• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Irani e sulmoi pikërisht tani Izraelin? Armiqësia mes dy shteteve shpjeguar në pak rreshta

by A R
15/04/2024 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani nisi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit të shtunën, si kundërpërgjigje për sulmin vrastar të kryer nga Izraeli në konsullatën iranian në Damask.

Izraeli nuk e ka pranuar asnjëherë përgjegjësinë për sulmin, por besohet gjerësisht se është autor i tij.

Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar territorin izraelit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Më parë, Izraeli dhe Irani janë përfshirë në një luftë të fshehtë, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit por pa pranuar përgjegjësinë për sulmet.

Këto sulme u rritën ndjeshëm gjatë luftës në Gaza, të nisur pas sulmit të Hamasit mbi disa qytete izraelite tetorin e kaluar.

Pse Irani sulmoi pikërisht tani Izraelin? Armiqësia mes dy shteteve

Pse janë armiq Izraeli dhe Irani?

Të dy shtetet ishin aleatë para revolucionit islamik të vitit 1979 në Iran, që solli në pushtet një regjim që përdori kundërshtimin ndaj Iranit si pjesë kyçe të ideologjisë së tij.

Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe kërkon zhdukjen e tij.

Lideri Suprem i vendit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka quajtur më parë Izraelin “një tumor kancerogjen” që “pa dyshim do të shkatërrohet”.

Izraeli beson se Irani përbën kërcënim jetik për ekzistencën e shtetit, bazuar mbi retorikën e Teheranit, fuqizimin e forcave të armatosura paraushtarake që janë betuar për shkatërrimin e Izraelit, sponsorizonim dhe armatosjen e grupeve palestineze, përfshi Hamasin dhe grupimit libanez shia, Hezbollah. Gjithashtu Izraeli beson se Irani po kërkon të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse Irani e mohon një gjë të tillë.

Irani u kundërpërgjigj për sulmin në konsullatë

Irani tha të shtunën se bombardimi i Izraelit ishte si kundërpërgjigje për sulmin ajror më 1 prill në një godinë të konsullatës iraniane në Damask, ku mbetën të vrarë disa komandantë iranianë. Irani fajëson Izraelin për këtë sulm, që e konsideron si shkelje të sovranitetit të saj. Izraeli nuk ka pranuar autorësinë por besohet gjerësisht se qëndron pas atij operacioni.

Nga sulmi mbetën të vrarë 13 persona, mes tyre edhe Gjeneral Brigade Mohammad Reza Zahedi, një komandat i rëndësishëm në Forcat Quds, dega e jashtme e Gardës Republikane të Iranit. Ai konsiderohej si personazh kyç në armatimin e Hezoballhut.

Pse Irani sulmoi pikërisht tani Izraelin? Armiqësia mes dy shteteve

Iranianë, duke festuar sulmin ndaj Izraelit në Teheran,

Gjatë muajve të fundit janë vrarë në Siri, përmes sulmeve ajrore, disa drejtues të lartë të Gardës Republikane. Kjo e fundit përdor Sirinë si vend transit për t’i kaluar armë dhe raketa Hezbollahut në Liban. Izraeli thotë se përpiqet të ndalojë këto dërgesa dhe të dobësojë praninë ushtarake të Iranit në Siri.

Kush janë aleatët e Iranit?

Irani ka ngritur një rrjet vendesh aleate dhe forcash ushtarake në shërbim të vet në Lindjen e Mesme, të cilët i quan “aksi i rezistencës” që sfidon interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në rajon. Siria është aleati më i rëndësishëm i Iranit. Bashkë me Rusinë, Tehererani ka ndihmuar qeverinë siriane të Bashar al-Assad-it t’i mbijetojë luftës civile që zgjati mbi një dekadë.

Hezbollah në Liban është grupimi më i fuqishëm i armatosur që mbështetet nga Irani. Ka shkëmbyer zjarr me Iranin thuajse çdo ditë që prej nisjes së luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Dhjetëra mijëra civilë nga të dy anët e kufirit janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

Çfarë ndodh në rajon?

