• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka marrë superxhiro opozita?

by Artur Ajazi
17/02/2025 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej 2 javësh emri i kryekëshilltarit të fushatës së Danald Trump, Cirs LaCivita, ka nisur të bëhet refreni i çdo fjalie dhe fjalimi nga drejtuesit e opozitës. Nuk hanë mëngjes, drekë dhe darkë, pa përmendur emrin e tij. Nuk ulen në kafene pa përmendur emrin e tij. Nuk hyjnë në Parlament, pa përmendur emrin e tij. Nuk shkon dot në SPAK Sali Berisha, pa dalë para mediave dhe pa përmendur emrin e tij.

Askush nga opozita, nuk ulet në tryezën e bukës në shtëpi, pa përmendur emrin e tij. U është bërë Cris LaCivita, si perëndi. Në takime me ata pak mbështetës që u ka mbetur, Berisha nuk ngurron ta përmendë emrin e tij, si “shpëtimtari Partisë Demokratike,  dhe si aleat i opozitës,”. E kush mund ti përtypë mashtrime të tilla në 2025  ?  Vetëm  ndonjë çoban mali. Askush tjetër. Madje edhe çobani, është me radio dhe televizor atje ku kullot bagëtinë, dhe e njeh mirë situatën politike.

Po pse ka marrë kaq superxhiro opozita, Berisha, Mul Noka, apo dhe ata deputetë të përgjumur të opozitës që deri dje nuk flisnin, dhe sot janë bërë të flaktë në Parlament ? Natyrisht, e kanë marrë “dozën e mashtrimit” nga Berisha, dhe mendojnë se “Cris LaCivita do ta shpjerë në pushtet PD”. Si mund të besosh se ardhja e një të huaji, kushdo qoftë ai, mund ti japë fitoren opozitës, kur ajo ka 1001 probleme të brëndshme dhe të jashtme? Si mund të gënjesh vehten, dhe të besosh Berishën se ardhja e amerikanit që i bëri marketing Donald Trumpit, do ti japë fitoren Berishës në Shqipëri ? Këto mund ti besojë vetëm një i marrë, një mediokër, dhe një njeri që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shqipëri.

Dalin akuzojnë, dalin baltosin dhe fyejnë deputetë, zv.ministra, ministra, kryeministrin, kryetaren e Parlamentit, kreun  e shtetit, prokurorët, gjyqtarët, policët, bizneset, deri pastrueset e institucioneve, dhe nuk shikojnë se balta e zezë, i ka mbytur partinë. Si mund të harrojnë shqiptarët vjedhjet e qeverisjes Berisha nga 2005 deri 2013, si mund të harrojnë ata  Gërdecin me 26 të vrarë, 21 Janarin me 4 të vrarë, apo dhe piramidat e 1996 dhe vitin e zi 1997, ku u vranë mijëra  shqiptarët ( dhe vazhdojnë të vriten nga armët e depove) nga trazirat e stimuluara nga qeveria e Partisë Demokratike.

Superxhiroja e opozitës, pikërisht ditët e fundit,(pas ardhjes së amerikanit të mirëpaguar për marketing) tregon makthin e saj. Një opozitë 12 vjeçare, nuk mund  të shpresojë dhe ta bazojë fitoren  e saj, në ndihmën nga jashtë. Janë shqiptarët ata që bëjnë dallimin, diferencën, dhe ndajnë të mirën nga e keqja.

Shqiptarët nuk kanë nevojë tu bëjë marketingun e opozitës, një i huaj që vjen të marrë miliona, pa e njohur fare vendin ku bën deklarata të nxitura nga Berisha.

Next Post
Robert Ndrenika, mesazh për Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë

Robert Ndrenika, mesazh për Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë

Comments 1

  1. Leka says:
    12 months ago

    Po ku Pysin shqiptaret per Lacavitajn. Me 11 Maj as humbjes se PD shume thelle, do those si ka mundesi?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

Takimi Rama-Costa në Bruksel, zbardhen diskutimet! Kabineti i Presidentit të KiE: Riafirmohet mbështetja ndaj Shqipërisë!

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In