• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Ilir Meta nuk po i përmend më, zgjedhjet e 13 tetorit!

by Alfred Peza
12/09/2019 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Të martën e 11 shtatorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta për 1 orë e 10 minuta, bashkëbisedoi me gazetarët, pa e përmendur në asnjë rast 13 tetorin. E as qëndrimin e tij aktual, në lidhje me dekretin që ka firmosur për zhvillimin e atyre që ai i ka quajtur si “zgjedhje të përgjithshme lokale” të radhës.

E gjitha kjo e ka një arësye. E për rrjedhojë, edhe një shpjegim. Vëmendja e medias, analistëve dhe aktorëve politikë, u fokusua gjatë kësaj konference shtypi, tek deklarata e Kreut të Shteti që e cilësoi atë që ka ndodhur nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës në shkurt dhe deri më 30 Qershor, si një situatë artificiale.

“Kjo ka qënë një situatë artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, një antagonizëm i orkestruar nga lart, për të mbajtur në ngërç Shqipërinë…”,- tha Ilir Meta. Ishte pikërisht ky moment, që na zbuloi për herë të parë me zë dhe me figurë, atë që mazhoranca dhe ndërkombëtarët e kanë thënë përgjatë gjithë 2019:

Se në Shqipëri, nuk ka patur kurrfarë premise për ndonjë “revolucion popullor” siç predikonte Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta vetë dhe Monika Kryemadhi. Sepse e gjitha çfarë u tentua që të realizohej, ishte thjeshtë një përpjekje e dëshpëruar për ta injektuar krizën e katërshes së lidershipit të opozitës së rrugës në sistemin politik e demokratik të vendit, nëpërmjet bllokimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Me synimin final, rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe më pas bllokimin dhe zhbërjen e reformës në drejtësi, nga frika e ndëshkimit për krimet dhe korrupsionin e tyre përgjatë 30 viteve.

E përderisa vetë Presidenti në detyrë, sot pranon me zë të plotë se “kjo ka qenë një situatë artificiale”, atëherë kuptohet që nëpërmjet anullimit të datës së zgjedhjeve dhe dekretimit të tyre për më 13 tetor, Ilir Meta nuk kishte hallin se “do të digjej Parlamenti”,- siç tha para Komisionit Hetimor Parlamentar. Por del se ai paska patur synimin, që ti hidhte benzinën zjarrit, me anë të firmës së tij.

Ilir Meta si një tjetër sebep për anullimin e 30 Qershorit, nxori faktin se nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje normale, përderisa PD dhe LSI nuk do futeshin në to. Për reciprocitet, në ato që ai i quan zgjedhje të 13 tetorit, edhe PS edhe PD kanë deklaruar se nuk do të futen. Atëherë pyetja që shtrohet tani është se përse me të njëjtën logjikë, Presidenti nuk i anulon edhe këto?!

Me sa duket, i gjendur përballë kësaj situate absurde ku në “zgjedhjet e reja” pranon të futet vetëm (ish) partia e tij LSI, Kreu i Shtetit ka nisur që ta kuptojë se dekreti i tij është zhvlerësuar dhe nuk ka më asnjë kuptim, që ai të vazhdojë ti bjeri i vetëm “gozhdës” së saj.

Megjithatë, nuk është vetëm ky shkaku i heshtjes së Presidentit në konferencën e fundit për shtyp, për 13 tetorin. Thomas Markert, Sekretari i Komisionit të Venecias për çështjet e Demokracisë Përmes Ligjit, po më 11 shtator deklaroi në Tiranë se “nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor. “De facto”, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve”.

Edhe përpara kësaj, publikimi i Raportit Final të OSBE/ODIHR për 30 Qershorin, tregoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan, u njohë e çertifikuan ndërkombëtarisht, e për rrjedhojë zgjedhje të tjera nuk ka.

I gjendur përpara këtij realiteti, Presidenti në detyrë e ka parë të udhës që më në fund, të nisë e të reflektojë.  Fillimisht, duke heshtur për të mos folur më për një dekret të cilin ai deri dje, e quajti të rregullt. E më pas, pak rëndësi ka në Ilir Meta do ta anullojë apo jo, edhe dekretin.

Kryesorja tani për tani është, se ai nisi që ta pranojë dështimin e tij, me 13 tetorin. Duke pranuar në heshtje, edhe fajësinë e tij, për anullimin e 30 Qershorit. Sepse ajo situatë që ai tentoi të krijonte nëpërmjet atij akti, “ishte artificiale” dhe kishte qëllimin “për ta mbajtur në ngërç Shqipërinë”. /l.m

Next Post
Chloe Khan nuk ka ndër mend të ndalet me fotot provokuese

Chloe Khan nuk ka ndër mend të ndalet me fotot provokuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

August 21, 2026
Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

August 21, 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com