• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!

by
30/04/2021 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Zgjedhjet u mbyllën: ato i fitoi Partia Socialiste.

Por, humbësit, të gjithë janë të prerë në fytyrë dhe te shthurur nga sistemi logjik individual, asin vetëm fjalë që shtyhen të dala nga mllefi i tyre. Por, më keq duken ata që vetëquhen analistë, dhe që dallojnë që janë të trembur. Pse vallë? Mendonin, që, meqë kishin të njëjtin hall me Saliun për reformën antikorrupsion, Saliu do t’a bllokonte.
l. Jemi në një situatë ku krerët e Partisë Demokratike janë fshehur, kurse një grup i pakuptimtë gazetarësh që duan t’i mbushin mendjen njerëzve se votat janë vjedhur nga tuesi, po i bëjnë shqiptarët të qeshin.

Si mund të thuash që më kanë vjedhur, pa paraqitur një provë të vetme?!! Më e bukura është refreni: janë blerë votat, dhe po ju del që deri tani është kapur humbësi si blerës votash. Por, dallohet edhe diçka: të gjithë këta u dallua se janë të trembur, dhe kjo u kuptua nga ngjyra e fytyrës në daljet e të hënës, të martës, edhe të mërkurës: ngjyra që kriminalistika moderne e njeh si frikë të të inkriminuarit.

Pse? Nuk i dihet… autorët politikë të korrupsionit kanë paguar nga të katër anët. Por ka pasur shumë lloj pagesash. Nejse, do t’i dëgjoni…

ll. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk dihet se ku është, sepse doli vetëm një ditë, dhe nuk tha asgjë.

Por, disa njerëz të thjeshtë që nuk e dinë në një gjykim raportin midis subjektit dhe predikatit, aktualisht po mohojnë pa krijuar dot asnjë gjykim mohues. Kurse Lulzim Basha ka qepur gojën. Po Rama?

Asgjë deri tani, sigurisht që e ndjen qetësinë e tores, por nuk e di se si do të vijojë kjo histori. Në fakt, po kuptohet se po bën çmos që të mbajë përballë Saliun dhe Lulzimin. Prandaj po fton Lulëzimin për bashkëpunim dhe nuk e godet më Saliun.

Po ekspertiza ndërkombëtare që monitoron ndërkohë Shqipërinë, nuk do të inuencojë në ristrukturimin e të djathtës shqiptare? Ajo do të ndërhyjë, se me këtë tore nuk dihet se si do të sillet politikisht Edi Rama me Uashingtonin dhe Berlinin. Por, kjo kohë kuptohet se do t’i “sistemojë” të gjithë.

Next Post
Dështimi i triumviratit të Lulzim Bashës në tri qarqet e mëdha

Dështimi i triumviratit të Lulzim Bashës në tri qarqet e mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In