• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka marrë “zemër” krimi?

by Artur Ajazi
12/11/2025 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Krimi ka marrë superxhiro. Ai rekruton agjentë policie, oficerë policie, drejtorë policie, madje dhe më lart. Pse ka marrë superxhiro krimi? Si ka mundësi që krimi e ndjek, e survejon, dhe e skanon më shpejt se policia, çdo person të kërkuar. Si ka mundësi që drejtues policie, shefa komisariatesh, agjentë krimesh, paguhen nga krimi dhe bandat dhe nuk pyesin kur shkrehin kallashin ?

Kush i ndihmon, kush i jep “zemër” kriminelëve ? Natyrisht qytetarët jo, natyrisht as uniformat e shtetit që jetojnë ndershmërisht me rrogën e tyre. Ministri del dhe thotë “jemi të sigurtë”, dhe pas 20 minutash vriten 2 persona. Drejtuesit e policisë dalin dhe deklarojnë se “e kemi nën kontroll situatën,  dhe elementin kriminal”, dhe hop pas 24 orësh vriten 1 në Berat, 2 në Shkoder, plagosen 3 në Vlorë, etj……Lista mbetet e madhe, por ajo që nuk po mbahet nën kontroll më, është qetesia e qytetarëve. Vrasja në Rinas, tregoi paaftësinë dhe implikimin e trupave dhe drejtuesve të policisë në ngjarje kriminale. Hetimet kanë nxjerrë fakte të reja. Nuk ka patur energji elektrike në momentin e atentatit në mes të Aeroportit të Rinasit, nuk ka patur as dhe 1 patrullë policie, e cila në ditë të zakonshme, gjendet aty në çdo minutë.

Atëhere si ta kuptojmë ne qytetarët e thjeshtë situatën e krijuar ? Si mund të jemi të qetë ne, qytetarët e thjeshtë në kafene, në rrugë, në ambiente publike, kur kallashi kërcet mes ditën dhe mes sheshit ? Krimi ka marrë zemër, dhe është duke tejkaluar edhe forcat e shtetit. Dikur thonin se “qeveria e kap leprin me qerre”, por këta nuk po i kapin kriminelët as me makina të reja super të shpejta. Dikur në kohën e “diktatorit”, me një “xhips” rus, bëhej zap gjysma e Tiranës.

Atëhere, si ka mundësi, që sot me mjetet dhe logjistikën e shumtë dhe moderne, policia nxjerr gjithmonë pretekste se “ikën në drejtimin e paditur” apo “nuk gjetëm provat e mjaftueshme në vendin e krimit”. Dhe plot dhe plot sajesa të tjera, të cilat burimin e kanë tek lidhja e elementëve të veçantë në polici, me krimin dhe bandat. Vrasjet ndodhin ditën me diell, mes qyteteve, mes ambienteve me njerëz, dhe policia mbledh gëzhojat, dhe del me deklaratë shtypi se “personi i  vrarë sot ishte shpallur në kërkim nga ne”. Kështu do të vazhdojmë, kështu do të mbetemi, duke u ankuar dhe duke mos reaguar fare, mbi situatën e krijuar ? Ndergjegja qytetare mbetet ZERO, dhe kjo natyrisht është një prej treguesve që krimi është “trimëruar”.

Ne nuk denoncojmë, ne nuk njoftojmë, ne shmangemi, edhe kur e shohim kriminelin tek kapardiset majë makinave luksoze. Dhe e dini  pse ?   Sepse qytetarët kanë mendimin dhe perceprimin se “policia i dekonspiron njoftimet e tyre,  dhe se policia bashkëpunon me krimin”. Natyrisht në rradhët e Policisë Shtetit, ka edhe njerëz të mirë, të devotshëm, besnikë ndaj detyrës dhe ligjit, por ajo është pakicë. Ndaj mbetet detyrim urgjent i Ministrisë Brendshme, të reformojë rradikalisht Policinë e Shtetit, ndryshe krimi do të bëjë ZAP shumë shpejt edhe vetë shtetin.

 

Next Post
VIDEO / Dalin pamjet tronditëse të atentatit në Rinas, qitësi gjakftohtë zbret nga makina dhe ekzekuton Danin me…

Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ekzekutua Gilmando Dani? “Filmi” i vrasjes në Rinas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In