Irani mbështet disa grupime militante në Irak që kanë sulmuar bazat amerikane në Irak, Siri dhe Jordani me raketa. Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën pasi 3 ushtarë amerikanë mbetën të vrarë në Jordani.

Në Jemen, Irani mbështet lëvizjen Houthi, që kontroll zonat më të populluara të vendit. Për të dëshmuar mbështetjen ndaj Hamsit në Gaza, Houthit kanë lëshuar raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe gjithashtu kanë sulmuar anijet tregtare pranë brigjeve të Jemenit, duke fundosur të paktën një. Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë sulmuar Houthit.

Irani gjithashtu u siguron armë dhe stërvitje grupeve të armatosura palestineze, përfshi Hamasin, që realizoi sulmin e 7 tetorit të kaluar, duke shkaktuar edhe nisjen e luftës në Gaza. Irani mohon të ketë rol në këtë sulm.

Si krahasohen kapacitetet ushtarake të ushtrisë iraniane me atë izraelite?

Irani është gjeografikisht një shtet shumë më i madh se Izraeli, me një popullsi prej 90 milionë banorësh, gati 10-fshi më shumë se Izraeli. Por kjo nuk përkthehet domosdoshmërish në fuqi më të madhe ushtarake.

Irani ka investuar ndjeshëm në ndërtimin e raketave dhe dronëve. Ka një arsenal të konsiderueshëm për vete, por gjithashtu furnizon edhe aleatët e vet, Houthit dhe Hezbollahun.

Pse Irani sulmoi pikërisht tani Izraelin? Armiqësia mes dy shteteve

Sistemi “Iron Dome” i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit.

Ajo që u mungon Iranit janë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë. Rusia besohet se po bashkëpunon me Iranin për t’u përmirësuar në këto dy pika, duke marrë në këmbim mbështetje ushtarake për luftën në Ukrainë.

Irani i ka dhënë Rusisë dronë Shahed dhe së fundmi është raportuar se Rusia po kërkon t’i prodhojë vetë.

Ndryshe nga Irani, Izraeli ka një prej sistemeve të mbrojtjes kundërajrore më të forta në botë. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) Izraeli ka një skuadrilje me të paktën 14 avionë luftarakë, mes të cilëve edhe modele F-15, F-16 dhe F-35. Izraeli gjithashtu ka përvojë në kryerjen e sulmeve ushtarake thellë në territorin e armikut.

A kanë armë bërthamore Irani dhe Izraeli?

Izraeli mendohet se ka arsenalin e vet të armëve bërthamore, por zyrtarisht mban një politikë ambiguiteti, duke mos pranuar dhe as mohuar se ka arsenal bërthamor.

Irani nuk ka armë bërthamore dhe gjithashtu ka mohuar se po përpiqet të përdorë programin civil bërthamor për të ndërtuar armë të tilla.

Vitin e kaluar, organizata globale që monitoron aktivitetin bërthamor gjeti copëza urani të pasuruara në nivelin 83,7%, shumë pranë kufirit të përdorshëm për armatime. Irani thotë se këto luhatje mund të kenë ndodhur në mënyrë të paqëllimtë.

Prej dy vitesh tashmë, Irani ka nisur pasurimin e uranit në nivelin 60%, duke thyer marrëveshjen e vitit 2015 të nënshkruar me Fuqitë e Mëdha botërore.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje është pranë anulimit që kur Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq pre saj në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 dhe vendosi sanksione kundër Iranit. Izraeli gjithashtu e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje që para nënshkrimit të saj.

/a.r

Next Post
“T’i jepet fund nepotizmit”, Meta do ta përjashtojë Kryemadhin nga partia?

“T’i jepet fund nepotizmit”, Meta do ta përjashtojë Kryemadhin nga partia?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In