• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka shpresë nga Ukraina?!

by Sandër Lleshaj
27/02/2022 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sandër Lleshi

Clausewitz na mëson se në luftë ka përherë një „pikë kulminacioni“. Fuqia e palës që sulmon është në maksimumin e saj në çastin e fillimit të luftës. Por sapo lufta fillon, fuqia e saj fillon të konsumohet. Trupat largohen nga bazat e mbështetjes, ato përballen me terren armiqësor të panjohur, përballen me zjarrin e palës mbrojtëse, lodhen, zhgënjehen, demotivohen… Fuqia e sulmuesit ndjek një kurbë në rënie.

Krejt ndryshe ndodh me palën mbrojtëse, Në fillim fuqia e saj është në minimum. Por me kalimin e kohës, trupat mbrojtëse ftillohen, efekti i befasisë humbet, idetë dhe forcat e armikut fillojnë të bëhen më të qarta, misteret e propagandës armike fillojnë të zbardhen, forcat tërhiqen, por edhe afrohen kështu tek bazat e mbështetjes së tyre… Me pak fjalë: kurba e fuqisë së palës mbrojtëse vjen duke u rritur.

Kurbat e fuqisë së palëve ndjekin tendenca të kundërta, deri sa ato takohen në „pikën e kulminacionit“. Pas kësaj fuqia e palës mbrojtëse e tejkalon atë të palës sulmuese, e cila shkon me shpjetësi drejt humbjes.

Kjo ligjësi e luftës e formuluar nga Clausewitz, duket se po gjen konfirmim edhe në Ukrainë.

Fuqia e trupave ruse po bie me atë ritëm që po rritet fuqia e trupave ukrainase. Rezistenca e ushtrisë, mobilizimi i përgjithshëm popullor, mbështetja në rritje e botës dhe mbi të gjitha qëndrimi i Presidentit Zelenskyy në krye të vendit të tij janë shenja për shpresë në Ukrainë.

Unë besoj se, nëse burrat e Ukrainës do t’i mbajnë armët në dorë, nëse bota e lirë do të vijojë të mbështesë pa rezerva rezistencën e Ukrainës dhe nëse Presidenti Zelenskyy do të vijojë t’i qëndrojë destinimit të tij për të qenë ose heroi ose martiri i Ukrainës dhe i Botës së Lirë, „pika e kulminacionit“ do të arrihet shpejt dhe pas saj dështimi i Putinit do të jetë i garantuar.

Sot të gjithë njerzit që duan lirinë e tyre duhet të luten për fitoren e Ukrainës.

Next Post
Horoskopi javor për periudhën nga 3 deri ne 10 janar

Ja si do të sillen shenjat për këtë javë! (28 Shkurt deri më 6 Mars)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com