• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse ka rënë nataliteti në Kosovë

by Java News
03/03/2018 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i lindjeve në Kosovë në shtatë vitet e fundit ka shënuar rënie për më shumë se 10 mijë lindje më pak. Ndërsa faktorët kryesorë të rënies së natalitetit në Kosovë, konsiderohen kushtet e vështira ekonomike, Ligji i lehonisë, planifikimi familjar si dhe emancipimi i femrës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2010 janë regjistruar gjithsej 33,966 lindje, kurse në vitin 2016 janë evidentuar 23,494 lindje. Kurse, vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2016 janë regjistruar 10,139 lindje, ndërsa për vitin 2017  janë regjistruar 10,161, kurse në dy muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar rreth 1,442 lindje. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Myrvete Paçarada rënien e natalitetit në Kosovë e arsyeton me faktin se femrat në Kosovë po i përkushton më shumë karrierës. Ajo ligjin e lehonisë në Kosovë dhe planifikimin familjar i sheh si faktorë që po ndikojnë në rënieve e natalitetit në vend.

Sipas saj, rënia e lindjeve mund të merret edhe si trend pozitiv nëse është e planifikuar.

“Në një mënyrë edhe rënia e numrit mund të merret edhe si trend pozitiv nëse është e planifikuar, nëse kemi këtë ngritje intelektuale të vajzat tona, por në mënyrën tjetër Kosova kurrë nuk ka mjaftë fëmijë, ne kemi nevojë për fëmijë dhe iu apeloj të rinjve që të lindin sa më tepër fëmijë“, tha ai. Ajo shtoi se pushimi i lehonisë i cili i jep të drejtë nënave që të pushojnë 12 muaj stimulon nënat që të lindin më shumë se një fëmijë.

Ndërsa, sipas sociologut Besim Gollopeni faktorët që kanë ndikuar në rënien e lindjeve në Kosovë janë migrimet, emancipimi i femrës, planifikimi familjar, kushtet e vështira sociale e ekonomike në Kosovë.

“Përveç shkaktarëve të lëvizjeve mekanike apo migrimeve të brendshme apo të jashtme të popullsisë, veçanërisht ato të jashtme. Natyrisht që kemi edhe aspekte tjera socio ekonomike, kulturore gjë që kemi të bëjmë me një progres sa i përket emancipimit e në veçanti emancipimit të femrës dhe natyrisht që sot bëhen planifikime familjare për numrin e fëmijëve dhe mënyrën e rritjes së atyre fëmijëve dhe natyrisht se edhe kjo ka pasur impaktin e vetë. … Janë kushtet ekonomike të cilat shumë të rinj i bëjnë që të shtyjnë hyrjen në martesë për shkak të gjendjes së rëndë sociale ekonomike në vend, shkallës së lart së papunësisë, varfërisë, mungesës së perspektivës për këta të rinj. Një pjesë e madhe e të rinjve në veçanti e gjinisë femërore më e theksuar është ku duan më shumë të përkushtohen në karrierë tek pastaj të krijojnë familje”, tha ai. Sipas tij, edhe divorci dhe mungesa e politikave popullative në Kosovë kanë ndikuar në rënien e natalitetit në vend.

Ndryshe, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2010 janë regjistruar 33,966 lindje, në vitin 2011 ka një ngritje të lindjeve të regjistruar në 34,449 lindje, në vitin 2012 janë regjistruar 27,912 lindje, për vitin 2013 janë regjistruar gjithsej 29,459 lindje, në vitin 2014 nga ASK janë regjistruar gjithsej 26,087 lindje, në vitin 2015 janë regjistruar 24,716 lindje, ndërsa në vitin 2016 janë regjistruar 23,494 lindje.

Në Kosovë, Ligji i punës parashikon që për secilin fëmijë të lindur nënës t’i takojë pushimi i lehonisë prej një viti, me pagesë prej 70 për qind të pagës të cilën është i obliguar t’ia paguajë punëdhënësi, 3 muaj pagesë të pagës mesatare në Kosovë, të cilën e bën Qeveria e Kosovës dhe tre muaj të tjerë pa pagesë, përgatiti Telegrafi. (b.an)

Next Post
Fëmija i sëmurë rëndë 4 ditë i bllokuar nga bora, me helikopter drejt Tiranës

Fëmija i sëmurë rëndë 4 ditë i bllokuar nga bora, me helikopter drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madrid/ Ja kush e zëvendëson

Zyrtare, shkarkohet Xabi Alonso si trajner i Real Madrid/ Ja kush e zëvendëson

January 12, 2026
Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes

January 12, 2026
VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

January 12, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

January 12, 2026
Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

January 12, 2026
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun më 28 janar, reagon Bardhi: Bllokim i paprecedentë, iu dha mundësi të pandehurës të..

January 12, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

January 12, 2026
Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In