohojnë që kafja pa kafeinë mund të ketë efekt më të mirë te parandalimi i krijimit të diabetit, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2, transmeton koha.net.

“Në kafen pa kafeinë, acidi i kafeinës dhe klorogjenit vijnë në përqindje edhe më të madhe, derisa shkalla e kafeinës reduktohet në masë të madhe, ka shtuar dr. sc. Huang.

Diabeti 2 shpesh është i lidhur me trashjen, çka do të thotë që mund të kontrollohet me ushtrimet dhe ushqimin e shëndetshëm.

Joe Vinson ka deklaruar për WebMD që “e dimë që kafeja redukton rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2 dhe këta përbërës janë ndoshta vetëm një nga mënyrat me ndihmën e të cilave kafja e bën këtë”.

“Megjithatë, koncentrimi i kompozimeve të kafes që përdoren në hulumtim është shumë më i madh nga koncentrimi i kompozimeve që do të futeshin në organizëm me konsumimin tipik të kafes”, ka shtuar Vinson.

Ka shumë masa për të reduktuar rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2, shëtitja e përditshme prej 30 minutash do të ndihmojë, ndërsa disa filxhanë kafe në ditë me siguri nuk do të dëmtojnë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Prokuroria kosovare kërkon dënim të rëndë për kolegen e tyre

Prokuroria kosovare kërkon dënim të rëndë për kolegen e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In