• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka zgjedhur të jetë së fundi “nip Kosove” Lulzim Basha?

by Artur Ajazi
17/11/2020 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim Basha, asnjëherë përgjatë gjithë viteve që merr pjesë aktive në politikë apo qeverisje në Partinë Demokratike, nuk e kishte menduar se do të vinte dita që ai, të mbrohej me qenien e tij “nip Kosove”. Askush nuk e dinte se ai, kryetari i opozitës, njeriu i “shkolluar” në Hollandë, njeriu që sa ishte ministër në qeverisjesn e Berishës u damkos për Rrugën e Kombit, njeriu që rrënoi Partinë Demokratike dhe opozitën, së fundi do të mbrohej pas të qenurit “nip Kosove”. Asgjëkundi nuk hyn kjo përgjigje e vonuar, asgjëkundi nuk i duhet shqiptarëve, nëse ai është “nip Kosove apo nip Gjakove”. Kjo pasi e rëndësishme është se, ai akuzohet nga kosovarët, për makinacione dhe afera të tjera, që kanë dëmtuar rëndë çështjen e Kosovës, apo dhe UÇK-së. Kjo është e rëndësishme, kjo është çështja që Lulzimi i Berishës, duhet të zgjidhë me shqiptarët, kosovarët dhe Hagën. Nuk mund të fshihesh si dikur “jam nipi Pali Miskës, apo nipi Hekuran Isait”, as nuk mund të fshihesh se “jam nga Vlora apo Gjirokastra”. Asnjëherë më shumë se sot, Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, nuk ka qenë më e damkosur se kaq, edhe pse sharlatanë,mjeranë, mashtrues dhe sahanëlëpirës mundohen të shpëtojnë “të mirin Luli”. Nuk është nevoja të dalin në medie dhe portale, njerës pa identitet dhe dinjitet, njerës që janë damkosur si “paçavure” gjatë gjithë jetës së tyre, ti dalin në mbrojtje Lulzimit të Berishës, njeriut të zgjedhur me kaq “kujdes” nga ai që për afro 30 vjet e shkatërroi partinë e vlerave  dhe idealeve të studentëve të Dhjetorit ’90. Por së fundi, meseleja me kasetën e kasaphanës së Zharrit, zbulimi i bujshëm i një kosovari që ka humbur familjarët e tij gjatë luftimeve me serbët, e ka ndryshuar rrjedhën e gjërave. Lulzim Basha, nuk mund të merret më, as me “korrupsionin dhe pandeminë” dhe as me thirrjet ndaj shqiptarëve “për të rrëzuar Edi Ramën”. Ai ka një problem të madh me vehten, kosovarët, UÇK-në, dhe strukturat e drejtësisë europiane, e cila përbën dhe kredon morale të tij, si kusht për të qëndruar ose larguar nga politika. Por mendoj se, Lulzim Basha nuk ka kurajon të flasë, të replikojë, dhe të dëshmojë para shqiptarëve se, përse akuzohet pikërisht ai nga shtetasi kosovar për kasetën e filmuar nga masakra, përse nuk përballet me të vërtetën e hidhur, dhe të deklarojë hapur se “po kam bashkëpunuar me serbët, por isha i detyruar”, ose të japë versionin e tij mbi gjithçka ka ndodhur. Nuk të shpëtojnë të “mbyturit” Lulzim, nuk të “pastrojnë” të ndyrët Lulzim, pasi ata janë kapur pas teje për të zbardhur “njollat” e tyre, dhe jo  damkën tënde. Gjithsesi, një gjë e mësuan nga Lulzim Basha shqiptarët, se ai qenkësh “nip Kosove, dhe se ai “nuk do ta tradhëtonte kurrë amanetin e  të parëve”. Por kjo në fakt, nuk ngre “peshë” në barrën e madhe të cilën kosovarët i kanë varur Lulzimit së fundi, lidhur me një sekret të madh, që edhe pse ka 21 vite që “ndrydhet”, sërish duhet të dalë siç ka ndodhur. Mund të jesh “nip Kosove” Lulzim, ashtu siç mund të jesh edhe “nip Dibre apo Skrapari”, por kjo nuk ndryshon asgjë lidhur me bëmat dhe mëkatet e seicilit. Rëndësi ka kombi Lulzim, jo partia apo karriera tënde në skenën e çjerrë të politikës, nga ku ti hyre, dhe nuk pranon të dalësh.

Next Post
VIDEO/ S’mbanin maskën, gjobiten 592 qytetarë. Masë administrative edhe ndaj atyre që thyen karantinën

VIDEO/ S'mbanin maskën, gjobiten 592 qytetarë. Masë administrative edhe ndaj atyre që thyen karantinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

July 4, 2026
“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Arrestohet 70-vjeçari në Has, kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

July 4, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

July 4, 2026
Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

July 4, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Protestat shenjë demokracie”, Rama për BBC: PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In