• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse ka frikë Europa nga një Ballkan pro-amerikan…?” Spahiu: I kërkova Berishës e Thaçit të bënin referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë

by Kreshnik Spahiu
18/06/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka renditur arsyet se përse Europa nuk është e hapur për Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas Spahiut, Europa i trembet linjës pro amerikane që kanë këto shtete.

Postimi i plotë:

Pse ka frikë Europa nga një Ballkan pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?

Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganistani, Irani, Iraku, Siria etj…por nuk liberalizon vizat për një Kosovë të vogël me aq pak banorë?

Arsyeja është e thjeshtë: Të parët nuk e duan Amerikën, ndërsa të dytët e kanë Washingtonin si “Meka”.

10 vite më parë me 50.000 firma i kërkova qeverisë Berisha dhe Thaçi kryerjen e referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Një nga tezat mbi të cilat bazohej kërkesa për referendum ishte se: BE nuk do pranojë kurrë dy shtete dhe dy vota shqiptare të dy shteteve pro-amerikane.

Kjo tezë ngjalli mosbesim dhe skepticisëm, por 10 vjet më pas opinioni publik po bindet se sa larg është antarësimi i dy shteteve shqiptare.

Në thelb BE po e fsheh qëllimin e saj të vërtetë për mos përfshirjen e Shqipërisë dhe Kosovës.

Europa po e përdor Bullgarinë si pretekst, por në fakt është vetë BE-ja pas trukut “bullgar”

BE-ja 20 vjet na mbajti ”peng” me gjoja plotësimin e standardeve dhe kur ato u plotësuan, menjëherë ngritën një postobllok, në “autosdradën Shqipëri-Europë.

BE tashmë po del zbuluar kundër shqiptarëve.

Por çfarë janë shkaqet e vërteta që BE nuk do i hap kurrë dyert shqiptarëve:

– Jemi shoqëri e kriminalizuar?

– Jemi shtet i korruptuar?

– Jemi popull me shumicë muslimane?

– Jemi komb pro amerkan?

– Jemi të ndryshëm nga europianët?

– Jemi të pacivilizuar dhe të prapambetur?

– apo Jemi pak nga të gjitha?

Unë nuk besoj tek albano-fobia, sepse nuk mendoj që francezët apo danizët ndjehen inferiorë ndaj nesh në kulturë apo art

Unë nuk besoj se belgët apo gjermanët s’na pranojnë sepse jemi muslimanë pasi ata kanë natyralizuar miliona turq, sirianë apo iraken.

Unë nuk besoj se spanjollët apo hollandezët nuk na duan se ne mbjellim hashash, sepse ata janë tregtues dhe përdorues 100 herë më shumë se Shqipëria apo Kosova.

Unë nuk mendoj se bullgarët nuk na votojnë se ne kemi qeveri të korruptuar, sepse qeveria bullgare ka një nivel rrushfeti me këta tanët.

Për këto arsyeje çdo ditë bindem se SHBA dhe BE kanë dy plane paralele, që nuk takohen askund me Ballkanin.

Europa nuk do në gjirin e saj 4-5 shtete që janë satelitë amerikan.

BE i friksohet të ardhmes së zgjerimit me kombet të cilat nuk kanë besim tek Europa, por te Amerika dhe vota e tyre nesër në BE mund menaxhohet nga Washingtoni.

Amerika dhe Europa po përplasen pa zhurmë në Tiranë, Prishtinë, Podegoricë, Shkup, Beograd, Stamboll.

Marrëveshja e Berlinit dhe Ballkani Hapur janë qartazi dy axhenda të ndryshme “Europiane” dhe “Amerikane”.

Përplasja BE-SHBA u pa qartazi kur Gjykata Europiane e financuar 100% nga BE arrestoi të gjithë liderët pro amerikan të Kosovës dhe pengoi Thaçin, Krasniqin, Veselin 24 orë përpara se të udhëtonin në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshje amerikane me Serbinë.

Brukseli po luan çdo gurë që Ballkani mos jetë nën ndikimin e Amerikës, por nën influencën e Parisit dhe Berlinit, por nga ana tjetër po na lënë jashtë Bashkimit Europian.

Aq shumë e urrejnë pro-amerikanizmin shqiptarë sa që nuk u japin viza një populli 1 milion banorë si Kosova dhe u kanë hapur dyert 1 miliard arabëve apo afrikanëve.

Europa nuk na urren as nga feja, as nga mentaliteti, as nga medioriteti, as nga kriminaliteti, por nga pro amerikanizmi ynë.

Mos harroni asnjëherë, ata që na copëtuan, asnjëherë nuk na vlerësuan.

Prandaj çdo shqiptar i thjeshtë apo udhëheqës i lartë duhet ndërgjegjësohet se sovraniteti i dy shteteve nuk egziston nëse nuk ruajmë një partneritet pa kushte me SHBA

Harrojeni BE se kurrë nuk do jeni pjesë e saj, madje më shpejt mund bashkoheni me Prishtinën dhe Shkupin sesa me Brukselin, sepse fundja këtë e ka në dorë Amerika që të bëj një Ballkan me 4 kryeministra shqiptar./m.j

Next Post
VIDEO/ Momenti kur ekzekutorët e biznesmenit, me shpejtësi marramendëse largohen me furgon të bardhë. Tre autorët, profesionistë

VIDEO/ Momenti kur ekzekutorët e biznesmenit, me shpejtësi marramendëse largohen me furgon të bardhë. Tre autorët, profesionistë

Comments 1

  1. Anonim says:
    4 years ago

    Faleminderit qe vure ne te shkruar ate qe eshte e qarte si drita e dielli. RESPEKT

    Reply

Leave a Reply to Anonim Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In