• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse islamikët duhet të votojnë njerëzit e Albin Kurtit?!

by Kimete Berisha
04/10/2021 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Albin Kurti: Pse duhet ta votoni Benin!

1.Jo rastësisht, Beni ka lindur më 24 Dhjetor dhe e ndan ditëlindjen me Krishtlindjen, pra ka lindur në festën më të madhe të krishterizmit…jo një ditë para, jo një ditë pas, por ka lindur bash ditën kur u lind Jezusi!

2.Unë e thërras

me emër përkëdhelës (Beni), jo se jam inferior ndaj tij, tamam puna, por sepse Beni e ka dëshmuar veten se meriton përkëdhelje përmbajtësore, anipse përkëdhelja ka konotacion vetëm sipërfaqësor!

3.Po.

Bash si Jezusi është duke u gozhduar nga armiqtë e tij, por ne kemi besim të plotë se Beni do të ringjallet!

Në Vetëvendosje siç e dini e kemi minimumi një antikrisht aktiv, që i evidenton lëvizjet e Krishtit në Lëvizje!

4.Islamistët duhet ta votojnë Benin tonë duke u bazuar në Suren  ‘An Nur’ (që në shqip do të thotë – Drita).

Kjo është Surja nr.24 në Kur’an, që lidhet me ditëlindjen e Benit.

Në kapitullin 4-5 të kësaj Sure thuhet: I pret dënimi të gjithë ata që shpifin kundër grave të ndershme!

5.Pra, më 17 Tetor, jo pesë ditë përpara, as dy ditë pas, por pikërisht me datën 17 Tetor të vitit 2021 (me shkronja: Dymijë e Njëzet e Një), duhet ta votoni Benin!

Nëse e votoni, ju do ta nderoni veten!

Është shumë i hapur për dashuri dhe i përkushtuar, anipse duket i ftohtë nga jashtë, brenda seç e ka një zjarr që nuk i shuhet! Ku gjeni Ju ilaç më të lirë dhe më efikas sesa dashuria.

Dashuria është shkritore e urrjetjes dhe ilaç për Prishtinën!

6.Benit i pëlqejnë ngjyra kaki dhe braun, por edhe e portokallta luan rol signifikant në jetën e tij.

Planet e tij si Kryetar i Prishtinës do të jenë befasi!

Prandaj, ju duhet ta votoni për kryetar, për ta kuptuar planin e tij për Prishtinën. Nëse Beni e zbulon planin para zgjedhjeve-prishet befasia dhe rrezik nga nëntoka, mund t’ia vidhnin planin!

7.Beni është ilaç, por nuk ka shëruar asnjë të sëmurë. Ky më shumë preferon

t’i ngjall të vdekurit!!

Por fatkeqësisht vetën aty ku ka varre ka edhe ringjallje. Pra, s’mund të ringjallesh-pa vdekur!

Ai që ishte për mitologjinë greke (Asclepius)

Beni është për mitologjinë e lëvizjes!

Ju siç e dini ne jemi Lëvizja e vetme në botë që e ka krijuar Fondin e Ringjalljes!

Edhe Asclepiusi ishte fizikan si Beni.

Beni ka planifikuar të më ngjallë mua, Sveçlën, dhe tre të tjerëve nuk do t’ua përmend emrat!

Numri i të ringjallërve është i kufizuar, duhet të jetë tek!

Së shpejti do ta gjeni online aplikacionin për ringjallje.

Për dallim nga Asclepiusi që ringjallte njerëzit për dukat dhe e ka pas korruptuar ringjalljen, Beni ta jep shansin e dytë, falas.

8.Siç e dini as Krishti nuk e ka ringjallur askënd përveç veten!

Pjesa islamike e Lëvizjes ia sheh për të madhe këtë veprim Jezusit, që mund të konsiderohet veprim paksa egoist!

Ringjallja jonë do të jetë kolektive: ose të gjithë do të ngritemi nga varret, ose asnjë!

9.Sot në vendin e Benit në qeveri e vendosa një karafil të kuq (siç e dini karafili është i kuq dhe jeton më gjatë se trëndafili, që mund të jetë plot ngjyra, veç i zi jo, nuk mund të jetë, nuk ka trëndafil të zi, përveç nëse e ngjyros natyrisht me bojëra të dedikuara për bojatisje).

S’guxon kush të ulet në vendin e Benit ra,,deri pas zgjedhjeve lokale!

10.Ilaçi kurrë nuk do të mbetet pa punë. Sepse ilaçi nuk mbetet pa punë! Sidomos ky që është ilaç i vdekjes!

11.Nëse bëhet kryetar i Prishtinës dhe nuk kthehet më në qeveri, ne do të jetojmë me kujtimin për të!

12.Për fund, vlen të përmendet se edhe Dr.Fauçi u lind në të njejtën datë si Jezusi dhe si Beni, më 24 Dhjetor.

Por Dr.Fauçi vështirë se i plotëson kushtet të ringjallet! I duhet reflektim, të punojë më mshumë me egon dhe me alter egon e tij (me personalitetin e tij alternativ).

Se siç e dini, të gjithë e kemi nga një personalitet aternativ, personalitet të dytë brenda personalitetit tonë të parë!

P.S.  Albin Kurti (vet me vete):

O Ben, o ‘qen’!

Ti menon që munesh ndamas

Po s’munesh as darka me ble pa mu

Le mo tu pi limonada, xhiro me limo t’gjata

Me i bo pa mu

Ki me lyp, ti me hyp n’këtë Porsche

Si me ty, si pa ty për mu krejt njejt (yeah)

Ty t’ka prish parja, fama, La Bella Vita…

Next Post
Çështja ‘Babale’/ Prokuroria kërkon 1.6 vite burg për ish-deputetin Ervin Salianji

A do të ketë protesta nga opozita? Salianji: Do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Korrik 2026

July 14, 2026
‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

‘Lufta’ në hapësirën digjitale, BE-ja sanksionon rrjetet ruse të spiunazhit kibernetik

July 14, 2026
Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një biletë në finalen e madhe

Spektakli i garantuar, Franca përballë Spanjës për një biletë në finalen e madhe

July 14, 2026
Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

July 14, 2026
Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

July 14, 2026
Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

July 14, 2026
“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

July 14, 2026
Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Alarmi polak për Ukrainën: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit!

July 14, 2026
Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

July 14, 2026
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In