• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse irritohet Albin Kurti nga protesta e Tiranës pro UÇK-së?

by Ylli Pata
16/10/2025 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Në parim, një partie që e quan veten nacionaliste si Vetëvendosja e Albin Kurtit, një rrjet protestash në mbrojtje të UÇK-së he liderëve të saj në Hagë nuk ka përse t’i bëjë keq. Aq më shumë, që njëri nga të akuzuarit në Hagë është as më shumë e as më pak por kreu i grupit parlamentar të partisë së Albin Kurtit. 

Po përse atëherë, Kurti, u ul në tastierën e dhomës së baltës, siç quhet qoshja e agjitpropit që e drejton personazhi misterioz nga Shqipëria, që e sulmojnë egërsisht opozita dhe media opozitare në Kosovë, dhe sulmoi Edi Ramën për protestën e nesërme në mbrojtje të UÇK-së në Tiranë? 

Arsyeja duket është politike por me dy objektiva, një të afërt dhe një më të largët. Të afët është se Vetëvendosje e Albin Kurtit synon të fitojë komunat e Prishtinës dhe Mitrovicës që është në balotazh, të cilat edhe pse është në disavantazh edhe mund të rikuperojë. 

Gara më e rëndësishme dhe më e mundshmja është ajo e Mitrovicës. Ku kandidati i Kurtit, Faton Peci është jo shumë larg me vota atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit, i cili është gjithsesi në vend të parë. 

Tahiri, është një politikan energjik i rid he përfaqëson jo thjesht një gjeneratë të re, por edhe trashëgimin e nj familje të lidhur ngushtësisht me luftën dhe UÇK-në. 

Ndërkaq, Faton Peci, pjesë e listës Guxo të Donika Gërvallës, përfaqëson atë grup që dikur ka qenë në LDK dhe më shumë i përket krahut passivist apo atë të papërfshirë gjatë kohës së luftës. 

Ndërkaq, në Prishtinë, kandidati i Albin Kurtit, Hajrullah Çeku është në balotazh me Përparim Ramën e LDK-së. përkatësisht kryebashkiakut në fuqi, i cili me një lëvizje të shkathët ka organizuazuar disa autobusë për veteranët që do të vijnë nga Tirana, duke u financuar pagesën e rrugës. Një lëvizje, që edhe në mos qoftë politike, është një gjest i hapur bujarie ndaj elektoratit ë në raundin e parë ka votuar PDK-në në kryeqytetin e Kosovës. Kandidati i së cilës, Uran Ismaili, mori 28% të votave. 

Vetëvendosje është në balotazh edhe në Prizren, qytet tjetër i rëndësishëm, por mundësia për të fituar është thuajse zero. Gjithsesi Mitrovica është më e rëndësishmja për Kurtin, edhe pse është e mundshme, por edhe se përbën ashtin e politikës së tij 5 vjeçare. Atë të “çlirimit” të veriut. i gjendur në disfate nga fitorja edhe më e madhe e Listës Serbe jo vetëm në veri, por edhe në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë, si dhe nga qënia gjithkund i dyti, tani nacionalisti Albin po kërcen në krahun tjetër duke u dukur kosovarocentrist. 

Të shtunën e shkuar, kur Shqipëria fitoi me Serbinë në futboll. Një agjittprop i dhomës së baltës së Mihalit shkroi se nuk pajtohej me gëzimin në Ksovë për fitoren e Shqipërisë. Pasi siç theksoi ai në Shqipëri as nuk e dinë kur ka lojë Kosova, le më që të gëzohen. Por kur në Goteborg, në ndjeshjen ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, u shpalos një Flamur gjigand kuqezi, irritimi i establishmjentit të partitë të kurtit arriti majën. 

Në fakt, nacionalizmi me garuzhde që ka hedhur për vite e vite në fytyrat e njerëzve nëpër rrjete apo mitigjne i është kthyer si një boomerang, e sipas gjasave mund të bëhet edhe fundi i tij politik. Jo vetëm afatshkurtë, pra në balotazh, por edhe më gjatë. Ku fati i tij politik që ishte burgosja e Hashim Thaçit dhe krerëve të tij politik, mund të kthehet shumë shpejt edhe në varrin e tij politik, por përfundimtar. Ndaj dhe është irrituar me Edi Ramën, i cili realisht nuk se e ka trazuar shumë, thjesht duket se e ka duruar pak si tepër…/TemA 

 

 

Next Post
Shkrimi i “New York Times”: Si Berisha thyente embargon e OKB, për të furnizuar me karburant Serbinë e Millosheviçit

Shkrimi i "New York Times": Si Berisha thyente embargon e OKB, për të furnizuar me karburant Serbinë e Millosheviçit

Comments 1

  1. S says:
    5 months ago

    Kush është Mihali?

    Reply

Leave a Reply to S Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In