• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse jo Këlliçi edhe njëherë për Tiranën

by Lorenc Vangjeli
08/10/2025 23:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Nëse në Partinë Demokratike do të mendonin politikisht, me të gjitha gjasat do të kishte ndodhur pikërisht kështu. I njëjti ujë mund të rrjedhë edhe dy herë nën të njëjtën urë. Doktor Berishës, për shembull, i ka ndodhur jo dy, por tre herë një gjë e tillë. Në fillim kur morri pushtetin në 1992-shin, për herë të dytë në 2005-ën dhe për herë të tretë mbasi e përzunë nga partia e tij në 2021-shin. Kur ka qenë i fortë, ka lejuar që e njëjta gjë të ndodhë dhe me të tjerë. Mocionistët e famshëm të Aleancës Demokratike të Cekës dhe Imamit apo demokratët e reformuar të Pollos, i riktheu tek vetja edhe atëherë kur dukej se nuk do të takoheshin as në funerale me njëri-tjetrin. E megjithatë, ai nuk lejoi të ripërsëritej e njëjta skemë me një nga mbështetësit e tij. Në rastin më të mirë nuk i ka shkuar në mendje, kurse në rastin më të keq, ka qenë dyshues dhe i dobët për të bërë një akt të fortë. Sepse tashmë, mbas një serie të panumërt humbjesh, duke llogaritur të shkuarën dhe duke parë parashikimin e zymtë të së ardhmes, Berisha nuk gjykon më sesi do të fitojë betejat elektorale, por kërkon të gjejë mënyrën më të mirë për të justifikuar humbjen. Gara e Tiranës është një “zahmet” për t’u hequr dhe një dramë që pret kujen e rradhës kundër “regjimit të narkotrafikut që grabiti me farsën e rradhës vullnetin e qytetarëve të Tiranës!”. Njëlloj siç do të ndodhë e do të thotë për atë që do të ngjasë në Vlorë, Berat e gjetkë.

Belind Këlliçi mund të ishte kandidati politik i opozitës në zgjedhjet e pritshme për Tiranën, me kusht që të mbështetej nga e gjithë opozita! I propozuar dhe i zgjedhur nga PD, me të drejtën dhe detyrimin klasik që ka në mënyrë absolute partia më e madhe e opozitës ndaj votuesve të saj. Dhe ky do të ishte një akt politik për një kandidat politik në një garë që është në thelb vetëm e vetëm politike.

Ish-kandidati demokrat për Tiranën ka të paktën 28 muaj që vazhdon të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të majit 2023. I vetëm ai nisi një betejë që kundërshtonte rezultatin dërmues ndaj tij dhe po kështu, formuloi akuza penale për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Në mënyrë të dukshme, përtej butaforisë, prapaskenave apo dhe qesëndisjeve që i vinin nga të vetët, por dhe dyshimeve të shumta, Këlliçi drejtoi një seri protestash shpesh edhe të dhunshme, herë pas here edhe groteske përpara bashkisë së Tiranës. Nuk ka rëndësi nëse ai kishte dijeni apo ishte thjesht aktor në një dramë të cilës nuk i kishte lexuar tekstin deri në fund. E rëndësishme është që ai udhëhoqi një nga të vetmet beteja që ka fituar opozita në shumë vite. Këlliçi mund të ishte ose jo dëshmitar i aleancave fluide që i bashkuan miq e armiq, demokratë të frustruar dhe socialistë revanshistë, interesa politike dhe hesape financiare kundër Erion Veliajt, por mjetet e liga të përdorura në këtë rast, nuk llogariten më. Rezultati, pavarësisht rrugëve që u ndoqën dhe një loje që e tejkalonte shumë edhe vetë Këlliçin, është dramatik për vetë Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij që tashmë ndodhen në qeli. Në vend të shpërblesës që pritej, Këlliçi është në skenë vetëm si deputet në Kuvend, shumë më pak sesa ambiciet e tij të dukshme dhe vetëm një votues potencial i të talentuarit të skenës Florian Binaj. Ai është viktimë e frikës së Berishës që më shumë se shansin qoftë dhe minimal për fitoren, tashmë kërkon vetëm alibinë për humbjen e paralajmëruar. Dhe më keq akoma, Këlliçi dhe ndokush tjetër në moshë pak a shumë sa ai në PD, janë target i sindromës së një udhëheqësi plot lavdi elektorale nga e djeshmja, që po kalon nga humbja në humbje. Tanimë, të vetmin ngushëllim nga fundi i humnerës politike ku ka rënë, Berisha ka faktin që njerëzit e tij janë edhe më poshtë tij dhe pa shans të ngrihen lart. Ndaj zgjedh të mos mendojë më politikisht, por vetëm në mënyrë egoiste: Qameti u bëftë mbas shpatullave të mia! Duke hedhur lumin kësaj here, mbas kurrizit të Adriatikut dhe duke ju falur buzëqeshjes simpatike të sozisë së Ramës.

Next Post
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Humb kontrollin e mjetit dhe bie në humnerë, ndërron jetë 51-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

November 9, 2025
Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

Orban: Arrita marrëveshje me Trump, do të zëvendësojmë çdo para nga Brukseli

November 9, 2025
Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

November 9, 2025
Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

November 9, 2025
Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

Qendrat e votimit mbyllen në ora 18:00, Celibashi: Do lejohen të votojnë vetëm ata që janë evidenduar nga Komisioni

November 9, 2025
Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

Presidenti serb Vuçiç mohon akuzat e Rusisë: Kemi eksportuar armë, por jo drejt Ukrainës

November 9, 2025
2 orë larg mbylljes së votimit për zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi thekson dy problematika, në Vlorë dhe Cërrik

2 orë larg mbylljes së votimit për zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi thekson dy problematika, në Vlorë dhe Cërrik

November 9, 2025
Policia e Elbasanit reagon pas denoncimit të kandidatit për Cërrikun: Nuk po i intimidonte njeri votuesit!

Policia e Elbasanit reagon pas denoncimit të kandidatit për Cërrikun: Nuk po i intimidonte njeri votuesit!

November 9, 2025
Zgjedhjet në 5 bashki, Celibashi: Janë raportuar problematika në Cërrik dhe në Vlorë, një vëzhgues…

Zgjedhjet në 5 bashki, Celibashi: Janë raportuar problematika në Cërrik dhe në Vlorë, një vëzhgues…

November 9, 2025
Vajza turke merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës

Vajza turke merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës

November 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com